Raportime mediatike: Ultimatum Vuçiçit, hiq barrikadat për 24 orë!
Mediat në Serbi raportojnë se vendet e QUINT-it, i kanë dërguar një ultimatum presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës brenda 24 orëve. Sipas mediave në fjalë ultimatumi i ka bërë të qartë Vuçiç se nëse nuk heq barrikadat, qeverisë në Prishtinë do t’i jepet karta bianca të ndëryjë për të zgjidhur me forcë situatën.
Kopili i shumicës
Busti i Mit’hat Frashërit, dëmtuar pak ditë më parë, është rikthyer i restauruar. Lajmin rrufe e bën me dije Zdromsi i kryeqytetit, që përmes një postimi shkruan se:
Rehabilitohet busti i Mithat Frasherit ne Parkun e Liqenit. Zero tolerance per vandalizimin ne qytetin tone!
Nje pakice e dhunshme dhe ndotese tek Skenderbeu, Ismail Qemali, Monumenti i Pavaresise apo Mithat Frasheri nuk do t'i imponohet kurre shumices qytetare dhe europiane!
Synimi është ndarja e Rusisë Historike
Synimi i Perëndimit është të ndajë Rusinë. Rusinë Historike.
Kështu citohet të jetë shprehur në një intervistë të fundit presidenti rus, Vladimir Putin që ka përdorur termin “Rusi Historike” për të nënkuptuar edhe veprimin ushtarak të nisur më 24 shkurt me invazionin ndaj Ukrainës.
Flama e Rilindjes Urbane përhapet drejt Voskopojës
National Geographic shkruan për Voskopojën, kishat dhe afresket e saj.
Dhe ndër të tjera raporton përmes ministres së Kulturës Elva Margariti se qeveria e ka një plan edhe për Rilindjen e Voskopojës. Që në termat e përvojës sonë me të ashtuquajturën Rilindje Urbane, do të thotë se Voskopoja do dhitet.
NG shkruan se Ministria ka njoftuar një plqn ambicioz për restaurimin dhe zhvillimin e qytetit, plan të cilin e kërkon ta realizojë me para të marra borxh.
Lufta e re do jetë për metalet
Agjencia “Reuters” shkruan se lufta e re Lindje-Perëndim do të përqendrohet te metalet dhe do të largohet nga rivaliteti për hidrokarburet. Kjo sipas agjencisë lidhet me tregtinë dhe fluksin tregtar që pritet, ndërkohë që lufta në Ukrainë i dha një mësim Europës se edhe me uljen e çmimeve të gazit, duhen marrë masa që varësia nga Kina të reduktohet.
Një përkujtesë për konfliktin katundar -"qytetar" në Tiranë: Ky fitoi se ishte Ndryshe!
Tv Klan ka postuar në Youtube pjesë të arkivës së vet të dixhitalizuar, përmes së cilës të jepet mundësia të shohësh me sy tjetër Shqipërinë e afërt të para disa viteve, por që duket kaq e largët dhe të kuptosh sesi gënjehet e mbarë kjo shoqëri përherë. Duke e përqafuar gënjeshtrën si inovacion dhe gjetje origjinale të modernitetit tonë të iluzionuar.
Bloomberg synon blerjen e Dow Jones dhe Washington Post
Media të ndryshme raportojnë për interesin që miliarderi Michael Bloomberg ka nisur të shprehë për blerjen e Dow Jones apo Washington Post duke synuar një bashkim.
Muret kanë veshë, por edhe sy
Fotoja e një gruaje në tualetin e shtëpisë së saj ka ngritur alarmin për potencialin që kanë elektroshtëpiaket për të na përgjuar. Fotoja e gruas së panjohur është shkrepur nga fshesa me korrent dhe ka përfunduar në rrjetet sociale.
Këndi nga është marrë fotoja është shumë i ulët, pothuajse nga dyshemeja. Fotoja është kapur nga një prej miliona fshesave robotike që qarkullojnë nëpër shtëpitë në mbarë botën.
Në bastionin e budallallëqeve
Partia Demokratike ka reaguar sot me një deklaratë kundër asaj që i quan pretendime për ta shpallur Himarën minoritet.
Duke e quajtur një abasurditet historik një pretendim të tillë, PD-ja kalon në deklarimin se:
As mikstura, as gjuha nuk e bëjnë Himarën gjë tjetër veçse bastion i shqiptarizmës
Iku kjo.
Kryeministri i Greqisë “fton” në Dropull kryeministrin e Shqipërisë
Mitsotakis i tanishmi, ose është në hall të madh, ose realisht e injoron për shkak të formimit të vet, kontesktin ballkanik të vizitës së vet në Dropull. Pse? Sepse në këtë rajon, hileqarët kalojnë për strategë. Jo se Kryeministri grek është naiv, por sepse mënyra sesi zhvilloi vizitën dhe protokollin që pranoi, ilustron se një hall më shumë sesa një interes e shtyu ta bënte.