Jetojmë në një botë ku mbizotëron korrupsioni

Postuar në 31 Dhjetor, 2022 12:54

Ky është mesazhi ynë për COP27. E vetmja mënyrë që të kufizojmë ndryshimet klimatike, është të punojmë me qeveritë. Por, kjo është e pamundur. Mbasi problemi janë vetë qeveritë. Çfarëdo që bëjnë, shkakton ndryshim klimatik. Problemi është korrupsioni në shkallë ndërkombëtare. Sepse vetë kapitalizmi është një sistem ekonomik i korruptuar. Çdo njeri që voton, voton për sistemin që merr paret nga të varfërit dhe ua jep të pasurve. Gjithçka që bëjnë qeveritë kapitaliste është e gabuar. Borxhi ndërkombëtar është sot mbi 300 triliardë.

Vdes i përulëti Benedikti XVI

Postuar në 31 Dhjetor, 2022 12:46

Ka ndërruar jetë sot, më 31 dhjetor 2022, Papa Benedikti XVI, i cilësuar si një teolog i madh. Joseph Ratzinger, u nda nga kjo botë në moshën 95 vjeçare pas disa problemeve të vazhdueshme shëndetësore. Prift në moshën 25 vjeçarë, professor i teologjisë në Bon dhe Tubingen, arqipeshkv i Munihut dhe prefekt i Kongregacionit për Doktrinën e Besimit gjatë papatit të Gjon Palit II, ai hyn ndër ata prelatë të quajtur “gjigandë të Kishës Katolike”. "Po kthehem në shtëpi", ishte shprehur pak kohë më parë, shenjë e një besimi të pashërueshëm nga "e vërteta" e kësaj bote. 

Jam 60 vjeç, zyrtarisht një pordhë e vjetër

Postuar në 30 Dhjetor, 2022 22:16

 

Mbusha 60 vjeç më 29 dhjetor. Uuuuh! Përgjatë pesë viteve të fundit, e kam menduar veten si 60 vjeç dhe tani jam gati ta përqafoj me të vërtetë këtë moshë. Me sa duket, më 30 dhjetor do të filloj ta mendoj veten si 70 vjeç.

Nuk është se e kam mendjen vetëm te e ardhmja, sa të harroj të tashmen. Larg qoftë! As dua të filloj të sillem si një eksentrik i shkarë, i veshur me vjollcë dhe me një kapele të kuqe që nuk shkon, si në poezinë e Jenny Joseph. Unë jam përplasur lumturisht gjatë gjithë jetës sime. Megjithatë, ka diçka çliruese në këtë.

Post-ekskluzive/Grida Duma do të botojë librin “Valsi im në politikë”. Për “Parathënien” aplikohet në e-albania.

Postuar në 30 Dhjetor, 2022 19:27

Ekskluzive/Grida Duma do të jetë në Koncertin e Vjenës.  

E papritur/Theo Jacobs aplikon për nënshtetësi shqiptare me mbiemrin Vetingllari

Postuar në 30 Dhjetor, 2022 17:20

Krijohet dega e Partisë Socialiste në regjimin 41 bis

Postuar në 30 Dhjetor, 2022 16:54

Po Ilir Metën e pranon PS-ja sërish?

Postuar në 30 Dhjetor, 2022 16:52

Agron Çela tradhton Ilir Metën, drejt bashkimit me PS

Ja titulli i gazetës "Tema" që bashkon një individ me një parti, nën një kontekst entuziast që na thotë se: iku edhe një nga Ilir Meta.

Këto lëvizje janë lojë e vjetër në politikë. Kanë ikur e ardhur të gjithë nga diku. Me KOP-in në vitin 20025, Berisha mblodhi të ikurit prej tij që u riafruan sapo ndjenë erën e kockës së pushtetit.

Loja me CoVid-19

Postuar në 30 Dhjetor, 2022 15:44

Italia ka bërë thirrje për një regjim të ri testimit kundër riaktivizimit të CoVid-19. Kryeministrja Giorgia Meloni ka theksuar megjithatë se pasagjerët e mbërritur në Itali nga Kina nuk kanë shfaqur prekjen nga ndonjë variant i ri i CoVid-19, por janë pacientë të variantit Omicron.

E megjithatë Italia bëhet vendi i parë që ka vendosur testimin e detyruar pë rata që vijnë nga Kina.

Vdes Pelé

Postuar në 29 Dhjetor, 2022 22:37

Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare futbollisti i njohur brazilian, Pele. I lindur si Edson Arantes do Nascimento, ai erdhi në vëmendje të mbarë botës me shfaqejn e tij në kampionatin botëror të vitit 1958 në Suedi, të fituar nga Brazili.

Nuk ishte aksident. 1962, 1970, ishin kampionate të Brazilit, firmosur nga talenti i pakonkurueshëm i Peles, që është padyshim një ndër popullarizuesit e mëdhenj të futbollit. 

Pension i posaçëm shtetëror për Mitropolitin e Korçës

Postuar në 29 Dhjetor, 2022 18:07

Qeveria e Shqipërisë ka shpërblyer këtë fund viti një sërë personash me pension të posaçëm shtetëror. Që sipas përshkrimit standard të vendimit është sa katërfishi i pensionit social, por që bashkë me pensionin e marrë sipas ligjit të mos kalojë tetëfishin e pensionit social. Figurojnë aty disa emra dhe vendimet janë të gjithë me propozim të Kryeministrit. Nuk dihet se mbi cilin kriter jepen këto lekë dhe nga buron kjo bujari, por mes përfituesve është edhe Joan Abedin Pelushi, Mitropolit i Korçës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS