Vuçiç njofton krijimin e "Bllokut Serb"
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka njoftuar krijimin e Lëvizjes e Shtetit të Popullit dhe në kuadër të saj do të nisë një tur në mbarë Serbinë.
Sipas deklaratave të cituara nga mediat serbe, Vuçiç ka bërë të ditur se lëvizja e re do të krijohet në funksion të shtet – ndërtimit për mbijetesën dhe përparimin e Serbisë.
Raportim nga Prigozhin: Kemi marrë nën kontroll lindjen e Bakhmut
Raportime nga terreni në Ukrainë flasin për kapjen nag forcat ruse të pjesës lindore të Bakhmutit, ndryshe Artyomovsk në versionin rus. Lajmin e ka dhënë themeluesi i grupit “Wagner”, Evgeny Prigozhin që ia ka atribuuar suksesin trupave të tij.
Njësitë e grupit “Wagner” kanë pushtuar të gjithë pjesën lindore të Bakhmutit. Çdo gjë në lindje të lumit Bakhmutka është tërësisht nën kontrollin e njësive tona
citohet ai nga agjencia “Tass”.
Incidenti në Balltik, shërbimet amerikane sugjerojnë autorësinë nga një grup pro-Ukrainës
Gazeta amerikane “New York Times” ka publikuar dje një variant të ri që është raportuar gjerësisht, për incidentin e gazsjellësit “Nord Stream”.
Gazeta citon burime të shërbimeve amerikane sipas të cilave pas sabotimit të gazsjellësit në shtator të vitit 2022 mund të qëndrojë një grup pro-Ukrainës, përbërë ndoshta nga ukrainas apo edhe rusë.
Në Stamboll duhen shembur dhe rindërtuar 90 000 ndërtesa
Në Stamboll duhen prishur dhe rindërtuar rreth 90 mijë ndërtesa. Kështu citohet një shkencëtar turk, Okan Tüysüz nga Universiteti Teknik, sipas të cilit në kryeqytetin e Turqisë, 70% e ndërtesave nuk janë rezistente ndaj tërmeteve.
Rregulli i parë ndaj një tërmeti është reduktimi i rrezikut. Sikur vetëm një njeri të strehohet në këto ndërtesa, me këtë hap mund të shpëtohen 90 000 jetë. Ka shumë inxhinierë, gjeologë dhe gjeofizikanë në Turqi. Nëse ndërmerret veprim, mund të formohet një ushtri shkencore e emergjencave
Apel nga TelAvivi: Ndihmoni Izraelin kundër Netanyahut!
Bibi i mund të gjithë dhe siç mund të merret me mend, suksesi I vazhdueshëm e bën demokracinë të duket barrë. Ndaj kryeministrit aktual izraelit, Beniamin Netanyahu janë ngritur akuza se ai po i jep vendit një kurs antidemokratik, duke asgjësuar edhe kritikën të cilën e stigmatizon me klishe si antisemitiziëm e kështu me radhë.
Gjermania bllokon legjislacionin për ndalimin e makinave me karburant
Gjermania po bllokon aprovimin përfundimtar të legjislacionit europian për ndalimin e shitjeve të automjeteve të reja që emetojnë CO2 duke nisur nga viti 2035. Si shkak për këtë qëndrim nxirret politika proteksioniste e Berlinit për industrinë e vet të makinave, një ndër mëtë mëdhatë në botë.
OKB: 52 vende në presion buxhetor për pagesat e borxhit të jashtë. 25, drejt pamundësisë për të paguar
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për masa urgjente për lehtësimin e borxhit të rreh 52 shteteve që sipas saj, janë në “stresin e pagesës”. Achim Steiner, kreu i Porgramit të Zhvillimit në OKB, është shprehur për AFP-në se 25 nga këto vende po shpenzojnë më shumë se 1/5-ën e të ardhurve për të përballuar pagesat e borxhit të jashtëm.
Situata tani për vendet në zhvillim kur vjen pun ate borxhi kombëtar është në fakt shumë, shumë serioz. 52 vende janë ose në stres borxhi, ose një hap larg nga pamundësia potenciale për të paguar
Video/Panopticon - burgu ideal i Jeremy Bentham në një model 3D
Panopticon – burgu perfekt i ideuar nga filozofi britanik i shekullit të 17-të, Jeremy Bentham. Siҁ thuhet filozofi në fjalë “konsumoi veten për dy dekada” për të gjetur modelin perfekt të një institucioni mbikëqyrës ku një roje të mund të kishte këndvëzhgimi për të gjitha qelitë njëherazi. Ndërkohë që të burgosurit nuk do të kishin mundësi të shihnin rojet.
SHBA dhe Irani rinisin diskutimet për çështjen bërthamore
Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur negocimet diplomatike për çështjen bërthamore.
Pretendimet dhe pyetjet e opozitës ekspozohen në ShBA nën titullin: Gjyq për McGonigal në Tiranë!
Një opinion i djeshëm i Peter Lucas në një ndër gazetat më të vjetra amerikane, “Boston Herald”, apelonte që gjyqi i Charles McGonigal, ish-operativit të FBI-së në Neë York të zhvillohet në Tiranë.
Sepse aty janë dëshmitarët…dhe aty McGonigal u bë i pasur pa vënë në dijeni FBI-në