Minj të lindur nga dy "baballarë"
Disa shkencëtarë në Japoni ia kanë dalë që të prodhojnë fëmijë te minjtë nga dy meshkuj. Katsuhiko Hayashi nga universiteti i Osakës është shprehur se ka përdorur kromozome të inxhinieruar që të shumëzojë shtatë minj të shëndetshëm, çka sipas tij shënon rastin e parë të prodhimit të vezëve të gjitarëve nga qeliza mashkullore.
Kina ndërmjetëson rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Iranit dhe Arabisë Saudite
Irani dhe Arabia Saudite, dy rivalët e mëdhenj në Lindjen e Mesme kanë vendosur të rivendosin marrëdhëniet diplomatike. Marrëveshja është njoftuar në një samit tripalësh në Pekin dhe është ndërmjetësuar nga Kina, një element ky domethënës për rolin që po merr ky vend në arenën ndërkombëtare.
Pas bisedimeve Republika Islamike e Iranit dhe Mbretëria e Arabisë Saudite kanë rënë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe të rihapin ambasadat dhe misionet përkatëse brenda dy muajve
"Politika mizore për imigracionin". Pas statusit në tuiter BBC-ja largon Gary Lineker
Endri Fuga është edhe në Britaninë e Madhe. Jo vetëm në Shqipëri. Kritikat janë të papëlqyeshme edhe në Albionin e famshëm të demokracisë, teksa transmetuesi publik, BBC, është përballur së fundmi me revolta të disa moderatorëve të njohur për shkak të largimit nga pozicioni I ish-futbollistit, Gary Lineker.
Sekuestro preventive për bazën detare të Sarandës. Informacione të pakonfirmuara edhe për bazën e Shëngjinit
Pas vizitave në SPAK të Bardhyl Kollçakut dhe Artur Meçollarit njoftohet se prokuroria antikorrupsion ka vënë në sekuestro preventive bazën ushtarake detare të Sarandës, që i është kaluar me koncesion subjekteve private. Çështja është shndërruar në dosje penale pas kallëzimit të Meçollarit që ka njotuar se kalimi i pronës është bërë pa e nxjerrë bazën nga Plani i Përhapjes. Në krye të kësaj xarbe: Olta Xhaçka, ish-ministre e Mbrojtjes. Xhaçkës i ka ardhur fletë thirrja për në SPAK, një lajm i mirë ky pse administron kështu dëshminë e dikujt që është fshehur gjatë pas Kryeministrit.
Jemi në luftë botërore
Presidenti hungarez Victor Orban ka deklaruar se bota është më afër se kurrë shndërrimit të një konflikti lokal në konflikt global. Në një intervistë për radion hungareze ai ka akuzuar liderët perëndimorë si të obsesionuar nga ethet e luftës duke vijuar furnizimin e Ukrainës me armë.
Në vend se të promovojnë unanimisht paqen, bota është e ndarë. Turqia, shtetet arabe, Kina dhe vendet afrikane duan armëpushim dhe bisedime paqeje
Letra shpallet zakon prapanik. Drejt Kadastrës me regjistra online
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot drejtoreshën e re të Agjencisë së Kadastrës, duke i dhënë uratën të vjetrit, Aratn Lames. Në fjalën e vet, mbajtur nën praninë domethënëse të drejtoreshës së Agjecisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karcanaj, ndër të tjera z. Rama tha:
Cili Kryetar do jetë në fletë votimi?
Shikoni lëmshin që ka krijuar Partia Demokratike. Ajo me vulë dhe ajo pa vulë. Sot është afati i fundit për regjistrimin në zgjedhje të saj. Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi, në dritën edhe të vendmit të fundit të Gjykatës së Apelit, deklaron se do të regjistrojë partinë e vulës meqenëse sipas tij, në kuptim të Ligjit, kryetar i PD-së figuron Lulzim Basha.
Zbulohet “ikona e re” e Tiranës
Një kompani portugeze me seli në Porto, Ooda, njofton se ka fituar konkursin ndërkombëtar për projektin dhe ndërtimin e godinës qendrore të re të Tv Klan. Sipas projektit të paraqitur në faqen e vet online, ai paraqitet në volum cilindrik të çrregullt që imiton mbivendosjen e pelikulave të filmit. Materiali i përdorur në fasadë do të jetë xham, me mjedise të brendshme me hapësirë dhe larg rregullimit funksional tradicional: korridor, zyra, studio.
Borxhi përmbarimor i ministrive shkon 100 milionë dollarë
Në një intervistë për MCN Tv, nënkryetari i Dhomës së Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, Besmir Kodra, ka deklaruar se borxhi përmbarimor që disa ministri kanë si rrjedhojë e vendimeve gjyqësore shkon deri në 100 milionë dollarë. Ai ka sqaruar se ministritë përdorin artifica juridike për t’i ikur detyrimeve duke dhënë kështu një shembull të keq për mbarë shoqërinë dhe duke dëshmuar një vullnet politik që bie ndesh me zotimet bazë të qeverisë aktuale.
Një kimist detyron Hollandën të mobilizojë 24 mld € për kompensimin e fermave që do mbyllen
Johan Vollenbroek është një kimist që sipas mediave si “Politico” ka vënë në diskutim të ardhmen e fermerëve hollandezë. Ai është kërcënuar disa herë me vdekje sidomos për shkak të betejave të tij kundër ndotjes të shkaktuar nga nitrogjeni.
Është e qartë se fermerët në mbarë Europën duhet të kalojnë në një fazë tranzicioni
citohet ai.