Stoltenberg: Perëndimi duhet të kuptojë sa e rrezikshme do të ishte fitorja e Putinit

Postuar në 24 Maj, 2023 17:01

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bën thirrje Gjermanisë që të rrisë shpejt shpenzimet e saj për mbrojtjen. Për gjermanen “Der Spiegel”, ai thotë se pret që së shpejti të ketë një debat nëse do të furnizohet Ukraina me avionë luftarakë.

Blerja e votës është normë e vjetër

Postuar në 24 Maj, 2023 14:20

Fakt: grupi Meta – Berisha i humbi zgjedhjet. Apo edhe Votimet. i humbi edhe duke marrë 500 mijë vota siç e sjellin në vëmendje këtë fakt apologjetët e absurdit. 

As riciklimi nuk na shpëton nga plastika

Postuar në 24 Maj, 2023 13:35

Riciklimi nuk është mënyra më e miër për t’u çliruar nga mbetjet plastike. “Plastika është e papajtueshme me një ekonomi që funksionon mbi parimin e qarkut të mbyllur”, thuhet në raportin e fundit të Greenpeace. Ndërsa pritet të iniciojë bisedime të reja për një traktat të ri global për plastikën, Greenpeace thekson se shpërbërja e këtij materiali për riciklim prodhon ndotje mikroplastike.

Bakteret vdekjeprurëse po përshtaten me mikroplastikën në ujërat e oqeaneve

Postuar në 24 Maj, 2023 12:59

Bakteret Vibrio, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse te njerëzit, mund të ngjiten shpejt dhe të përshtaten me mbetjet plastike detare dhe Sargassum, një lloj alge deti që zgjerohet me shpejtësi në ujërat e Karaibeve. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Florida Atlantic University.

Studimi i gjenomikës në detet e Karaibeve dhe Sargasos nënkupton grumbullimin e parë të baktereve vibrio që burojnë nga mbetjet plastike.

Një këndvështrim matematikor i rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit

Postuar në 23 Maj, 2023 18:22

 

Giorgio Parisi: Më shumë sesa inteligjenca artificiale më shqetësojnë lobet në industrinë e farmaceutikës

Postuar në 23 Maj, 2023 17:22

Giorgio Parisi është teoricien i fizikës, kërkimi i të cilit është fokusuar në teorinë kuantike të fushës, mekanikën statistikore dhe sistemet komplekse.

"Shumëgjuhësia është norma, njëgjuhësia është përjashtim"

Postuar në 23 Maj, 2023 15:19

Anglishtja është e pranishme në të gjithë botën si trashëgimi e qëndrueshme e kolonializmit. Por është njëkohësisht edhe gjuhë globale e tregtisë dhe kulturës që i kapërcen gjuhët lokale dhe i lë ato në hije.

Disa e mendojnë anglishten si dhuratë. Të tjerë e quajnë atë mbytëse.

BE përgjysmon pensionet e luksit

Postuar në 23 Maj, 2023 13:39

Ish-anëtarët e Parlamentit Evropian, të regjistruar në një skemë të veçantë pensionesh, e cila rrezikon kolapsin, do të përballen me përgjysmimin e pagesës.  

Më shumë se 900 individë, përfshirë ish-deputetë pro Brexit-it dhe disa komisionerë aktualë të BE-së, vazhdojnë të marrin mijëra euro pagesa mujore nga pensioni shtesë i Parlamentit.

Portreti i një njeriu që sheh vdekjen në sy

Postuar në 22 Maj, 2023 19:43

Gjatë gjithë jetës së tij, Pablo Picasso nuk pranoi asnjëherë të ulej e të shkruante një testament. Një njeri supersticioz, ai ishte i bindur se kjo do t’ia afronte vdekjen. Mbase dinte diçka, sepse kur vdiq më 8 prill 1973, ai ishte 92 vjeç.

Disa ditë më parë, ai i kishte thënë shoqes së tij të ngushtë, shkrimtares dhe gazetares Helene Parmelin: “Nuk ka gjë më të tmerrshme sesa të mos mund të punosh. Tani ndiej se më në fund kam gjetur diçka ... dhe sapo kam filluar.”

Barbara Stiegler: Të gjithë jemi të mbarsur nga hegjemonia e neoliberalizmit

Postuar në 22 Maj, 2023 15:16

Filozofja franceze, Barbara Stiegler, beson se shoqëria moderne është zhytur aq shumë në neoliberalizëm, sa nuk e sheh dot botën pa syzet e tij. Stigler ka pak shpresë te lëvizjet sociale që kanë tronditur Francën kohët e fundit. Në një intervistë për El Pais, ajo mbështet protestat sociale që po tronditin vendin e saj dhe thekson se një qeverisje e vërtetë 'nga populli për popullin' do të funksiononte.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS