Të biem dakord që çështjet me Greqinë t'i çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar gjatë një interviste për "A Haber Tv", se Ankaraja është dakord për adresimin e problemeve me Greqinë në Gjykatën e Hagës, por me kushtin që aty të çohet një paketë e gjithë, jo vetëm një çështje.
Drejtësia dhe prona private. Nga Etërit e Kishës te sinteza françeskane
Pa fasadë! Fitojmë se s’ka të tjerë!
Pse duhet të votojnë Ju qytetarët shqiptarë në këto zgjedhje?
Pyetja iu drejtua sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Sepse jemi më të mirët në terrenin aktual!
përgjigja.
Fishekzjarr nga Serbia: Nëse i bashkohemi sanksioneve, Rusia nuk ndryshon qëndrim për Kosovën në OKB
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka lënë një opsion hapur mbi ndryshimin e qëndrimit të Beogradit për sanksionet ndaj Rusisë. Duke folur në “Tv Prva” , Daçiç e ka lidhur hipotezën e sanksioneve me qëndrimin rus për Kosovën.
Nëse dikush do ta shtronte çështjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB, do të kishte një proces votimi ku Kina dhe Rusia kanë të drejtën e vetos
I sigurt për rikthimin në pushtet: Vendosim proporcional kombëtar, në Hagë për ZEE me Turqinë
Ish-kryeministri i majtë i Greqisë Alexis Tsipras ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën konservatore greke, “Kathimerini” se ai do të fitojë zgjedhjet e 21 majit dhe do të sjellë në pushtet një koalicion progresistësh. Sipas tij madje kjo qeveri do të jetë stabël duke u bazuar pikë së pari mbi legjtimitetin moral dhe politik.
Rritja ekonomike në 2023, më e ulëta që nga viti ’90
Ekonomia botërore do të tkurret gjatë këtij viti dhe nuk pritet ndonjë rritje domethënëse as për pesë vitet e ardhshme. Në parashikimin e tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar flet për një rritje globale nën 3% përgjatë vitit 2023 dhe një stanjacion në rreth 3% për pesë vitet e ardhshme. Drejtoresha Menaxhuese, Kristalina Georgieva, tha se ky është parashikimi më i ulët i rritjes afatmesme globale që nga viti 1990, dhe shumë nën rritjen mesatare prej 3.8% të parë në dy dekadat e fundit. Perspektivat e rritjes mbetën të dobëta duke pasur parasysh inflacionin vazhdimisht të lartë.
Greqisë dhe Finlandës/Izraeli shet sisteme mbrojtjeje në vlerë 745 milionë dollarë
Izraeli ka dhënë dritën jeshile për shitjen Greqisë të raketave anti-tank, “Spike”. Vlera e kontratës është 400 milionë dollarë dhe parashikohet të përforcojë aftësinë operacionale të forcave ushtarake greke. “Spike” prodhohet nga kompanian shtetërore izraelite, “Rafael” dhe ajo është në përdorim nga shumë vende të BE-së dhe NATO-s.
Drejt një Traktati Sigurimi/Rusia do të ndërhyjë ushtarakisht nëse Bjellorusia sulmohet
Agjencia ruse e lajmeve “Tass” njofton se Bjellorusia dhe Rusia po zhvillojnë bisedime për atë që me gjuhën e dikurshme do të quhej një Traktat Sigurimi, që parashikon mbrojtje në rast të një sulmi ushtarak. Njoftimi i referohet deklaratave të presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko që ka zhvilluar bisedime mbi këtë temë me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu.
Drejt marrëveshjes mes sauditëve dhe jemenitëve Huthi të mbështetur nga Irani
Marrëveshja Arabi Saudite – Iran, e ndërmjetësuar nga Kina, ka dhënë reflekser e para në terren. Media të ndryshme raportojnë një takim mes një delegacioni saudit dhe një përfaqësie të grupit Huthi në Jemen, i mbështetur nga Irani. Takimi është zhvilluar në kryeqytetin jemenit, Sanaa dhe aty kanë qenë të pranishëm edhe ndërmjetës nga Omani.
Macron hedh grepat në mundësinë ekonomike kineze për Europën
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar për rrezikun strategjik që i vjen Europës nga shndërrimi eventual i saj i një “dishepulli” të Amerikës në konfrontimet e kësaj të fundit me Kinën. Gjatë një interviste të dhënë në avionin presidencial francez – stil alla amerikana ky - në rrugën e kthimit nga Kina, Macron ka ritheksuar konceptin e “autonomisë strategjike” për Europën nën drejtimin e Francës, me ambicien e shndërrimit në një superfuqi e tretë.