Mark Rutte largohet nga politika
Trembëdhjetë vjet pasi mori detyrën, kryeministri më jetëgjatë në Holandë, do të lërë karrigen e kreut të qeverisë, për atë të mësimdhënësit. Mark Rutte njoftoi tërheqjen nga politika, pasi qeveria e tij rat ë premten.
Në krye të Partisë së Popullit për Liri dhe Demokraci (VVD) prej 17 vjetësh, Rutte do të jetë tashmë një mësues i studimeve sociale, në një shkollë lokale në Hagë.
"Nuk është krejt pa emocion ky vendim", u tha ai gazetarëve pasi njoftoi dorëheqjen. "Por është mirë kur e kalon stafetën."
Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë moderon tonet: Duam koordinim!
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka folur në Pejë mbi nevojën e uljes së tensioneve në veri të Kosovës, duke u kujdesur që të ulë disi tontet edhe me qeverinë e Albin Kurtit.
Do të thosha që SHBA-ja mbetet e përkushtuar siç ka qenë gjithmonë që ta shohë Kosovën duke arritur qëllimet e veta. Ajo që dua të them është se ne jemi prapa një Kosove sovrane, të pavarur, multietnike demokratike që zë vend në strukturat evropiane e euroatlantike. Po bëjmë punë të madhe për këtë. Kjo po ashtu nënkupton që Kosova ta ushtrojë sovranitetin e saj.
Papagajtë mësojnë 'video call'
Një eksperiment i kryer me papagajtë tregoi se ata përshtaten shumë shpejt me bisedat përmes thirrjeve me video. Studiuesit nga Universiteti Northeastern, Universiteti i Glasgow dhe MIT I paraqitën konkluzionet e këtij studimi në Proceedings of the 2023 CHI Conference on Human Factors in Computing Systems.
Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë në NATO
Duket se presidenti turk, Erdigan, ka pranuar anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe vijimin e procedurave përkatëse. Lajmi është njoftuar nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenber, pas një takimi tripalësh me Erdogan dhe kryeministrin suedez, Ulf Kristersson. Vendimi vjen një ditë para Samitit të Vilniusit.
"Na pranoni në BE, që të mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO"
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, e lidh votën pro të Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë në NATO me përpjekjet e vendit të tij për të hyrë në BE. Lëvizja e Erdoganit për të lidhur perspektivat e Suedisë në NATO me integrimin e Turqisë në BE erdhi ndërsa liderët e aleancës u mblodhën për samitin e Vilniusit në Lituani.
Nuk mund ta pranoj që burri im ishte kriminel*
Qatar Airways “shkrin” klasin e parë
Qatar Airways, linja ajrore më e mirë në botë, nuk do të ofrojë më shërbimin e klasit të parë. Avionët e gjeneratës së ardhshme nuk do t’i kenë sediljet e klasit të parë, sipas shefit Ekzekutiv, Akbar Al Baker.
WMO: El Niño do të thyejë rekorde temperature gjatë 2023
Fenomeni El Niño do të vijojë edhe përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2023. Një përditësim i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) parashikon se gjasat për një El Niño aktiv deri në fund të këtij viti janë 90%. "El Niño do të rrisë shumë gjasat për të thyer rekorde të temperaturës dhe për të shkaktuar nxehtësi më ekstreme në shumë pjesë të botës dhe në oqean", tha sekretari i Përgjithshëm i WMO, prof. Petteri Taalas.
Dy mundësi për Presidentin
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka renditur sot një sërë akuzash penale për Taulant Ballën, propozuar për ministër të ri të Brendshëm. Ndër të tjera, z. Berisha ka cilësuar se Balla është I vetmi kandidat i propozuar për ministër, ndaj të cilit ka aktualisht dy hetime penale.
Në këtë konteskt, kreu i Rithemelimit, po I bën një thirrje publike Presientit të Republikës që të mos dekretojë z. Balla për ministër. Çfarë na thotë kjo?
A është BE-ja ajo që mund të garantojë sigurinë dhe paqen në Evropë?
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dalë orët e fundit me një mesazh në profilin e saj në Facebook, përmes të cilit ka bërë të qartë pikëpamjen e saj, e mesa duket edhe të qeverisë në Prishtinë për dështimin e ndërmjetësimit të BE-së. Për Gërvallën ky dështim ka shkaqe strukturore që lidhen me dobësitë e BE-së që nuk arrin do të tejkalojë statusin e një fuqie të butë në një botë ku kërkohet tjetër gjuhë. Më poshtë statusi i zonjës Gërvalla që përbën sinjalin e parë nga Ballkani Perëndimor të refuzimit publik të mënyrës sesi vepron BE-ja në këtë rajon:
