Serbia nxjerr shefin e Shtabit të Ushtrisë për të paralajmëruar se janë gati për luftë
Është shfaqur në një të ashtuquajtur Fjalë drejtuar Kombit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç. Ai ka folur për terrorin dhe pogrom ndaj serbëve të Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që akuzohet se këron vetëm luftë.
Ndër të tjera, Mojsiloviç ka kërkuar nga KFOR që të marrë masa për sigurimin e serbëve që jetojnë në Veri të Kosovës duke deklaruar se ushtria serbe po monitoron me ankth të madh situatën e krijuar.
Gjenerata e fundit që sheh Amazonën
Kolapsi ekologjik mund të jetë shumë më afër sesa është menduar deri tani.
Një e pesta e ekosistemeve në mbarë botën, duke përfshirë pyjet tropikale të Amazonës, janë në rrezik të një shkatërrimi katastrofik brenda një jete njerëzore.
“Mund të jemi gjenerata e fundit që sheh Amazonën”, thotë prof. Simon Willcock i Rothamsted Research, njëri nga autorët e studimit të publikuar në “Nature Sustainability”.
Reforma "e vogël" pas reformës "se madhe"
Pas termave të mëdha në Shqipëri ka përherë një marifet mediokrish që ilustron se kush dhe si merren vendimet në këtë vend.
P.sh në mjedise juristësh thuhet se unifikimi i Gjykatës së Apelit në Tiranë u bë edhe për faktin se anëtarët e KLGJ-së që lënë detyrën e kanë me përkufizim rikthimin në Apel. Atëherë meqë e kemi në dorë pse të mos shkrijmë gjykatat e tjera dhe bëjmë një në Tiranë që pasi të lëmë një mandat mos të bredhim rretheve prapë?
“Të ndërhyjnë Macron dhe Scholz!”
Kryeministri Rama sheh uljen me detyrim të palëvë në tryezë si të vetmen zgjidhje për situatën në veri të Kosovës. Rama kërkoi ndihmën e Francës dhe Gjermanisë, përkatësisht presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, të cilët sipas tij duhet të ndërhyjnë që çështja të zgjidhet përmes dialogut.
Vargas Llosa i rikthehet politikës
Shkrimtari peruan dhe laureati i Nobelit, Mario Vargas Llosa, iu bashkua partisë Libertad Popular të formuar së fundmi në Peru.
Partia, president i së cilës është ish-kryeministri i qendrës Pedro Cateriano, shprehu kënaqësinë duke nënvizuar se Vargas Llosa është "një mbrojtës i shquar i lirisë dhe i parimeve demokratike". Në këtë mënyrë, Vargas Llosa rikthehet zyrtarisht në politikën peruane pas 33 vitesh.
“Kam frikë se gjërat kanë shkuar shumë larg”
Asnjë sinjal për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën në veri të Kosovës.
Ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi kanë zhvilluar sot takime të ndara me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.
Ky i fundit, pas takimit, la të kuptohet se zgjidhja e krizës është larg.
"Kemi diskutuar çështjen, substancën, e cila ishte e pashmangshme, por besoj edhe e dobishme, por atë që do të shohim nesër në terren, nuk e di...kur kemi kamionë në pritje...", tha ai, duke shtuar se ka frikë se “çdo gjë ka shkuar shumë larg”.
“Shënime” nga Neandertalët
Në një nga shpellat e luginës Loire në Francë janë zbuluar vizatime që datojnë të paktën 57 mijë vjet më parë. Gdhendjet në gur përkojnë me epokën e Neandertalëve dhe mendohet se janë më të hershmet të zbuluara deri tani në Francë, ndoshta edhe në Europë. Ato i paraprijnë mbërritjes së Homo sapiens në Evropën Perëndimore.
“Paraziti gjenetik” që garanton ripërtëritjen e brezave
Përbërja gjenetike e shumë specieve, mes tëcilave edhe njeriu, përmban komponentë thelbësorë të njohur si sekuenca të ADN-së ribozomale (rADN). Për shkak të modelit të tyre shumë të përsëritur, këto sekuenca të ADN-së priren të zvogëlohen në madhësi me kalimin e kohës, duke çuar në vdekjen e qelizave nëse ato tkurren tepër. Nëse kjo ndodh në qelizat germinale - qelizat që krijojnë vezë dhe spermatozoide – kjo mund të sjellë infertilitet dhe si pasojë, në terma afatgjatë, zhdukjen potenciale të njeriut.
Një vizitë në kohën e fundit sovjetike përmes historisë së Çikatilos
Ekzekutimi – Kazn, një thriller rus i vitit 2021 që fton shikuesin të vizitojë përmes një rikrijimi skenik gati perfekt, ditët e fundit të Bashkimit Sovjetik. Shndërruar tashmë në një habitat distopik ku njerëzimi shtyn ditët e ekzistencës së vet.
Subjekti huazon nga aktiviteti i një prej vrasësve serialë më të njohur, Andrei Çikatilo, i mbiquajur Kasapi i Rostovit, errësira shpirtërore dhe ekzistenciale e të cilit paralelizohet me një gri të pakufizuar sociale, skenike, jetësore dhe edhe gjuhësore.
Gjermania hedh poshtë pretendimet e Serbisë se strehon dhe mbron vrasësin e Oliver Ivanoviçit
Ambasada gjermane në Prishtinë ka hedhur poshtë pretendimet e ministrit të Brendshëm të Serbisë se Gjermania ka nën mbrojtje një person, që Beogradi dyshon se ka vrarë politikanin serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviç. Ambasada gjermane ka bërë të ditur se nuk ka dijeni se kush e ka vrarë Ivanoviçin më 16 janar 2018.
Deklaratat që thonë se vrasësi është nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane nuk janë të vërteta. Qeveria gjermane nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga autoritetet serbe për këtë çështje
