BE përgjysmon pensionet e luksit

Postuar në 23 Maj, 2023 13:39

Ish-anëtarët e Parlamentit Evropian, të regjistruar në një skemë të veçantë pensionesh, e cila rrezikon kolapsin, do të përballen me përgjysmimin e pagesës.  

Më shumë se 900 individë, përfshirë ish-deputetë pro Brexit-it dhe disa komisionerë aktualë të BE-së, vazhdojnë të marrin mijëra euro pagesa mujore nga pensioni shtesë i Parlamentit.

Portreti i një njeriu që sheh vdekjen në sy

Postuar në 22 Maj, 2023 19:43

Gjatë gjithë jetës së tij, Pablo Picasso nuk pranoi asnjëherë të ulej e të shkruante një testament. Një njeri supersticioz, ai ishte i bindur se kjo do t’ia afronte vdekjen. Mbase dinte diçka, sepse kur vdiq më 8 prill 1973, ai ishte 92 vjeç.

Disa ditë më parë, ai i kishte thënë shoqes së tij të ngushtë, shkrimtares dhe gazetares Helene Parmelin: “Nuk ka gjë më të tmerrshme sesa të mos mund të punosh. Tani ndiej se më në fund kam gjetur diçka ... dhe sapo kam filluar.”

Barbara Stiegler: Të gjithë jemi të mbarsur nga hegjemonia e neoliberalizmit

Postuar në 22 Maj, 2023 15:16

Filozofja franceze, Barbara Stiegler, beson se shoqëria moderne është zhytur aq shumë në neoliberalizëm, sa nuk e sheh dot botën pa syzet e tij. Stigler ka pak shpresë te lëvizjet sociale që kanë tronditur Francën kohët e fundit. Në një intervistë për El Pais, ajo mbështet protestat sociale që po tronditin vendin e saj dhe thekson se një qeverisje e vërtetë 'nga populli për popullin' do të funksiononte.

Fatkeqësitë natyrore, 2 milionë viktima në 50 vjet

Postuar në 22 Maj, 2023 13:37

Ngjarjet ekstreme meteorologjike, klimatike dhe hidrike kanë shkaktuar 11 778 fatkeqësi natyrore në 50 vitet e fundit, duke sjellë si pasojë dy milionë vdekje dhe miliarda dollarë dëme ekonomike në mbarë botën.

“Falë Marrëveshjes së Prespës, tani jemi më pranë Greqisë sesa Turqisë”

Postuar në 22 Maj, 2023 12:53

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, thotë se marrëveshja e Prespës afroi Maqedoninë e Veriut me Greqinë, duke i bërë dy popujt ta shohin njëri-tjetrin si miq. Në një intervistë për greken Kathimerini, pak para zgjedhjeve të së dielës, Zaev shprehet se marrëveshja e emrit, e arritur 4 vjet më parë, ka sjellë përfitime të dyanshme, duke e afruar Greqinë më pranë Maqedonisë së Veriut sesa Turqia.  

“Me këto zgjedhje u përmbush erdoganizimi i Greqisë”

Postuar në 22 Maj, 2023 12:20

"Erdoganizimi dhe orbanizimi i Greqisë u përmbush”, tha ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis, në reagimin e tij të parë ndaj rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, të cilat e renditën në vendin e tetë partinë e tij, MeRA25.  

Varoufakis bëri përgjegjës për humbjen e së majtës lidershipin e SYRIZA-s, partia e udhëhequr nga Tsipras, e cila 2 vjet më parë e hodhi poshtë ofertën e tij për të bashkëpunuar në fushatë.  Sipas tij, ky refuzim solli si pasojë “një cunami të pabesueshëm konservatorizmi”.

Një fitore e thellë, por e pamjaftueshme

Postuar në 21 Maj, 2023 22:24

Demokracia se Re ka shumicën e votave në Greqi, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura sot. Megjithatë, sipas rezultateve paraprake kjo shumicë nuk do të jetë e mjaftueshme për të formuar qeverinë e re.

Me më shumë se gjysmën e votave të numëruara, Demokracia e Re konservatore ka epërsi me rreth 40.9%, duke mposhtur të majtën radikale Syriza, e cila qeverisi nga viti 2015 në 2019, që ka 20.1%.

Analistët thonë se partisë së Mitsotakis ka gjasa t’i duhen aleatë për qeverinë e re.

Europa gjobit Facebook me 746 milionë euro

Postuar në 21 Maj, 2023 20:30

Facebook do të gjobitet më shumë se 746 milionë euro (648 milionë stërlina) dhe do të detyrohet të pezullojë transferimet e të dhënave në SHBA.

Gjoba është një vendim i Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave në Irlandë për mënyrën si është trajtuar informacioni i mbledhur nga përdoruesit.

Siç bën të ditur Bloomberg, gjoba vendos një rekord për shkeljen e rregullores së përgjithshme të BE-së për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), duke tejkaluar 746 milionë euro të vendosura gjigantit të shitjeve online, Amazon, nga Luksemburgu në 2021.

Ndahet nga jeta Martin Amis, djali i keq i letërsisë angleze

Postuar në 21 Maj, 2023 14:44

Martin Amis, shkrimtari që ridefinoi fiksionin britanik në vitet 1980 dhe 1990, me kritikat për kulturën e tabloideve dhe konsumizmin, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Pas një beteje me kancerin në ezofag, ai u nda nga jeta në ditën e prezantimit në Kanë të një filmi të frymëzuar nga libri i tij “The Zone of Interest” (2014), i cili mban të njëjtin titull nga regjisori Jonathan Glazer.

Rusia merr kontrollin e Bakhmutit, Zelensky: Atje nuk ka më asgjë

Postuar në 21 Maj, 2023 12:34

Bakhmut, qyteti në juglindje të Ukrainës, që për muaj të tërë u kthye në skenën e një beteje të ashpër, është tërësisht nën kontrollin e rusëve. Lajmin e dha fillimisht Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila njoftoi se kjo u bë e mundur falë operacionit ofensiv të skuadrës Wagner, i mbështetur nga artilieria dhe forcat ajrore.

Pak minuta më vonë, edhe presidenti ukrainas konfirmoi humbjen e Bakhmutit, duke nënkuptuar se ajo që kanë në dorë rusët janë vetëm rrënojat e qytetit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS