Zgjedhjet/ 22% i pushtetit dhe ‘patriotizmi’ i Veliajt

Postuar në 27 Maj, 2023 16:33

 

Vuçiç jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë

Postuar në 27 Maj, 2023 16:05

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë së tij. Vendimi ëhstë marrë gjatë një mbledhjeje të Asamblesë Zgjedhore të Partisë Progresive që mbahet në Kragujevac dhe vjen pas 12 vjetësh në krye të saj.

Mendoj se duhet një qasje disi më ndryshe për të bashkuar një numër më të madh forcash të atyre që duan të luftojnë për fitoren e një Serbie patriotike dhe të suksesshme

citohet ai.

Në mishërimin e Jagos

Postuar në 26 Maj, 2023 19:00

 

Beleri u godit për çështjen e tokave. Në Himarë ka marrë toka Ben Blushi dhe burri i Olta Xhaçkës

Postuar në 26 Maj, 2023 16:11

Në një intervistë për MCN TV, Priamo Bollano, kryetar i shoqatës “Himara e Himariotëve” thotë se kryeministri Rama po ndërhyn politikisht në Himarë për t’u ndarë toka Ben Blushit dhe Artan Gaçes.

Arrestimi i Fredi Belerit, sipas tij, nuk ka të bëjë me shitblerjen e votës, por me “neutralizimin” e një kundërshtari të fortë të dhënies së bregdetit oligarkëve dhe miqve të kryeministrit.

Tokat në Himarë prodhojnë flori. Janë këta duke nisur që nga Ben Blushi, burri i ministres së Jashtme etj. kanë marrë toka dhe krijojnë resorte dhe ngrehina në Himarë.

Vaksinat, marrëveshja e rinegociuar favorizon sërish Pfizer

Postuar në 26 Maj, 2023 15:32

Komisioni Evropian dhe gjiganti farmaceutik amerikan, Pfizer, kanë rinegociuar kontratën e furnizimit me doza vaksine anti-Covid. Fjala është për marrëveshjen e lidhur gjatë pandemisë. Palët kanë rënë dakord që Pfizer t'i shpërndajë dërgesat gjatë katër viteve të ardhshme, deri në vitin 2027, dhe do të reduktojë sasinë totale të dozave që ishin parashikuar për këtë vit.

Hap garën në parti dhe mbath opingat e ik në shtëpi!

Postuar në 26 Maj, 2023 15:27

Në në deklaratë për shtyp sot, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, deklaroi ndër të tjera se:

koalicioni “Bashkë Fitojmë” shpëtoi opozitarizmin

Pa kthim pas nga Veriu

Postuar në 26 Maj, 2023 15:11

Beogradi zyrtar ka vënë në lëvizje pulsin e radhës në Kosovë, teksa raportohet tensionim i situatës në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Pamjet e shpërndara nga media të ndryshme dëshmojnë për një acarim episodik mes qytetarëve të kombësisë serbe dhe forcave policore të Kosovës që asistojnë marrjen e detyrës nga kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe.

Pse duhet të na shqetësojë rritja e borxhit dhe aseteve

Postuar në 25 Maj, 2023 22:56

 

Mbyllni sytë dhe përpiquni të imagjinoni 160 trilionë dollarë. Mund të duket e pamundur. Ato zero në 160 000 000 000 000 dollarë - të cilat pothuajse zënë një rresht më vete – mund t’ju bëjnë t’ju merren mendtë.

Rrezik për Francën nga "dhuna jocivile"

Postuar në 25 Maj, 2023 16:03

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka folur për një proces decivilizimi për shkak të një dhune në rritje që ka mbërthyer shoqërinë.

Duhet të jemi të pakompromis për themelet. Nuk ka dhunë legjitime, verbale apo ajo kundër një personi. Ne duhet të punojmë në thellësi për të kundërvepruar ndaj këtij procesi jocivil

citohet ai nga e përditshmja franceze, "Le Parisien".

Mitsotakis: Do votojmë kush është qeveria, jo kush është opozita

Postuar në 25 Maj, 2023 12:52

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar një ditë më parë se zgjedhjet e reja të 2 qershorit do të zhvillohen për të caktuar se kush do të qeverisë dhe jo kush do të drejtojë opozitën.

Ne do të votojmë për atë që do të jetë qeveria dhe jo kush do të jetë opozita

citohet ai.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS