OKB: 11 300 viktima në Libi nga stuhia "Daniels"
Organizata e Kombeve të bashkuara ka lëshuar së fundmi një raport sipas të cilit përmbytjet në Derna të Libisë kanë marrë jetën e 11 300 njerëzve, ndonëse ministri i Shëndetësisë së administratës lindore të Libisë, Othman Abdeljalil ka deklaruar se në fakt janë 3 166 njerëz të vdekur.
Një shifër mbi të cilën ka konsensus është ajo për numrin e të zhvendosurve, që shkon në 40 000. Shkak për dëme të kësaj shkalle është shembja e dy digave të ndërtuara në mesin e shekullit të 20-të pas një përmbytjeje të madhe në atë kohë.
Gjithë serbë “nën armë”. Vuçiç dhe Dodik në “paradë” në Nish
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë një demonstrim politik që tashmë është karakteristikë e mënyrës sesi ai ushtron ndikimin publik. Vuçiç është shfaqur në shoqërinë e kreut të Republikës Srpska, Milorad Dodik dhe ministrave të Mbrojtjes dhe të Policisë të Serbisë në Nish, në një lloj parade ushtarake.
Modeli polak: Emigrantët nuk i duam, por vizat i shesim
Një skemë e dyshuar ryshfeti po trondit Poloninë vetëm një muaj para zgjedhjeve. Qeveria e cila ka mbajtur një qasje të ashpër ndaj migracionit është në qendër të këtij skandali.
Mediat polake flasin për të paktën 250 mijë viza të lëshuara nga konsullatat polake në mbarë botën, në këmbim të parave. Dyshimet janë se veçanërisht në Afrikë dhe Azi janë dhënë viza kundrejt dhjetëra mijëra eurove secila.
Përfituesit e këtyre vizave, të cilat kanë bërë të mundur hyrjen në BE, i kanë përdorur ato për të udhëtuar në Meksikë dhe më pas për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Erdogan: Mund të ndajmë rrugët tona me BE-në
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka “ndarjen e rrugëve” me BE-në siç tha ai, pas publikimit të një raporti të PE-së për Ankaranë.
BE-ja po përpieqet të shkëputet nga Turqia. Ne do të bëjmë vlerësimet tona kundër këtyre zhvillimeve dhe nëse është e nevojshme ne mund të ndajmë rrugët me BE-në
citohet Erdogan.
Kush ishte Julius Robert Oppenheimer
Julius Robert Oppenheimer ishte krejtësisht i huaj për Laboratorin Los Alamos kur mori drejtimin e Projektit Manhattan gjatë Luftës së Dytë Botërore. E megjithatë, ai e realizoi me sukses misionin që kulmoi me hedhjen e bombës atomike në Hiroshima të Japonisë.
Tre muaj pas sulmit atomik, ai u përpoq të bindte presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Harry Truman, se ishte e domosdoshme që armët bërthamore të ndaloheshin në nivel ndërkombëtar. Por ishte tepër vonë. Bomba ishte hedhur në Japoni dhe kishte filluar gara e armatimeve midis SHBA-së dhe BRSS.
Dy dokumentet e takimit të Brukselit
Takimi i djeshëm në Bruksel mes presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës përfundoi pa rezultat. Kryeministri Albin Kurti tha se propozimet e Serbisë janë bërë qasja e vetë BE-së, ndërsa shtoi se ka refuzuar asociacionin e pretenduar nga pala serbe.
Centrale bërthamore me ndihmën e Kinës dhe Rusisë
Turqia do të ndërtojë termocentralin e tretë bërthamor me ndihmën e Kinës, ndërsa një i katërt është në projekt me mbështetjen e Rusisë. Ministri i Energjisë, Alparslan Bayraktar, tha se marrëveshja me Kinën finalizohet shumë shpejt.
Droga që financon regjimin e Asadit
Miliona dollarë të përfituara nga trafiku i drogës përfundojnë te regjimi në Siri. Captagon, një drogë e paligjshme dhe që kushton pak, kalon tranzit nëpër Europë dhe përfundon në Gadishullin arabik, sipas një raporti të Qendrës Evropiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA) dhe Zyrës Federale të Policisë Kriminale Gjermane (BKA), të cilit i referohet Politico.
Dosjet e Belerit janë abetare naive para dosjes së pronave që ka krahu i "shqiptarisë"
Fredi Beleri ka marrë pjesë në ngjarjet e Peshkëpisë më 1994 dhe tani po dalin letrat. Ku një gazetë greke e vitit 1995, ku një hamendësim e të tjera e të tjera, si e si për të thënë se Kryeministri i Shqipërisë me burgosjen e tij ka bërë drejtësi të vonuar. Por e ka bërë ama.
Ky trajtim nuk synon Greqinë, sigurisht. Synon matufepsjen e opinionit këtu dhe kompleksimin e opozitës që e kandidoi, për të thënë se Berisha mbetet i njëjti. Mund ta akuzosh për çdo gjë.
Inteligjenca artificiale nuk është zgjidhje për budallallëkun njerëzor
Inteligjenca artificiale mund të ketë "një përdorm që redukton budallallëkun e natyrshëm dhe një tjetër që e rrit atë". Vito Mancuso, teolog, filozof dhe profesor në Universitetin e Udines, ku jep leksione mbi meditimin dhe neuroshkencën, ngre shqetësimin se përhapja masive e inteligjencës artificiale mund të çojë në krizë njeriun modern.
