Dendias: Me Belerin në burg, Shqipëria rrezikon rrugën europiane
Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, sa i përket çështjes Beleri, thotë se arrestimi i Fredi Belerit është në kundërshtim me shtetin e së drejtës. si e tillë, sipas tij, ajo nuk prek vetëm marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe raportet mes Tiranës dhe Brukselit.
“Po i kthejmë fëmijët në njerëz që sillen si robotë”
Momo, personazhi i krijuar nga shkrimtari Michael Ende, kishte një dhunti: dinte të dëgjonte. Njerëzit mblidheshin në amfiteatrin e vogël ku vogëlushes i pëlqente të fliste, të paktën derisa “burrat gri” erdhën për të vjedhur kohën që njerëzit i kushtonin bisedave. Sipas psikologes, autores dhe profesores së arsimit në Universitetin e Harvardit, Rebecca Rolland, 43 vjeçe, diçka e ngjashme ndodh sot, veçanërisht me fëmijët tanë.
Prigozhin tallet hapur. Kërkesë "Politico-s": Na ndihmoni të marrim F-35
Kreu i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, ka shfrytëzuar rastin e kërkesës për një koment nga “Politico” për të ironizuar mbi situatën aktuale në Ukrainë. Përmes një mesazhi zanor që publikohet nga media në fjalë, Prigozhin u kërkon gazetarëve që përmes kontakteve të tyre të mundësojnë shitje armësh dhe municionesh drejt Rusisë meqenëse ka mungesa.
E shpallin nacionalist në Beograd
Rama kërcënoi Serbinë
Pse u përqafua komunizmi në Jug?
Në një intervistë për emisionin “Arnautistan”, historiani Romeo Gurakuqi ka propozuar një tezë të thënë prej tij edhe herë tjetër, por kësaj radhe disi më të shtjelluar, për psenë e përqafimit më të madh të komunizmit në Jugun e Shqipërisë gjatë LIIB. Me komunizëm këtu duhet të mbajmë parasysh atë program që u propozua nga militantët e PKSh-së. Gurakuqi thotë se papërgjegjshmëria e italianëve në sulmin ndaj Greqisë më 1940 dhe pasojat e shkatërrimit ekonomik dhe material që solli kundërmësymja greke në territorin e Jugut, shpjegon mobilizimin në luftë të asaj zone.
Gazetarët në Veri provokojnë
Mediat në Kosovë citojnë presidentin serbe, Vuçiç, të jetë shprehur se gazetarët e instaluar në Veri, po provokojnë. Konkretisht presidenti serb është shprehur ndër të tjera se:
SHBA rikthehet në UNESCO
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë riaplikuar për të hyrë në UNESCO, pesë vjet pasi ish-presidenti Donald Trump vendosi tërheqjen prej organizatës që merret me çëstjet arsimore, shkencore dhe kulturore. Vendimi pason premtimet e presidentit aktual Biden për të zhbërë aktet e Trump, por edhe arsyetimin se Kina ka lujatur një rol me ndikim në organizatë, sidomos për çështjet që lidhen me arsimin dhe
0.5 km thellë për 100 000 vjet. Qeveria çeke përballet me bashkitë për groposjen e mbetjeve bërthamore
Qeveria çeke ndodhet në një dilemë të madhe së fundmi lidhur me ndërtimin e njësive të reja bërthamore për prodhimin e energjisë. Në kuadë rtë objektivave dhe detyrimeve europiane për energjinë e pastër, Praga ka menduar të gjejë zgjidhje tek energjia bërthamore, e cila ka megjithatë kosto të mëdha në ndërtim.
'JO' ftesës së Borrell. Kurti ka mbështetjen e Perëndimit në këto që po bën
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka deklaruar se nuk ka ndërmend të përgjigjet pozitivisht ftesës së Josep Borrell për një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. I pyetur sot mbi zhvillimet e fundit në kufirin me Kosovën, Vuçiç ka deklaruar se e gjitha është një lojë dhe se Kurti ka mbështetjen e perëndimit në këto që po bën.
Nuk ka zgjedhje të reja në Kukës. Benet Beci caktohet si kryetar bashkie Jorezident
Pas dorëheqjes së Safet Gjicit nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, pritej që të zhvillohen zgjedhje të reja. Por siç mëson “Të Kripura”, kryeministri Rama ka hedhur poshtë si opsion këtë mundësi.
Arsyet janë të kuptueshme. Ikën një bashki mavi nga harta. E dyta është e pamundur të bësh fushatë pas skandalit të videos me Gjicin: çfarë t’u thuash kuksianëve?!