Franca tërhiqet edhe nga Nigeri
Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi tërheqjen e trupave franceze nga Nigeri brenda dy muajve të ardhshëm, pas grushtit të shtetit në vendin e Afrikës Perëndimore.
Tërheqja ushtarake nga Nigeri vjen pasi trupat franceze u dëbuan edhe nga vendet fqinje, Burkina Faso dhe Mali. Në rajon, sentimenti anti-francez ka qenë në rritje, edhe për shkak të dështimit për të frenuar terrorizmin xhihadist në rajonin e Sahelit.
Prishtina duhet ta llogarisë Tiranën edhe si kundër saj
Përtej situatës dramatike dhe absurde në terren sot në Kosovë, janë me rëndësi parësore deklarimet që u bënë.
Komuntiteti perëndimor në një zë dënoi sulmin duke e cilësuar terrorist. Këtu spikat qëndrimi i ambasadës amerikane në Prishtinë që vlerësonte se Policia e Kosovës ka të gjithë tagrin dhe detyrimin për të vendosur rendin dhe sigurinë në mbarë territorin. Asnjë njësi e KFOR nuk u vu në lëvizje dhe menaxhimi i situatës u bë me njësitë policore të Kosovës, ndërkohë që kryeministri dhe ministri i Brendshëm, Sveçla kanë bërë thirrje vazhdimisht për dorëzim.
Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë
Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që nga fillimi i luftës civile. Presidenti kinez njoftoi një aleancë të re midis Pekinit dhe Damaskut.
Kina mbështet kundërshtimin e Sirisë ndaj ndërhyrjes së huaj, bullizmit të njëanshëm dhe do të vihetnë lëvizje për rindërtimin e Sirise.
Tri lëvizje gabim dhe Mat!
Ka dalë më në fund në një komunikim publik për të folur mbi situatën në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Përmes kësaj daljeje kushdo ka mundësinë të kuptojë se cili ka qenë skenari dhe çfarë ka ndodhur.
Vuçiç ka rindërtuar ngjarjen që sipas tij ka nisur në orën 02.40 përmes një tentative të një grupi serbësh për të krijuar barrikadë në Banjskë. Presidenti serb ka ecur më tej kur me një rol paradoksal prej drejtori policie ka shpjeguar se pas një konflikti është vrarë një polic i Kosovës, akt të cilin ai e ka dënuar disa herë.
Spastrimi etnik administrativ në Luginën e Preshevës diskutohet në OKB
Popullsia e shqiptarëve është reduktuar me mbi 70% në disa zona të Luginës së Preshevës. Por kjo shifër është vetëm në letër. Çaktivizimi i adresave të shqiptarëve të Luginës është pjesë e strategjisë së Serbisë, të cilën Komiteti i Helsinkit e ka cilësuar “spastrim etnik administrativ”.
Sulmi dënohet edhe nga kisha serbe. Ende asnjë e dhënë zyrtare për identitetin e autorëve
Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka reaguar sot përmes një deklarate të posaçme mbi sulmet e ndodhura në Banjskë të Kosovës, duke njoftuar se në mjediset e manastirit në atë fshat kanë mësyrë persona të armatosur dhe të maskuar.
Në deklaratën e vet Dioqeza dënon sulmin e ndodhur, vrasjen e një polici të Kosovës dhe ka shprehur ngushëllimet për familjen.
Kosova dhe Tajvani, një aleancë e mundshme
Askund Uashingtoni nuk vlerësohet më shumë se sa në vendin e vogël ballkanik të Kosovës. Në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës, një statujë e ish-presidentit të SHBA-së përshëndet me dorë kalimtarët. Sekretarja e Shtetit gjatë mandatit të Klintonit, Madeleine Albright – e cila në vitin 1999 nxiti ndërhyrjen e SHBA-së kundër Serbisë në Luftën e Kosovës – nderohet me një shesh të vogël dhe bust pranë qendrës së qytetit të Prishtinës.
Mediat në Kosovë publikojnë audioincizim nga brenda manastirit të Banjskës
Mediat në Kosovë kanë publikuar një audioincizim që sipas tyre vjen nga brenda manastirit të Banjskës ku ka një situatë të tensionuar që nga mëngjesi i sotshëm. Në audioincizim raportohet se dëgjohen komunikime rusisht, diçka që megjithatë kërkon sqarime zyrtare. Mediat po ashtu kanë raportuar për të vrarë nga sulmuesit, që sipas kryeministrit Kurti janë 30 në numër dhe të arrestuar. Është njoftuar edhe dalja e presidentit serb, Aleksander Vuçiç, që do të sqarojë pozicionin e Serbisë në këtë situatë.
Divergjenca franko-gjermane për tregtinë e makinave me Kinën
Nëse për reformimin e BE-së janë në të njëjtën gjatësi vale, për marrëdhëniet tregtare me Kinën, Franca dhe Gjermania kanë divergjenca. Qasjet e ndryshme lidhen me makinat elektrike.
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, shprehu shqetësimin se prodhuesit gjermanë të makinave mund të preken indirekt nga masat e BE-së, nëse kjo e fundit ndërmerr të tilla për automjetet elektrike kineze si rezultat i një hetimi të ri kundër subvencioneve.
Politika e zgjuar serbe shkon përherë në të njëjtën pikë
Vrasja e një polici dhe plagosja e një tjetri si dhe të shtënat me armë, janë konsideruar nga qeveria e Kosovës dhe presidenca e saj si akte të orkestruara nga Beogradi. Ka shumë dyshime të arsyeshme për të besuar se një gjë e tillë është e vërtetë, ndonëse një dritare duhet mbajtur hapur për të mos paragjykuar. Në eventualitetin e faktimit të kësaj akuze, është e udhës të vihet në dukje se dhuna dhe strategjia e tensionimit janë tashmë konstante të politikës serbe në Kosovë, çka në vetvete e bën të pakuptimtë dhe zhvlerëson të gjithë politikën e mirëkuptimit që iu dha presidentit serb, Vuç
