Vlerësim i ri për vullkanin që ndikoi në rënien e qytetërimit minoan

Postuar në 11 Gusht, 2023 19:38

Shpërthimi vullkanik që shkatërroi Santorinin rreth vitit 1600 pes. nuk ka qenë aq i fuqishëm sa është menduar deri tani. Një analizë e detajuar, duke përdorur teknikat më të fundit gjeofizike dhe gjeologjike, është botuar në Nature Communications. Ajo hedh poshtë përllogaritjet e mëparshme që sugjeronin se shpërthimi përfshinte një magmë gjigande prej 86 kilometrash kub. Studiuesit thonë se në të vërtetë, ajo ishte rreth 26-41 kilometra kub.

Covidi-i felin vret macet e Qipros 

Postuar në 11 Gusht, 2023 16:50

Një variant me virulencë të lartë i Covid-it ka vrarë me mijëra mace në Qipro.  Virusi u përhap me shpejtësi nëpopullatën e maceve të ishullit, saqë qeveriau detyrua të autorizonte përdorimin e pilulave të destinuara për njerëzit, si “armë” në duart e veterinerëve për të frenuar përhapjen e patogjenit. 

Kimia e rrezikshme e cigares elektronike

Postuar në 11 Gusht, 2023 15:27

Cigarja elektronike u prezantua 20 vjet më parë si një alternativë më e shëndetshme e duhanit. Por ende sot, ka shumë pikëpyetje në lidhje me përbërësit e saj dhe efektet e tyre në shëndetin e njeriut.

Poeti, masoni dhe vetmitari Lasgush....*

Postuar në 11 Gusht, 2023 08:00

Fragment i shkëputur nga kapitulli i shkruar posaçërisht për botimin në shqip të librit “Gjakim kthimesh, gjakim ikjesh. Ese mbi letërsinë në arrati” të autorit suedez Leandoer, së shpejti nga Shtëpia Botuese "Onufri" në përkthim të Entela Tabakut dhe Shqiptar Osekut. Fragmenti u botua nga e përditshmja suedeze “Svenska Dagbladet”, dt. 19-07-2023.

***-------***

Marko Boçari, Atdhetar?!

Postuar në 11 Gusht, 2023 01:00

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtonte dy ditë më parë vdekjen e Marko Boçarit me një status në Facebook: 

SiSot, 200 vjet nga vdekja e atdhetarit Marko Boçari. 

Heronjve u kujtohet ditëlindja si fillim i veprës së tyre dhe datëvdekja si fillimi i lavdisë së tyre. Por, disa syresh lavdia u fillon që në gjallje. Mes tyre bënte pjesë Marko Boçari, i cili lindi në Sul të Çamërisë më 1788 dhe ra në betejë më 9 gusht 1823…

200 milionë euro për të mos prerë pemët

Postuar në 10 Gusht, 2023 18:56

Një fond prej 200 milionë eurosh do t’i jepet Rumanisë për të shpëtuar nga prerja pyjet e saj. Skema e miratuar nga Komisioni Europian parashikon që përfituesit e këtij fondi të jenë fermerët rumunë, të cilët në këmbim të pagesës, nuk do t’i presin drurët e pyjeve të vendit.

Skema synon të mbrojë biodiversitetin, të përmirësojë ekosistemin dhe të ruajë habitatet dhe peizazhet”, thuhet në një njoftim për shtyp të KE.

Polonia çon 10 mijë trupa në kufirin me Bjellorusinë

Postuar në 10 Gusht, 2023 18:29

Polonia do të stacionojë 10 mijë trupa në kufirin me Bjellorusisë.

Rreth 10 mijë ushtarë do të vendosen në kufi. 4 000 do të mbështesin direkt Rojën Kufitare, ndërsa 6 000 do të jenë rezervë” , tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak.

Emigrimi do të zhdukë kombe dhe shtete

Postuar në 10 Gusht, 2023 17:18

Në një shkrim në Corriere della Sera, përveç atij që është publikuar për Edi Ramën e që flet për fasadat e Tiranës së vitit 2000, Danilo Taino sjell në vëmendje një vëzhgim të bërë prej studiuesit të pabarazive Blanko Milanoviç, sipas të cilit ecuria e tanishme e lëvizjeve migratore shtron çështjen e zhdukjes së disa kombeve dhe shteteve siç i njohim sot.

Administratori i inceneratorit të Tiranës ngre akuzën e parë: Bashkia, debitore. Të paguajë, ose kaos

Postuar në 10 Gusht, 2023 14:39

Në një prononcim të parin për mediat, administrator shtetëror i inceneratorit ende në letër, por në sekuestro të Tiranës, Arjan Baçi, ka paralajmëruar se nëse Bashkia e Tiranës, nuk shlyen detyrimet e prapambetura, në kryeqytet rrezikohet kaosi për mbetjet.

Puna po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjitha kontratat dhe po shihen prapambetjet që të bëhet trajtimi i mbetjeve urbane të Tiranës.

Rrëzoni kryeministrin, që ta keni mirë me Amerikën

Postuar në 10 Gusht, 2023 14:16

Departamenti amerikan i Shtetit nxiti Pakistanin të largonte kryeministrin Imran Khan nga detyra, vitin e kaluar, si ndëshkim për qëndrimin e tij neutral në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Lajmin e bën të ditur “The Intercept”, e cila citon një kabllogram sekret diplomatik të marrë nga një burim ushtarak pakistanez.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS