Fëmijët në tablotë e piktorëve shqiptarë

Postuar në 23 Gusht, 2023 23:15

Bota e fëmijëve në pikturat e artistëve shqiptarë të para ’90-s. 11 piktura që kanë në qendër fëmijët në aktivitete të ndryshme.  

Djali me liber- Bajram Mata- Foto GA

Vajza me kordele- Abdurrahim Buza - foto GA

Dyshime për vdekjen e Prigozhinit në një aksident ajror

Postuar në 23 Gusht, 2023 19:44

Kreu i ushtrisë private, Wagner, Yevgeny Prigozhin, dyshohet se ka vdekur. Prigozhin është në listën e pasagjerëve të një avioni që u rrëzua sot në Rusi, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave në bord.

Më herët, një kanal Telegram i lidhur me Wagner-in, Gray Zone, raportoi se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Fischer - Karpov, përballja e pamundur e Luftës së Ftohtë

Postuar në 23 Gusht, 2023 18:12

Wilson Center shkuante pak ditë më parë për një episod interesant të Luftës së Ftohtë që lidhet me sportin e shahut. Në arkivat ruse të Historisë Bashkëkohore gjendet një material që sipas kërkuesit Vassily Klimentov dëshmon një përpjekje për të organizuar një lojë shahu mes Bobby Fisher dhe të Anatoly Karpov, kampioni sovjetik i kohës.

Borxhi si formë e re e kolonializmit

Postuar në 23 Gusht, 2023 17:06

 

Sipas një raporti të ri, vendet më të pasura dhe huadhënësit privatë po i fusin vendet me borxhe të mëdha në varësinë e karburanteve fosile.

Presioni për të shlyer borxhet po i detyron vendet e varfra të vijojnë të investojnë në projektet e karburanteve fosile për të likujduar ato që janë zakonisht kredi nga vendet më të pasura dhe institucionet financiare, sipas analizave të fundit që kanë bërë aktivistët kundër borxhit Debt Justice dhe partnerët në vendet e prekura.

Disney nuk duhej ta anulonte Ataturkun

Postuar në 23 Gusht, 2023 14:55

 

“Franca duhet të dalë nga Afrika. Nuk ka rrugë tjetër!”

Postuar në 23 Gusht, 2023 00:16

Michael Shurkin i Këshillit të Atlantikut shkruan në një opinion të publikuar në “Politico”, se Franca duhet të lërë kontinentin afrikan. Teksa prezanton veten si një vëzhgues të vjetër të Francës, autori vë në dukje se situata e krijuar në Afrikë dhe interesat e Parisit, siç i formulon ai zyrtarisht, kërkojnë largimin. 

Ndahet nga jeta Totto Cutugno

Postuar në 22 Gusht, 2023 23:08

Toto Cutugno, një nga këngëtarët më të mirë të muzikës italiane, ndërroi jetë në një spital në Milano, pas një beteje të gjatë me kancerin. Italiani i vërtetë me kitarën në dorë, siç thonë vargjet e këngës së tij, lë pas një listë të gjatë suksesesh muzikore dhe një karrierë që i kaloi shumë herët kufijtë e vendit fqinj.

L’italiano”, me të cilën ai mori pjesë në Sanremon e vitit 1983, u bë kënga që do ta identifikonte atë si këngëtar, por edhe mbeti si një fotografi e kohës kur u shkrua.

Jam Shqipëri, do t'ua nxij jetën!

Postuar në 22 Gusht, 2023 21:24

Në një kronikë të përcjellë nga MCN Tv evidentohet një gjendje e mjerueshme në Kishën e Shelcanit. E shekullit të 17-të, kisha është e dekoruar më afreske dhe është shpallur monument kulture. Prifti thotë se “çfarë bie jashtë, hyn brenda” dhe se me mundimet e veta ka bërë ca punë. 

E njëjta gjendje është edhe në ishullin e Maligradit në Prespë, me kishëzën tejet interesante aty. Myk, kalbëzim, një depo e shenjtëruar nga vjetërsia dhe pelegrinazhi në shekuj. 

"Abuzimi me pushtetin", libri i May bën me dhimbje koke konservatorët britanikë

Postuar në 22 Gusht, 2023 16:36

Abuzimi me pushtetin” është libri i ri i ish-kryeministres britanike Theresa May, që po i shqetëson jo pak konservatorët javët e fundit.

"Ajo e përshkruan shumë lirshëm se si është gërryer besimi tek politikanët dhe institucionet publike", thotë për The New European një burim në Westminster.

Mitrovica e Veriut anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Postuar në 22 Gusht, 2023 15:19

Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK). Vendimi është marrë sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të AKK-së.

Kërkesa për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës është bërë nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe është miratuar me shumicë votash.

Nga 38 komuna që ka në total Kosova, 34 prej tyre janë anëtare në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Asociacioni i Komunave të Kosovës është themeluar me 30 qershor 2001, pas zgjedhjeve të para lokale pas luftës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS