Asgjë në këtë jetë nuk është e mirëqenë...
Riprodhimi i asistuar/ Gjykata hedh poshtë refuzimin e burrit për t’u bërë baba
Burri nuk mund të refuzojë të bëhet baba pasi fëmija të jetë ngjizur. Përparimi i mjekësisë, sidomos në fushën e riprodhimit, ka hapur debate të reja dhe raste konkrete të kësaj natyre po përfundojnë në gjykatë.
Për 700 mijë €, sistemi politik del jashtë loje. Për dhjetëra miliona, mjafton një monolog!
Në vitin tanimë të largët 2011 në televizionin Top-Channel paraqiti në transmetim atë që tashmë njihet si video Meta-Prifti. Video u transmetua më 11 janar dhe në një hapësirë kohe prej vetëm 10 ditësh, opozita e asokohe, e drejtuar nga Partia Socialiste vuri në veprim një skenar ekstrapolitik për t’i imponuar qeverisë së Sali Berishës rrëzimin nga pushteti.
Video e mëposhtme është përgatitur në atë kohë ilustron se në prapavijë të videos Meta-Prifti u organizua një skenar që mund ta mbajmë me titullin e përcjellë nga Edi Rama: Zgjidhja e Re Politike.
Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. Vendimi vjen pasi Policia e Shtetit konfirmoi se ish-zv.kryeministri Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Të dhënat e sistemit TIMS kanë konfirmuar se Ahmetaj ka dalë jashtë territorit shqiptar. Vetë Ahmetaj disa ditë më parë e konfirmoi largimin përmes një statusi në rrjetet sociale, mëngjesin e ditës kur Parlamenti i hoqi imunitetin me 117 vota pro.
Kurti: Ka 48 baza serbe rreth kufirit me Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se në kufirin me Serbinë, kjo e fundit ka baza sulmuese. Nevoja për t'u mbrojtur në rast sulmi, e ka bërë qeverinë e tij të dyfishojē buxhetin për ushtrinë dhe të rrisë numrin e trupave.
Mbreti i Spanjës, mashkulli më elegant në botë
Mbreti i Spanjës ka një kurorë të dytë: atë të mashkullit të veshur më bukur. Në turneun e tenisit në Uimbëlldon, Filipi i Spanjës ra në sy për elegancën në veshje. “A është mbreti i Spanjës ikonë stili për meshkujt”, ishte tituli i “The Times”, Daily Mail gjeti rastin ta krahasonte me liderët që morën pjesë në samitin e NATO-s në Vilnius, ndërsa revistat e modës Tatler dhe Vanity Spain e vunë në kopertinë.
Paraqitja e tij e patëmetë u vu në pah akoma më shumë nga disa komente të Derek Guy, një ekspert i famshëm i modës mashkullore.
26.4 milionë euro nga taksa e arsimit, por mësimi në Tiranë bëhet ende me turne
Prej 8 vitesh, Bashkia e Tiranës mbledh taksën e arsimit. Taksa me vlerë 150 lekë të reja paguhet nga çdo familje e kryeqytetit në faturën e ujit. Synimi është që përmes fondit që krijohet të përmirësohen kushtet në shkolla.
Në Kolliman e Shallamovit, në anën tjetër të Njerëzimit
Kush ka lexuar “Shënime nga shtëpia e të vdekurve” të Dostojevskit me siguri ka marrë një shije nga “vendi ideal” për një burg. Rus të paktën. Siberia, Rusia e Largët, një emër, një entitet që është horizonti i pakapshëm, efemer i çdo imagjinate dhe orientimi. Ja, atje izolohet njeriu, në një zhvendosje gjeo-psikologjike nga qytetërimi për të kuptuar përjashtimin nga rendi social.
Një divorc i pritshëm në zemër të Europës
Prej kohësh, Belgjika ka një jetë politike kombëtare jofunksionale.
Sulm mbi Odesa
Media të shumta raportojnë për bombardimin e Odesës gjatë të cilit është dëmtuar rëndë edhe katedralja e qytetit. Guvernatori rajonal Oleh Kiper ka deklaruar se janë hospitalizuar 14 njerëz përfshirë katër fëmijë.
Katedralja e dëmtuar, ndërtuar në vitin 1809, është një godinë e rindërtuar në vitin 2003, pas prishjes nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1939.