Sekuestrohet inceneratori i Tiranës
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka vendosur sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës “Integrated Energy”.
Nga provat hetimore rezulton se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.
Zoto dhe Mërtiri dyshohet të kenë falsifikuar faturat duke përfituar 409 milionë lekë.
Vendimi për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës është marrë më 28 korrik nga GJKKO, dhe është ekzekutuar ditën e sotme. Njoftimi i SPAK:
Dyshja e "ambiguitetit konstruktiv" që dëmtoi më shumë se kushdo Kosovën dhe rajonin
Opinionisti i “Koha Ditore”, Augustin Palokaj, shkruan në një shkrim të djeshëm se sjellja e Bashkimit Europian gjatë ndërmjetësimit të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, ishte e tillë që e dëmtoi procesin. Duke menduar se ambiguiteti do të ishte një mjet në duart e palëve për të prezantuar në mënyrë të përshtatshme para opinionit publik propozimet e bëra, BE-ja, konkretisht dyshja Lajçak-Borrell, kanë minuar të gjithë ecurinë e dialogut.
Lufta ka për të qenë e gjatë. Putin nuk donte pushtimin e Ukrainës, vetëm neutralitetin
Lufta në Ukrainë ka për të zgjatur, qoftë edhe në formën e një konflikti të ftohtë. Kështu mendon politologu i njohur amerikan, John Mearsheimer, i cili në një intervistë për “The Grayzone” ka deklaruar se e vetmja mënyrë që Ukraina të hyjë në NATO, është të arrijë një fitore vendimtare ndaj Rusisë brenda kufijve të vet shtetërorë.
Optimizmi i Francis Ford Copolas: Jemi në prag të një epoke të artë
Suksesi i madh i "Barbie" dhe "Oppenheimer" i dha industrisë së filmit një adrenaline shumë të nevojshme, duke dëshmuar se ka ende një audiencë të madhe për filmat në kinema. Tani, pyetja që ngrihet është nëse fenomeni kulturor "Barbenheimer" ishte një rast i izoluar apo një shenjë se Hollivudi ka gjetur një rrugë të re drejt suksesit të qëndrueshëm.
Ndër optimistët është regjisori i njohur i "Apocalypse Noë", Francis Ford Copola. Në llogarinë e tij në Instagram, ai iu përgjigj fansave.
Rënia e heshtur e Al Kaedës
Më 31 korrik 2022, një sulm me dron i SHBA-së vrau liderin e Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri, në një bujtinë talebanësh në Kabul. Një vit më vonë, Al Kaeda ende nuk e ka shpallur pasardhësin e Zawahirit.
Puçistët në Niger akuzojnë Francën për ndërhyrje ushtarake
Junta ushtarake që mori pushtetin në Niger akuzoi Francën se po planifikon të nisë një operacion për të rikthyer në pushtet presidentin Mohamed Bazoum.
Ministria e Jashtme franceze nuk e komentoi akuzën, por tha se Parisi e njeh Bazoumin si autoritetin e vetëm legjitim në vendin e Afrikës Perëndimore dhe se është i fokusuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe interesave të tij atje.
“Lufta bërthamore nuk është më e keqe se ndryshimi i klimës”
Kërcënimi i asgjësimit bërthamor nuk është më serioz se kërcënimi që përbën ndryshimi i klimës. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se ndryshimi i klimës mbetet sfidë ekzistenciale për njerëzimin.
Ministrat e BDI-së dorëhiqen me kusht
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, njoftoi dorëheqjen e ministrave të partisë së tij nga qeveria. Hyrja në fuqi e këtij vendimi kushtëzohet me votimin e ndryshimeve të kushtetutës nga partia më e madhe opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE.
Lista Serbe: Tërheqja e njësive të posaçme në veri u hap rrugën zgjedhjeve të reja
Lista Serbe e sheh çtensionimin e situatës si hapin e parë të domosdoshëm për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës. Përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen kushtet për fushatë normale.
A mësohet në shkolla për krimet e “komunizmit”?
Në një kronikë të përcjellë nga MCN vihet në dukje injoranca e dobishme mesa duket e një brezi mbi periudhën e komunizmit. Enver Hoxha është hero, thonë disa adoleshentë.