LSI nuk heq dorë nga politika e shapkave. Qeveri brenda qeverisë
LSI e ka bërë zakon që në gusht, kur gjithë populli mendon me të drejtë se politika ja ka futur plazhit, ajo si parti qeverisëse me vlera dhe kontribute të patjetërsueshme del dhe tregon se është vigjilente ndaj qeverisjes që i takon në veçanti pjesës së Edi Ramës. Petrit Vasili ka të gjithë seriozitetin dhe përvojën e duhur të bëjë opozitarizimin brenda qeverisë sidomos kur bëhet fjalë për tema që i përkasin sektorit të shëndetësisë, ku LSI gjithmonë ka treguar se është shumë e ndjeshme.
Dhunë në protestën përkujtimore ndaj vrasjes se 18-vjeçarit me ngjyrë, Michael Brown. Në Ferguson shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Në Ferguson të Misurit, autoritetet amerikane shpallën gjendjen e emergjencës. Kjo ndodhi pas përleshjeve me armë zjarri gjatë përkujtimit të njëvjetorit të vrasjes së 18-vjeçarit me ngjyrë, Michael Brown. “Nisur nga dhuna e një nate më parë në qytetin e Fergusoni dhe nga kërcënimi potencial për të tjera protesta që mund të lëndojnë njerëzit dhe pronën private, ushtroj detyrën time ekzekutive duke deklaruar gjendjen e emergjencës, e cila hyn në fuqi menjëherë”, deklaroi Steve Stenger, një drejtues i autoriteteve në Ferguson.
Krit-ere apo hatëre?
Para pak ditësh Ministria e Kulturës informoi përmes një njoftimi për shtyp se kishte shpallur 10 autorët që do të përfitojnë nga Fondi i Mbështetjes Financiare për Krijimtarinë Letrare. Emrat fitues u përzgjodhën pas një konkursi ku u paraqitën 57 drafte krijimtarie që sipas Ministrisë së Kulturës iu nënshtruan për rreth një muaji procesit të vlerësimit nga ana e Jurisë. Spikatin emra mediatikisht të njojur si Luljeta Lleshanaku, Romeo Çollaku, Josif Papagjoni, Rudina Çupi etj.. Ajo që kërcet në këtë histori është mënyra si janë përgjedhur autorët fitues dhe jo vetëm.
Strategjia e re kundër zjarrit: Nuska, mallkime dhe magji ndaj zjarrvënësve
Krijohet loja "Cani Cani" për të marrë vesh të vërtetën mbi tatimin 5%
"Made in Serbia" për mallrat shqiptare
Serbia mund të jetë një zgjidhje e tregtarëve shqiptarë për t'iu shmangur embargos së afërt ruse ndaj fruta - perimeve. Këtë e njofton faqja "Agroweb" e cila ndjek çështjet e agrobiznesit shqiptar. "“Made in Serbia” për produktet shqiptare? Besojeni ose jo, por për të shkuar në Rusi rruga e frutave dhe e perimeve shqiptare kalon pikërisht përmes Serbisë. Kjo është mënyra që tregëtarët shqiptarë mendojnë si rrugëzgjidhje pas embargos ruse, që pritet të zgjerohet me 7 vende të reja, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Fluturime, zhurmime, ndalime
"Tani dukesh një babi ndryshe"
Një ulje në kushtet e erës
Incidente nga ekstremistët në Turqi, dy gra qëllojnë me armë konsullatën e SHBA
Një seri sulmesh që ndodhën sot në Turqi, kishin në shënjestër policët dhe ushtarët, duke lënë disa të vdekur. Një tjetër incident kishte si objektiv konsullatën amerikane në Stamboll. Konsullata u qëllua me armë nga dy gra, të cilat arritën të ikin nga vendi i ngjarjes pasi policia u kundërpërgjigj, por më vonë njëra prej tyre u arrestua. Sulmi ndaj konsullatës amerikane në Stamboll u krye nga dy gra, njëra prej të cilave u kap e plagosur, tha sot zyra e guvernatorit të Stambollit.
