Përgjigje Ramës: Nuk nevojitet kontrolli i KFOR-it në veri
Ministra të qeverisë së Albin Kurtit iu përgjigjën deklaratës së kryeministrit Rama, i cili tha sot se situatën në veri të Kosovës duhet ta marrë nën kontroll KFOR-i.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një postim në Facebook tha se kjo është e panevojshme, por shtoi se patrullime të përbashkëta mund të kryhen në vijën kufitare, pasi “prej andej vjen armatimi, municioni dhe mercenarët që duan luftë”.
Deklaratën e Ramës për KFOR-in, ministrja Haxhiu e quajti kërkesë “të stërvjetëruar të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç”.
Parajsa e dhurimit të vezëve
Gratë spanjolle po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, e megjithatë Spanja është bërë kryeqyteti i dhurimit të vezëve në Evropë.
Gjatë 20 viteve të fundit, numri i cikleve të dhurimit të vezëve në Evropë është rritur vazhdimisht, duke arritur në më shumë se 80 000 në vitin 2018. Rreth gjysma e tyre ndodhin në Spanjë, vendi që është bërë destinacioni kryesor në Evropë i atyre që kërkojnë vezë të dhuruara.
Kuvendi i Kosovës: Pas sulmit në Banjskë është Serbia
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në unanimitet sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku e u lënduan tre policë të tjerë.
Vrasjen e policit nuk e justifikoj, autoritetet të reagojnë! Dua paqe, serbët vepruan vetë
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar gjatë një interviste për RTS se ajo që ndodhi në Kosovë ishte një reagim i detyruar i serbëve të cilët kanë kohë që ndihen të poshtëruar. Së pari z. Vuçiç, ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës, Bunjaku, duke kërkuar madje që:
autoritetet relevante duhet të reagojnë për këtë. Nuk ka justifikim për atë akt
Nagorno-Karabaku dorëzohet plotësisht te Azerbajxhani
Republika e Nagorno-Karabakut do të pushojë së ekzistuari që nga 1 janari 2024. Presidenti i republikës së vetëshpallur, Samvel Shahramanyan, nënshkroi një dekret për shpërbërjen e të gjitha institucioneve.
Asnjë akuzë për Serbinë. Sulmi nga një "grup kriminal"
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp sot përmes së cilës ka dhënë mendimet e veta për zhvillimet e fundit në Kosovë. Fjala e tij meriton thuajse aspak vëmendje, sepse është asgjë më shumë sesa vazhda e një ligjërimi që nuk jep më ndonjë të re.
Big Tech i parë europian penalizohet nga BE-ja
Rregullat e reja të Bashkimit Europian për internetin, të hyra në fuqi në fillim të këtij viti, u hartuan me synimin që të ndërtohej një sistem që do të mbante nën kontroll kompanitë amerikane në teknologjisë në tregun europian. Por një vendim i fundit antitrust i bllokut dërgoi mesazhin se nuk janë vetëm gjigantët e teknologjisë amerikane që do t'i nënshtrohen një kontrolli në rritje, por edhe kompanitë evropiane të teknologjisë.
Një shembull nga Bosnja për ata që vijnë pa ftuar
Beogradi zyrtar po mbështet sot idenë se ajo që ndodhi në Banjskë është një ngjarje e organizuar nga qeveria e Kosovës. Ajo shpalli madje zinë kombëtare, duke vazhaduar të flasë për skenarë kundër popullit serb.
Sveçla: Në Banjskë mbeti i vrarë edhe truproja e shefit të shërbimeve sekrete të Serbisë
Ministri i Brendshëm I Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar një dokument që sipas tij provon lidhjen e Serbisë me sulmin e ndodhur në Banjskë.
Greqia vë në punë emigrantët e paligjshëm
Në Greqi, emigrantët pa dokumente do të angazhohen në ndërtimin e projekteve madhore. Sistemi i trenave nëntokësorë dhe aeroporti i Kretës kanë përparuar pak dhe kjo i ka bërë autoritetet t’i shohin emigrantët si krah i mundshëm pune.
Qeveria greke planifikon të angazhojë në ndërtimin e tyre rreth 300 mijë emigrantë, të cilët ose nuk kanë dokumente ose u ka përfunduar leja e qëndrimit.