Zhduket avioni indonezian me 54 persona në bord, nga të cilët 5 fëmijë
Tjetër tragjedi me udhëtimet ajrore, megjithëse kjo e fundit ende nuk është vërtetuar. Raportohet se një avion indonezian me 54 persona në bord është zhdukur në rajonin Papua. Në bord ndodheshin 44 pasagjerë të rritur, 5 fëmijë dhe 5 persona nga ekuipazhi. Kontaktet me avionin Air ATR42 humbën pak para orës 15:00 sipas orës lokale, pas ngritjes nga aeroporti Sentani në kryeqytetin rajonal Jayapura. Aeroplani ishte rrugës për në qytetin Oksibil në jug të rajonit.
Pronarët: Deputetë të PS e PD po vjedhin tokat në bregdet me dokumente false
Fushatë e re grabitjesh pronash në bregdet. Ky është alarmi që japin shoqatat e ish-pronarëve. Krerët e shoqatave thonë se zyrtarët e lartë të PD dhe PS po bëjnë kërdinë me pronat në zonat me përparësi turizmin, po përvetësojnë dhe po tjetërsojnë qindra-mijëra hektarë tokë Sipas gazetës “Sot”, kreu i Shoqatës “Pronarët e Myzeqesë”, Stavri Semanjaku, deklaroi se pronat në bregdet po vidhen me shumicë nga politikanët dhe persona me dokumente false bëhen pronarë në tokë të të tjerëve.
10 mijë punonjës të administratës vendore, dy muaj pa marrë rrogat
Abrahams: Rama si Berisha, autoritar
Në përfundim të librit të tij “Shqipëria Moderne – Tranzicioni nga Diktatura nw Demokraci”, Fred C. Abrahams shkruan për Edi Ramën se gjakon për të mbajtur çdo gjë nën kontrollin e tij të drejtpërdrejtë.
PD gati të japë votën për ndryshimet në Kushtetutë
“Partia Demokratike do të bashkojë votat me shumicën për të ndryshuar Kushtetutën, vetëm në rast se reforma në drejtësi nuk do të përdoret si karrem për të kontrolluar sistemin”. Kjo është deklarata e kreut të grupit parlamentar demokrat Edi Paloka dhënë për “OraNews”. Sipas tij,
Vip-a tejet perfektë në rrjete sociale? Mbërrin hashtag-u që i vë në lojë
Një komike australiane shfryn nga pozimet e yjeve në ueb, duke vendosur të mbledhë imitimet më ironike të pasuesve të tyre. Selfie nga e gjithë bota. Vip-at tallës janë Kim Kardashian, Miranda Kerr, Kanye West, Serena Williams, Lenny Kravitz, Paris Hilton etj. Komediania australiane Celeste Barber ftoi ndjekësit e saj në Instagram për t’u dërguar portrete dhe fotot më ironike e qesharake.
Trump: “Nëse zgjidhem president i Amerikës do të dëboj 11 milionë klandestinë nga vendi”
Bëhet gjithnjë e më agresiv Donald Trump, miliarderi amerikan që kandidon për postin presidencial në zgjedhjet amerikane 2016. Kandidati presidencial është i gatshëm të shpenzojë një miliard dollarë të aseteve të tij, nëse republikanët do ta mbështesin atë në fushatën zgjedhore. Trump thotë se është gati të shpenzojë një miliard dollarë për kandidim, dhe nëse do të arritë të fitojë, premton se do të largojë nga Shtetet e Bashkuara më shumë se 11 milion emigrantë të paligjshëm.
Apeli i Shehit: "Strategji dyvjeçare për ringritje të PD-së. Basha të pranojë mendimin ndryshe jo të bëjë Berishën nr.2"
p>Një strategji dyvjeçare për ringritje të PDsë. Këtë apelon kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi që e mendon si të vetmen mënyrë për ta çuar atë drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” Shehi shprehet se e djathta duhet të ristrukturohet, ndërsa kreut demokrat, Lulzim Basha, i kërkon të pranojë mendimin ndryshe në parti dhe jo të bëjë Berishën numër 2.
Punësimi në Gjermani, vetëm përmes kontratave individuale
Shqipëria po përballet me kthimin masiv të qytetarëve që kanë kërkuar azil ekonomik në Gjermani. Kontigjentet e para kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, por shqiptarët vazhdojnë të besojnë se në gjermani ka pun për ta. Përballë kësaj situate, Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genci Kojdheli, ka thënë për “Tv Scan” se e vetmja mënyrë për t’ia dalë në këtë shtet është përmes një kontrate të rregullt pune, pasi kërkesa për azil ekonomik nuk funksionojnë.
Një takim i pazakontë me një ish-kandidat për President të ShBA-së
“Boston Globe” publikonte dy ditë më parë një letër të Sarah E. Godfrey, e cila rrëfente një histori të pazakontë. Historinë e një takimi në stacionin e trenit, ku një i moshuar, mblodhte mbeturinat dhe i hidhte në kosh, rrugës duke shkuar për në punë. Godfrey, bën një përshkrim të takimit dhe nënvizon sesi burri i vjetër shprehet i irrituar për papastërtitë në këtë vend të Bostonit. “I thashë të sigurohej se do të lante duart kur të shkonte në punë. “Kështu më thotë edhe gruaja”, tha ai”, shkruan Godfrey.
