Prishtinë/Nis punimet Seminari XXXIV për Gjuhën dhe Letërsinë
Ka nisur punimet në Prishtinë Seminari XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili do të zhvillohet deri më 28 gusht dhe që ka si tema kryesore: shqipja në domenin publik, letërsia dhe religjioni, si dhe kultura shqiptare në tranzicion.
Testi i drogës për deputetët, merr shumë “vota” pro online
“Balkanweb”, që është një ndër faqet me trafikun më të lartë në internetin shqip, publikon rezultatet e përgjigjeve ndaj një pyetjeje direkte për lexuesit: A duhet të bëhet testi i drogës për deputetët siç ka propozuar Partia Demokratike? “Balkanweb” e quan këtë sondazh, por në fakt ajo është një test i kufizuar që të lejon gjithsesi të marrësh një perceptim. Përgjigjet janë të tilla që flasin në favor të testit: “Në sondazhin që mori 2338 vota gjithësej, 2000 lexues kanë votuar pro testit të drogës dhe 338 kundër”, shkruan agjencia në fjalë.
Pamela Anderson, 47 vjeçarja e "Baywatch" ka pasur ditë dhe më të mira
Në Ballkan nuk ka vende të sigurta, por të dëshpëruara
Përgjegjësinë e kanë elitat politike që njerezit po ikin në masë nga Ballkani. Kështu shkruan sot në një shkrim në “Deutsche Welle”, Verica Spasovska, e cila ofron një përgjigje për shkakun e imigrimit. Një përgjigje që nuk thuhet nga politiknaët dhe vendimmarrësit, që bëjnë llogari dhe flasin për vende të sigurta. Ndërkohë që masat shtrënguese ndaj elitave hajdute dhe banditeske në Shqipëri e Kosovë, apo edhe gjetkë, i kanë në dorë. Është kjo çfarë sugjeron Spasovska.
Shënim: Braçe, dëmi ekonomik i gabimit në pasaporta dhe disa dëme të tjera shumë më të prekshme
Nëpërmjet një komenti në Facebook deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar mbi gafën e shënimit të gabuar të afatit 10 vjeçar në pasaportat e fëmijëve, afat që duhej të ishte 5 vjet. Braçe nuk e quan një gabim teknik, por një shkelje ligji që sipas tij u kushton shqiptarëve 11.6 milionë euro. Braçe thotë se kjo çështje, e cila po trajtohet si gabim teknik, ka ndodhur në harkun kohor Prill 2009-Korrik 2010, kur Ministrinë e Brendshme e drejtonte Lulzim Basha.
Sorosianë dhe antisorosianë në PD
Aktivist i djathtë, por gjithmonë i mbajtur në periferi të strukturave politike të PD-së, Altin Goxhaj iu është përgjigjur me rastin e 74-vjetorit të të atit, atyre që e akuzojnë si djalë i një ish-sigurimsi. Arsyeja mesa duket, pse ai nuk është afruar aq sa do dëshironte në PD.
ARMO, probleme edhe me pagesat e energjisë. OSHEE kërkon sekuestro për 11 fatura të papaguara
Kompania ARMO e përpunimit të naftës “bie në rrjetën” e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Ky i fundit ka kërkuar sekuestro konservative për shkak se ARMO rezulton debitore ndaj OSHEE me 11 fatura të papaguara. “OSHEE i ka bllokuar ARMO-s llogaritë rrjedhëse, pas lëshimit të titullit ekzekutiv për detyrimet e papaguara të energjisë elektrike”, shkruan revista “Monitor” që raporton se janë disa që kanë kërkuar në QKR sekuestro. Borxhi i naftës së kompanisë është 267 milionë dollarë, prej të cilave 209 milionë bankave, kurse borxhi tatimor 53 miliomë dollarë.
Ftesat e Veliajt për adoptime, humoristët politikë hyjnë në garë
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj pak ditë më parë bëri thirrje që biznesi apo qytetarët të adoptojnë një çerdhe për të përmirësuar kushtet e saj. I pari që iu përgjigj thirrjes ishte aktori i humorit Gazmend Paja që adoptoi një çerdhe. Paja njihet për simpatitë e tij socialiste. Ndërkaq kolegu i tij Julian Deda, i atashuar pranë strukturave të PD-së, ofrohet të adoptojë Kryemnistrinë.
Egjipti gjithnjë e më pranë “Mubarakut”, qeveria ndalon mbajtjen e shamisë nga vajzat në shkollat fillore
Regjimi i Al Sisit në Egjipt po i pret gjithnjë e më shumë urat me ato elemente që kërcënojnë mbivendosjen e fesë ndaj shtetit. Ndërkohë që kundër krimeve të kategorizuara si terrorizëm, Egjipti ka vendosur dënimin me vdekje të parevokueshëm, qeveria së fundi ka ndaluar mbajtjen e shamive nga fëmijët në shkolla. Ministri i Arsimit, Moheb Al-Refaei, tha se vajzat nuk do të lejohen të mbajnë shaminë në shkollë fillore. Sipas ministrit, Islami nuk i detyron vajzat që të bartin shamitë, deri sa të arrijnë moshën e pubertetit, kështu që ato nuk kanë nevojë të bartin ato gjatë shkollës fillore.
