Banorë të zhdukur të prehistorisë së Tokës
Përbindëshi i detit, peshkaqeni gjigand i zhdukur 100 milionë vjet më parë
Një peshkaqen gjigand, i gjatë sa një ndërtesë dy katëshe popullonte sipërfaqen e oqeanit rreth 100 milionë më parë. Zbulimi i fosileve në vitin 2009 çoi në përfundimin se predatori në fjalë mund të jetë qenë një ndër më të mëdhenj në Tokë duke shtruar pikëpyetjen e evolucionit të tyre. Leptostyrax macrorhiza, u zbulua aksidentalisht në Texas, në Fort Worth, ku gjenden fosile marine, si ato të amonitëve.
1000 vetë që këndojnë "Learn to fly"
1000 njerëz u mblodhën në Cesena dhe kënduan "Learn to fly" nga Foo Fighters. Arsyeja: grupi të japë një koncert aty. Dhe me sa duket ia dolën.
Në burg! Radhën e ka biznesi: kujt nuk përdor kasën, qeveria i vë byrzylykët
Qeveria mendon t’u rikthehet masave ndëshkimore drastike, por kësaj radhe ndaj biznesit. Në parim, lufta kundër informalitetit u njoftua nga kryeministri, që foli për goditje të ashpra. Po ku konsistojnë masat? Raportohet se një nga sanksionet e parashikuara të jetë burgosja e administratorëve të subjekteve private nëse inspektimi tatimor do të konstatojë mungesën e kasës fiskale. “Çdo biznes, i cili nuk ka kasë fiskale, ose kapet pa dhënë kuponin tatimor, do t’i sekuestrohet malli që herën e parë.
Merkel e pathyeshme, fiton shumicë absolute nëse zgjedhjet do të mbaheshin javës tjetër
Nëse në Gjermani, zgjedhjet do të mbaheshin javën tjetër, kancelarja Angela Merkel, do të fitonte shumicë absolute. Kështu referon agjencia “Reuters” një sondazh të realizuar një ditë pasi revista “Spiegel” publikoi lajmin se Merkel ka ndërmend të garojë për një mandat të katërt. Arsyet e kësaj mbështetjeje gjenden tek sjellja e kancelares gjatë krizës greke, ku ajo provoi veten të ishte një politikane “ku mund të mbështetesh në situata të vështira”.
Fusha magnetike e Tokës, garancia e jetës së saj, më e vjetër nga sa mendohej
Fusha magnetike është një arsye themelore pse në Tokë ka jetë dhe në Mars jo. Studiues të universitetit të Rochester në New York, kanë hedhur së fundmi një hipotezë sipas së cilës, fusha magnetike e Tokës është më e vjetër nga sa mendohej deri më tani. Sipas mendimit të përgjithshëm, ajo shkonte në 3.45 miliardë vjet, pra diçka më shumë se 1 miliardë vjet më e re se mosha e vetë planetit që vlerësohet në rreth 4.6 miliardë vjet. Sipas studimit të fundit, sugjerohet që fusha magnetike e Tokës të shkojë në 4.2 miliardë vjet. Me ekzistencën e saj lidhet edhe krijimi i pllakave tektonike.
Charlotte McKinney nuk mund të kuptohet pa këmbët e saj
Modelja 21-vjeçare Charlotte McKinney vendosi të vërë në pah një tjetër aspekt të bukurive të saj, këmbët e saja kilometrike. Kohët e fundit ajo është ankuar për gjoksin e saj duke theksuar se nuk gjen dot bluza për to... Ajo shfaqi një make-up minimal ndërsa qëndronte nën diellin kalifornian.
Jessica Alba, ende në formën e Nancyt të "Sin City"
Parodi me krizën greke
Pak blerës në tregun shqiptar, të gjithë kërkojnë të shesin. Qeveria nis rishtetëzimin e shitjeve të dështuara
Viti 2015 po demonstron një ofertë të shtuar për shitje dhe me një interes të ulët për blerje. Shteti nuk gjen blerës për kompanitë e veta. Shitjet e tokave dhe shtëpive kanë rënë me rreth 40% në 6-mujorin e parë. Volumet e transaksioneve të aksioneve kanë rënë me 30% këtë 6-mujor, kundrejt ofertës gjithnjë e në rritje për shitje.