Zhvishet Beckam, zbulon kuptimin e tatuazheve
Një nga futbolistët më të mirë në botë, por edhe një fenomen i shoë bizit. Kështu mund të cilësohet David Beckam, i cili pranoi të fotografohet duke treguar tatuazhet që ka në trup dhe mesazhet që ato përcjellin.
Beckam sapo ka mbushur 40 vjetorin dhe ka shenjuar në trup momentet më të rëndësishme të jetës së tij.
Nis “kthesa e madhe” e doganave, sekuestrohen 172 kg duhan i grirë
Kundërshtari i madh që po mban zbrazur arkën e doganave shqiptare është gjetur. Dhe merita duket se është e konsulentëve britanikë të Croën Agents. Së fundmi është bërë bllokimi më i bujshëm i kohëve të fundit me sekuestrimin e 172 kilogramëve duhan të grirë, thotë Monitor duke cituar një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Në luftën kundër tregtimit të mallrave kontrabandë DPD organizoi kontrolle në terren në Elbasan dhe në Bashkinë e Kamzës.
Ti pyet: Ku humbi Lulzim Basha? Përgjigja thuajse unanime: Po ç'e do or aman?
Ka që thonë se ka ikur me pushime. Po ku u lodh ky xhanëm?
Merret vesh se pas kërkesës së Fatmir Xhafës për veshje me xhaketë në Komisionin e Ligjeve, qëndron Artan Gaçi
Hiqet tabela “Bllokuar nga Edi Rama”. Gati tabela e re: “Zhbllokuar nga Eri!”
Fati i 100 mijë eurove, familjarët e Bujanës takojnë Nishanin, akuzojnë policinë
Është kthyer në sagë historia e aksidentit fatal rrugor të 32-vjeçares Bujana Bushi, së cilës sipas familjarëve i janë marrë edhe 100 mijë euro që kishte në çantë. Familjarët janë takuar sot me Presidentin Bujar Nishani, dhe pretendojnë se policia ka tentuar ta fshehë aksidentin, nuk u ka dhënë detaje për mënyrën se si ndodhi, si dhe kanë deklaruar se Bujanës i janë zhdukur të gjitha sendet personale. Aksidentin, familjarët e viktimës e konsiderojnë të qëllimshëm dhe akuzojnë policinë për fshehjen e ngjarjes.
Zbulohet një flluskë gjigande...nën ujë
Burg për energjinë, burg për kasa fiskale. Burg për shqiptarët - Po. Pse dekriminalizim i Parlamentit - Jo?
Donald Trump në qendër të vëmendjes, por edhe të humorit(video)
Ndërkohë që fushata për president në ShBA është përqendruar te shfaqjet publike të Donald Trump, Jimmy Fallon dhe Chris Christie, kanë vënë në lojë, atë përmes një bisede të supozuar me Presidentin Barack Obama. Ashtu si në realitet, pyetjeve për emigracionin, ekonominë dhe edukimin, Trump(Fallon) u përgjigjet: "Do të ndërtoj një mur gjigand".
http://www.washingtonpost.com/news/the-fix/wp/2015/08/04/jimmy-fallon-im...
Dy studentë zbulojnë galaktikën më të dendur të vëzhguar ndonjëherë
Dy studentë të universitetit të San Jose në Kaliforni, zbuluan atë që konsiderohet galaktika më e dendur e vëzhguar ndonjëherë. Richard Vo dhe Michael Sandoval bënë zbulimin e galaktikë ultrakompakte dhe madje realizuan edhe një video ilustrim. Galaktikat e dendura janë shumë të ndriçuara, kompakte dhe me madhësi shumë të vogël. Ndaj edhe quhen xhuxhe. Nëse një e tillë do të vëzhgohej nga sipërfaqja e një planeti, do të shihej një qiell me 1 milionë yje njëherësh. Se çfarë ofron një pamje e tillë, mjafton të kujtohet se një vëzhgues nga Toka, sheh me sy të lirë vetëm disa mijëra yje.