Nobel për fizikantët që shkuan në “zemër” të atomit
Tre shkencëtarë do të ndajnë Nobelin e Fizikës për vitin 2023. Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L'Huillier janë vlerësuar për “eksperimentet me të cilat gjeneruan pulse drite aq të shkurtra që mund të maten në sekonda, duke demonstruar se këto pulse mund të përdoren për të parë atë që ndodh brenda atomeve dhe molekulave".
Agostini, shkencëtar francez, pasi mori doktoraturën në Universitetin Aix-Marseille në vitin 1968, ka mbajtur poste të shumta, por nga viti 2005 punon në Universitetin Shtetëror të Ohajos si profesor i fizikës.
Vuçiç justifikon sulmin në Banjskë: Lindi nga nevoja për vetëmbrojtje
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë një intervistë për CNN, ku është pyetur për sulmin në veri të Kosovës dhe situatën e tensionuar atje. Vuçiç thotë në intervistë se gjithçka nisi nga nevoja e serbëve për t’u vetëmbrojtur, ndërsa jep një përgjigje përgjithësuese për «të gjithë ata që kanë kryer vepra kriminale».
Këshilltari i Merkel: Gazi rus ndihmoi rritjen e ekonomisë gjermane
Këshilltari ekonomik i Angela Merkel është i bindur se furnizimi me gaz rus gjatë kohës kur Gjermaninë e drejtonte ajo nuk ka qenë gabim, madje ka ndikuar pozitivisht te ekonomia e vendit.
“Na ndihmoi të kapnim norma të forta rritjeje që na bënë të mundur gjëra që përndryshe nuk do t'i kishim pasur, për një periudhë 10-15 vjeçare, gjëra që përndryshe nuk do të ishin të mundshme,” tha Lars-Hendrik Röller në një intervistë me “Financial Times”.
Ushtria serbe në Kosovë? Lojë e Beogradit për të fituar kohë
Pala serbe është përpjekur të sqarojë sot se lajmet për përqendrim trupash në kufi me synim ndërhyrjen në Kosovë janë të pavërteta. Ndonëse ministri i Mbrojtjes Milosh Vuçeviç ka deklaruar se nëse urdhëri jepet, ushtria do të ndërhyjë, ai ka shtuar se kjo do të ndodhë duke informuar KFOR-in.
Ministri serb i Mbrojtjes: Nuk e sulmuam Kosovën, por e bëjmë nëse na kërkohet
Ushtria serbe hedh poshtë përfshirjen në sulmin e Banjskës më 24 shtator, por shprehet e gatshme për agresion ushtarak ndaj Kosovës, nëse i kërkohet.
Në një deklaratë të përbashkët me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ministri serb i Mbrojtjes, Miloš Vuçeviç, tha se në një rast të tillë, para se ndërmarrë këtë hap, Serbia do të njoftonte fillimisht KFOR-in.
Njeriu i ndërlikuar që mori drejtimin e Egjiptit otoman
Khaled Fahmy është pedagog i Studimeve Bashkëkohore Arabe në Universitetin e Cambridge dhe autor i librit “Mehmed Ali” (Botimet Oneworld). Në këtë intervistë, tentojmë të ndriçojmë dy fytyrat e Perandorisë Otomane nga këndvështrimi i një historiani egjiptian.
"Sulmi në Banjskë, nga e njëjta dorë që vrau Oliver Ivanoviçin"
Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviç, e lidh vrasjen e Oliver Ivanoviçit me të njëjtin grup që kreu sulmin e 24 shtatorit në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.
Bogdanoviç thotë se informacioni që ka marrë provon implikimin direkt të Beogradit në vrasjen e liderit të Iniciativës qytetare “Liria, demokracia, drejtësia” (SDP), në vitin 2018.
"Sulmi në Banjskë, nga e njëjta dorë që vrau Oliver Ivanoviçin"
Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviç, e lidh vrasjen e Oliver Ivanoviçit me të njëjtin grup që kreu sulmin e 24 shtatorit në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.
Bogdanoviç thotë se informacioni që ka marrë provon implikimin direkt të Beogradit në vrasjen e liderit të Iniciativës qytetare “Liria, demokracia, drejtësia” (SDP), në vitin 2018.