Historike, një ekip shqiptar në play off-in e Champions League
Futbolli shqiptar i klubeve është vetëm 90 minuta larg ëndrrës për t'u bërë pjesë e elitës europiane të futbollit për këtë sezon. Skëndërbeu fitoi edhe ndeshjen e kthimit me moldavët e Milsamit dhe kaloi me meritë në fazën play off të Champions League. Kampionët e Shqipërisë mundën 2 me 0 moldavët në Elbasan Arena me dy gola të Salihit dhe Prognit. Kundërshtari i Skëndërbeut në play off-in e Champions do të përcaktohet në shortin që do të hidhet të premten.
Bleona Qerreti lë spitalin, ndryshe nga pacientët e tjerë
Këngëtarja shqipëtare Bleona Qerreti më në fund ka lënë spitalin, por ndryshe nga pacientët e tjerë, me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.
Këtë kuptuam pas fotos së fundit të publikuar në profilin e saj në Instagram. Bleona shkruan:’U ktheva në këmbët e mia, gati për show! Ju falenderoj për mesazhet tuaja të ngrohta.’ Mesa duket gjendja shëndetësore e këngëtares, eshte përmirësuar goxha .
Joachim Loew me fat, i merr autograf Blendi Fevziut
Foto/70 vjet nga Hiroshima
Vdiq historiani i njohur britanik Robert Conquest
Ka vdekur në moshën 98 vjeccare historiani i njohur britanik, Robert Conquest. Ai është i njohur për punimet e tij në dokumentimin e periudhës staliniste në Bashkimin Sovjetik, për njohjen që i mundësoi opinionit perëndimor mbi Terrorin e Madh, që tanimë pranohet si emblemë e pushtetit të Josif Stalinit. Libri i tij “Terrori i Madh” i publikuar në vitin 1968 konsiderohet si libri i parë që hodhi dritë mbi krimet shtetërore në vitet ’30 në BS.
Na ishte një herë Akti Normativ i vitit 2013
Akti Normativ për buxhetin aktual nuk prek buxhetet e ministrive. Kështu sqaron sot Ministria e Financave e cila gjithsesi shton se ulen disa shpenzime. Mendohet se këto ndryshime lidhen me mosrealizimin e të ardhurave. Në vitin 2013, diskutohej sërish një Akt Normativ, por për kujtesë, ja sesi e argumentonin ndërhyrjen në buxhet asokohe, disa titullarë të qeverisë së tanishme:
Edi Rama dhe Paskal Milo takohen rastësisht në Qeparo, ka mundësi bashkëpunimi në Agjencinë Rajonale të Bregdetit
Të dy janë me pushime në Qeparo dhe Edi Rama nuk kishte si t'i shpëtonte pakënaqësive permanente të Paskal Milos se Partia Socialiste nuk po zbaton marrëveshjen e bashkëpunimit me PDS. Për këtë arsye Rama, nisur dhe nga peisazhi i plazhit në jug e ka quajtur Milon vlerë të koalicionit dhe i ka konfiduar faktin se do të shohë mundësinë e bashkëpunimit në Agjencinë Rajonale të Bregdetit.
Ndaaal! Këtu jeton Bamir Topi
Ndodh edhe kështu. Dhe do të ndodhin të tjeta gjëra sa kohë njerëz si Bamir Topi të jenë të bindur se shqiptarët janë dele. Raportohet se përveç kufizimeve që zotëria në fjalë i bëri rrugës ku ka vilën e vet, si shpallja e saj “Rrugë Private”, së fundmi i ka shtuar edhe një derë hekuri. Si mund të ndodhë kjo? Është çudi e madhe sesa shumë janë të pagdhendurit në këtë vend, kur po të krahasojmë edhe me jashtë, rruga drejt vilave apo blloqeve rezidenciale nuk shpallet rrugë private. Përtej kangjellave po. Ose kur e gjithë toka rrethuese është private. Ç’ti thuash kësaj?
Këngëtarja e muzikës rep Iggy Azalea pohon se: "Po, kam bërë ndërhyrje. E pastaj?”
Azalea thotë se ka ndërhyrë pa pasur frikë në hundë dhe në gjinjtë e saj. Mesazhi i këngëtares: "Mos kini turp të ndryshoni diçka për veten tuaj. Nuk është e lehtë të jetosh me difekte"