Pas energjisë, rritet edhe çmimi i ujit. A prek kjo çmimin e bukës?

Postuar në 06 Gusht, 2015 19:06

Tarifa e ujit të pijshëm do të ndryshojë. Ky është informacion tanimë zyrtar që pritet të fornalizohet si akt. Pak ditë më parë u bë e ditur se Enti Rregullator i Ujit ka pritur aplikimet nga disa bashki, të cilat sugjerojnë çmimet e reja. Enti ka deklaruar edhe se do të dëgjojë mendimin e komunitetit, por vlera reale e tyre është e dyshimitë. Sot gazeta e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, shkruan se janë 12 bashki që kanë aplikuar, por vetëm ato të majta sipas saj.

Sejko i jep një dorë qeverisë: Kalimtare luhatjet në ekonomi

Postuar në 06 Gusht, 2015 18:57

Dalja jashtë objektivit e të ardhurave në tatime e dogana por dhe mosrealizimi i shpenzimeve për Bankën e Shqipërisë është një periudhë kalimtare. Kështu e kondsideroi guvernatori Genti Sejko situatën ekonomiko financiare që po kalon vendi, duke i dhënë një dorë qeverisë që ndodhet përballë kritikave për kritikave për zgjedhjet e gabuara në politikat fiskale.

Bie gjysmë ore shi në Tiranë. Veliaj: Pjesë e masave për t'i hequr zhulin qytetit

Postuar në 06 Gusht, 2015 18:47

Gruja më me stil në botë? "Vanity Fair": Samantha Cameron, gruaja e kryeministrit britanik

Postuar në 06 Gusht, 2015 18:36

Samantha Cameron, bashkëshortja e kryeministrit britanik, David Cameron, është shpallur nga "Vanity Fair" si femra e veshur më mirë në botë. "Sharm konservatori" e ka cilësuar revista.

Shtypi i huaj konstaton për të 15-ën verë rresht virgjërinë e plazheve shqiptare

Postuar në 06 Gusht, 2015 18:23

Holograme përmes smartphone

Postuar në 06 Gusht, 2015 18:17

Pararendësi i gjarprit ka patur katër këmbë

Postuar në 06 Gusht, 2015 17:56

Deri më tani mendohej se paraardhësi i gjarprit, kishte dy këmbë. Por zbulime të reja fosilesh çojnë në konstatimin se kjo specie ka evoluar nga një paraardhës me katër këmbë, secila me nga pesë gishta. Fosili daton 120 milionë vjet më parë dhe është quajtur Tetrapodophis amplectus – Gjarpri me katër këmbë. Vetëm se këto këmbë nuk kanë shërbyer për të ecur, por të ndihmuar shumimin me partnerët, ose për të ndihmuar në asgjësimin e presë.

NASA publikon videon me pamjet e "anës së padukshme të Hënës"

Postuar në 06 Gusht, 2015 17:35

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka lëshuar një video ku paraqitet "ana e padukshme e Hënës". Pamjet janë marrë nga një satelit dhe i jane përcjellë publikut. Për herë të parë, Hëna u pa nga ky kënd, më 1959, kur sovjetikët hodhën në hapësirë satelitin e parë.

Kudo bie, në Shqipëri çmimi i naftës rritet sërish. Shkon në 187 lekë/litër

Postuar në 06 Gusht, 2015 17:10

Dukuria shqiptare e rritjes së çmimit të naftës, ndërkohë që në botë ajo bie në vijimësi, mund të përkufizohet pa frikë si vjedhje e qytetërëve me bekimin e qeverisë. Top-Channel raporton për një rritje tjetër të çmimit në tregun vendas teksa nga qershori e deri më sot, çmimi i naftës në bursë ka lëvizur nga 70$/barrelë në 60$/barrelë.

Ngjarje në Bulevard/FRD-ja proteston para Presidencës: "Nishani dil jashtë! Kompensim real për pronat e Bamirit"

Postuar në 06 Gusht, 2015 16:36

Pages

Subscribe to ResPublica RSS