Edi Rama shpallet lideri më i gjatë në botë. Qeveria: Ishte një nga objektivat e 300 ditëshit të dytë
Rikthimi, Blendi Gonxhe mban fjalim para stafit në Bashkinë e Tiranës: “Do thoni ju, po hë, ç’u bëre...!”
Edhe këtë vit nxënësit do të mësojnë me tekstet me gabime
Debati i gjerë i nisur vitin e shkuar për gabimet në tekstet e historisë nuk do të marrë fund as këtë vit, sepse nxënësit do të kenë në duar të njëjtat libra. Eksperti i fushës se arsimit, Ndriçim Mehmeti, thotë për “Ora News” se Ministria e Arsimit ka tërhequr udhëzimin për hartimin e teksteve të reja te historisë, i cili do të jetë sërish i diskutueshëm. Mehmeti, bën publik një udhëzim të Ministrisë së Arsimit të 15 prillit të këtij viti ku kërkohej hartimi i teksteve të klasës 4, 9 dhe 12 që kanë ngjallur diskutime për datën e çlirimit, apo rolin e liderve politikë pas viteve ‘90.
Në pikëpyetje rinovimi i kontratës me “Crown Agents”
“Vizion Plus” raporton sot se kontrata me kompaninë britanike, “Crown Agents” nuk do të rinovohet. Televizioni në fjalë referon burime nga Ministria e Financave se ka qenë vetë titullari i saj, Shkëlqim Cani, që ka shprehur pakënaqësi për ecurinë e punës. “Për çdo vit Crown Agent i merr qeverisë shqiptare një vlerë të konsiderueshme parash, e cila shkon në 4 milion e 250 mijë euro. Vitin e parë ajo morri edhe 400 mijë euro për shërbimin e automjeteve.
Gjermanët publikojnë një video ku u kërkojnë emigrantëve të qëndrojnë në vendin e tyre, përndryshe do t’i kthejnë
Autoritetet gjermane kanë publikuar një video ku tregohet dëbimi i azilkërkuesve dhe ku qytetarët e vendeve ballkanike paralajmërohen se do të përballen me të njëjtën gjë nëse shkojnë në Gjermani dhe kërkojnë azil politik. Videoja 4 minuta që u publikua në internet nga Ministria e Brendshme gjermane, është pjesë e fushatës për informimin publik drejtuar Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë. Në të tregohen refugjatët e ardhur nga vendet e Ballkanit në një autobus policie teksa shkojnë drejt aeroportit për t’u kthyer me avion.
Ish-shefi i shërbimit sekret bullgar në burg për 2.4 milionë euro
Mediat bullgare raportuan sot se ish-kreu i shërbimeve sekrete bullgare, Kirço Kirov u dënua me 10 vite burg për përvetësim fondesh publike me vlerë 2,4 milionë euro. Gjykata Ushtarake ka vendosur që më shumë se gjysma e pasurisë së gjeneralit Kirov të konfiskohet. Gjenerali Kirov deklaroi në radion publike se do ta apelonte vendimin, dhe ka shpallur vazhdimisht pafajësinë e vet. Kirov ka mbajtur postin e kreut të shërbimeve sekrete nga viti 2003 deri më 2012.
Trump përbuz femrat? Ai përgjigjet: "Të qenit politikisht korrekt, problemi më i madh i SHBA"
Donald Trump mbetet lajmi i lajmeve në SHBA. Gjatë debatit presidencial mes kandidatëve republikanë, Trump u pyet nga moderatorja Megyn Kelly për deklaratat e tij mbi femrat. Ajo ka cituar se ai i ka quajtur femrat që nuk pëlqen, dosa të dhjamosura, qen etjj. Trump reagoi me një përgjigje kaubojsi: "Problemi i madh i këtij vendi është të qenit 'politikisht korrekt'. Nuk po fitojmë më, as me Kinën apo me Meksikën. E kam fjalën në tregti. Na duhet forcë, mendje, shpejtësi. Nuk kam kohë për të humbur. Kam thënë ato që kam thënë". Dhe ngjitja e tij në sondazhe vazhdon.
Goditja fatale e Metës, sponsorizon krijimin e këngës: "Kush i shton hallet e mia...Edi Rama, Erjon Velia"
Ja kënga origjinale:
Krijuar nga populli në guroret e Tomorrit.
Sa aktual është sot Branko Merxhani
Ndjej se maja e gishtit po më djeg. Dhe ç’të djegur! Dridhem i tëri. Kam vënë gishtin tim mbi ato plagë që shekuj me radhë kanë lodhur dhe egërsuar parreshtur shpirtin shqiptar. Megjithatë, i shkruaj këto radhë me dhimbje e guxim, pasi ndjej të më ndjekë gjithnjë pas fantazma e tmershme e Niçes, me atë fjalën e vet të njohur: Të vërtetat që fshihen kthehen në katastrofa!- shkruante Branko Merxhani në gazetën e tij “Përpjekja Shqiptare” rreth 8 dekada më parë. Po sot, a kemi vallë të vërteta që nuk duhen fshehur për të mos u kthyer në katastrofa?