#ShikoMeSyePlasMeZemër: Chris Brown ka humbur një femër-diamant!

Postuar në 28 Gusht, 2015 17:04

Chris Brown duhet të jetë penduar që për një moment kënaqësie humbi pesë vite përkrahë Karrueche Tran dhe një femër të tillë.

Modelja e cila ka nisur dhe karrierën si aktore, ka postuar këto foto në rrjetet sociale, ku ekspozon linjat perfekte trupore.

Shën Thanasi "spostohet". Komuniteti himarjot ka kërkuar i pari përkujtimin e Katalanos. Pse u prish atëherë kisha?

Postuar në 28 Gusht, 2015 16:36

Qeveria ka dërguar Blendi Klosin, ministër për Çështjet Sociale, për të biseduar me banorët e Dhërmiut, rreth ndërtimit të Kishës së re të Shën Thanasit. "A1 Report" publikon madje edhe projektin e ri që ndryshon në pikëpamje arkitektonike nga projekti i vjetër i para 1972-it. Do të ishte interesante të bëhej i njohur emri i arkitektit që ka sugjeruar projektin. Por le të shohim çfarë ka thënë ministri Klosi: “Nuk pati asnjë incident nga ato që ju gazetarët zakonisht prisni.

Momentet kryesore nga dasma Sinan Hoxhës dhe Andrra Destanit (FOTO)

Postuar në 28 Gusht, 2015 16:35

Më në fund dhe këngëtari i mirënjohur shqipëtar Sinan Hoxha kurorëzoi dashurinë që ndjen për bukuroshen nga Kumanova Andrra Destani, e cila jeton prej vitesh në Gjermani.

 

Lajmi që Sinani e mori Andrren në shtëpi me helikopter bëri bujë të madhe, ndërsa brenda ambejnteve të lokalit të rezervuar, janë fiksuar këto momente.

Inkuizicioni i gjuhës

Postuar në 28 Gusht, 2015 15:15

Besimi në rolin nacionalist të Kishës së Romës shkakton paqartësi doktrinale, nëse pretenduesit e këtij fakti do të lexonin mësimet e Mesias: “Nëse ndokush vjen tek unë e do më tepër babain, nënën, gruan, fëmijët, vëllezërit, motrat, madje edhe jetën e vet se sa mua, nuk mund të jetë nxënësi im”, apo “Kush e do të jatin e të jëmën më shumë se mua […] Kush e do djalin apo vajzën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua”.

Kjo është femra që çmend Cristiano Ronaldon

Postuar në 28 Gusht, 2015 14:09

Yovanna Ventura, ish e dashura e Justin Bieber, eshte nje nga pak femrat qe ndjek Cristiano Ronaldo ne rrjetet sociale.

Sulmuesi i Realit ka nisur qe te ndjek postimet dhe fotot e Yovanna, qe momentin e pare qe iu bashkua Instagram.

Ëngjëlli Candice që po tërbon Instagramin

Postuar në 28 Gusht, 2015 13:49

Europa nuk e do Ballkanin në BE. Përndryshe pse i largojnë njerëzit?

Postuar në 28 Gusht, 2015 13:32

“Deutsche Welle” bën sot një përmbledhje të shtypit gjerman mbi samitin e Vjenës. E nga sa mund të lexohet, mediat gjermane janë më të sinqerta nga politika e Berlinit zyrtar, që sipas tyre ka ndërmarrë një iniciativë tek e cila nuk beson. “Nën titullin "Loja e gabuar për Ballkanin Perëndimor", gazeta “Berliner Zeitung” komenton: "Gjatë konferencës plasi lajmi për gjetjen e një kamioni plot me refugjatë të vdekur. Lajmi horror nuk hodhi hijen mbi konferencën, siç po lexojmë rëndom, por ai hedh një dritë të fortë në mugëtirën politike që mbizotëronte takimin pompoz në Vjenë.

Zyra Federale për Azilin përgënjeshtron kryeministrin e Shqipërisë

Postuar në 28 Gusht, 2015 13:17

Zyra Federale Gjermane për Azilin dhe Migracionin (BAMF) në një prononcim për "Abc News" deklaroi se kjo zyrë nuk ka asnjë indikacion se azilkërkuesit nga Shqipëria janë emigrantë nga Greqia. BAMF reagoi në lidhjen me deklaratën e Edi Ramës, i cili tha se “është fakt që dihet tanimë dhe nga autoritetet atje se shumica dërrmuese e shqiptarëve s'janë të ikur nga Shqipëria po nga Greqia.” Por sipas Zyrës Federale Gjermane për Azilin dhe Migracionin, që është dhe autoriteti kryesor për azilkërkuesit, nuk ka asnjë shenjë se shumica e azilkërkuesve shqiptarë janë ish-emigrantë nga Greqia.

Përkeqësohet bilanci i tregëtisë me jashtë, pasqyrë e partneritetit të ri politik

Postuar në 28 Gusht, 2015 12:56

Muaji korrik ka shënuar bilancin më negativ në tregëtinë me jashtë përgjatë viteve të fundit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se deficiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u rritur me 23,0 % krahasuar me Korrik 2014 dhe 20,3 % në krahasim me Qershor 2015.
Në korrik eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 2,6 % në krahasim me një vit më parë dhe 7,6 % në krahasim me Qershor 2015. Importet e mallrave në korrik të këtij viti arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 10,6 % në krahasim me Korrik 2014 dhe 6,5 % në krahasim me Qershor 2015.

Për PD-në korriku ishte muaji i dështimit dhe korrupsionit në financa; Qeveria fshehu të dhënat

Postuar në 28 Gusht, 2015 12:38

“Qeveria vazhdon të fshehë të dhënat zyrtare për financat e muajit korrik, edhe pse zyrtarisht duhej të ishin publikuar me 20 gusht”. Në një dalje të sotme për mediat nga selia blu, këshilltari i grupit parlamentar demokrat për Financat, Dorian Teliti tha se informacionet paraprake tregojnë se muaji korrik është sërish një gërshetim i dështimit me korrupsion dhe të ardhurat nga doganat dhe tatimet janë shumë më poshtë se sa plani. Sipas tij, mungesa e transparencës në këtë drejtim, është thjesht thellim i abuzimit dhe mbulim i hajdutërisë masive në tatime e dogana.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS