Pse turizmi kulturor duhet të dalë mbi turizmin patriotik
Nuk kursehen lekët për Bashkinë e Tiranës
Kur qeveria po shtrëngohet nga të gjitha anët për të kursyer ndonjë kacidhe, Ministria e Financave i ka dhënë bashkisë së Tiranës një fond shtesë prej 92 milionë lekë në datën 3 gusht. Destinacioni i këtyre parave ende nuk dihet nuk është bërë.
Yjet dhe kafshët e tyre: Sa ngjajnë?
Prokuroria bie në gjurmët e parave të fshehura të tre deputetëve dhe dy ish-ministrave
Sipas të dhënave të KLSH dhe raporteve ndërkombëtare, pushtetarët në Shqipëri vjedhin miliona euro çdo vit nga buxheti i shtetit, ndërsa miliona të tjera burojnë nga ryshfeti, skemat e korrupsionit, lidhjet me krimin etj. Megjithatë, është një zyrtar i rangut të lartë i cili nuk është dënuar deri më sot. Por, kësaj kulture duket se po i vjen fundi. Gazeta “Sot”, shkruan se një grup prokurorësh janë angazhuar për hapjen dhe verifikimin e disa dosjeve të pasurisë, për llogari të disa ish-ministrave, ish-deputetëve dhe deputetëve.
"Rritja e pensioneve"? "Le ta marrë Edi Rama shtesën"
Që prej 1 korrikut 2015, rreth 600 mijë pensionistë shqiptarë përfituan një rritje pensioni të cilin qeveria e përcaktoi si indeksim për çmimet. Por vendimi i qeverisë për të rritur pensionet me 1.4% nuk është mirëpritur nga pensionistët. Ata ankohen se shtesa prej 1. 400 lekë të vjetra për pensionet e ulëta dhe 3.400 për ato të larta nuk u zgjidh asgjë. Në një kronikë televizive të trasmetuar nga “Ora News”, pensionistët e cilësojnë si tallje rritjen e pensioneve nga qeveria.
Një emër me gjashtë zero për Elisa Spiropalin!
Ajo që përflitej ngado në Tiranë, ka gjetur dje një titull zyrtar në “Rilindjen Demokratike”, gazetë e Partisë Demokratike. Me një shkrim të gjatë, kjo gazetë akuzon ish-drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali se ka vjedhur për vetëm 16 muaj në detyrë 5 milionë euro. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse Edi Rama, kryeministri, e ka larguar nga detyra Spiropalin. “Rama është personi i cili në një komunikim të ngushtë me njerëzit e tij të besuar kur ka kërkuar largimin e Spiropalit ka dhënë edhe arsyen se përse.
Koha për të folur vëndçe
Romanovët, mister dhe tragjedi në fundin e një dinastie
Në korrik u mbushën 77 vjet nga ekzekutimi i familjes perandorake ruse, Romanov. Cari Nikolas II, e shoqja, Alexandra, vajzat Maria, Olga, Tatiana dhe Anastasia, si dhe djali i vetëm, Alexei u ekzekutuan në Ekaterinburg në 16-17 korrik 1918. Një nga ngjarjet me rëndësi të madh në historinë e Rusisë, por edhe botës, përderisa përcaktoi deri diku legjitimitetin e pushtetit bolshevik. Por ajo mbetet një krim i pastër politik, që edhe sot zgjon keqardhje përveçse kuriozitet.
Donald Trump, gratë mund të jenë fati i tij
Donald Trump, miliarderi i njohur amerikan, ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Ai po performon në stilin e tij tipik, një stil që e ka ndihmuar atë deri më tani të lërë pas kandidatët e tjerë republikanë. Ndërkohë ai është dhe në fokusin e aparateve fotografikë
“Der Spiegel”: Rritje e ndjeshme e shitjes së armëve nga Gjermania
Sipas revistës “Der Spiegel”, sasia e eksportit të armëve të autorizuara nga Gjermania ka regjistruar një rritje të fortë që prej fillimit të vitit, kryesisht në drejtim të Lindjes së Mesme dhe në Afrikën Veriore. “Shitjet jashtë vendit të materialeve ushtarake të autorizuara nga Ministria gjermane e Ekonomisë mes janarit dhe qershorit përfaqëson një vlerë prej 6.35 miliardë eurosh, ose rreth vlerën totale të vitit 2014”, shkruhet në të përjavshmen gjermane, e cila bazohet në një përgjigje të dhënë nga qeveria për një deputet të opozitës.