Një qen që përkujdeset për bebin
"Shqiptarë, bashkojuni luftës për Drejtësi! Ky është moment historik”
Andrea Stefani duket se e ka marrë shumë seriozisht reformën në drejtësi. Aq sa në një analizë në gazetën “Dita” sot, i fton të gjithë shqiptarët, madje i sfidon që t’i bashkohen kësaj përpjekjeje që ai e quan patriotike. Dhe edhe radhët e shkruara kësaj radhe janë më imperative, më nxitëse, gati si një kushtrim. “Sot momenti historik dikton, për këdo që i thotë vetes shqiptar, t’i bashkohet luftës për drejtësi, përpjekjes për të bërë, për të parën herë në historinë e shqiptarëve, shtetin e së drejtës. Në 1912 shqiptarët shpallën pavarësinë. Lindi shteti i parë shqiptar.
El Chapo: Koleksionin e makinave të BOSS-it të drogës se keni parë as në ëndërr (FOTO)
Që prej Korrikut, BOSS-i i droges El Chapo Guzman eshte arratisur nga një burg i sigurisë së lartë, por disa momente brenda garazhit të tij janë siguruar.
Vetëm në njërën nga rezidencat ai ka një koleksion të paparë automjetesh luksoze, me mbi 30 prej tyre.
Ed Sheeran bën tatuazhin më skandaloz të jetës së tij (FOTO)
Këngëtari i muzikës së lehtë, Ed Sheeran, ka bërë një tatuazh skandaloz. Ai publikoi këto foto në rrjetet sociale ku tregon kokën gjigande te luanit në kraharorin e tij.
Ç’është e vërteta, Ed nuk është mbajtur ndonjëherë për gusto në tatuazhe, por ky, kaloi cdo parashikim.
FOTOGALERI: Veçantia e trupit të Jennifer Lawrence që quhet IDEALI (HOT)
Jennifer Lawrence është aktorja 24-vjecare e cila ka bërë revolucion në Hollywood, jo vetëm duke thyer rekorde me cmimet që ka fituar si Oscar dhe Emmy, por dhe përsa i përketë trupit.
Pasi bota u njoh me Jennifer të gjithë u bazuan në linjat e saj të konsideruara perfekte. Përse quhen të tilla? Epo trupi aktores nuk është as tejet elegant as me forma të theksuara, Jennifer është e kolme në vendet e duhura, dhe nuk ngjan aspak me ato ‘thataniket’ që shohim në tapetin e kuq.
Hungari: gjykata urdhëron arrestimin e 4 burrave që shkaktuan vdekjen e 71 emigrantëve
Një gjykatë hungareze ka urdhëruar arrestimin paraprak të 4 të dyshuarve për vdekjen e 71 emigrantëve që humbën jetën në një kamion në Austri. Ferenc Bicskei, president i Gjykatës Kecskemet, tha këtë të shtunë se arrestimet paraprake do të jenë në fuqi. Bicskei tha se 4 të dyshuarit e apeluan vendimin e gjykatës, duke u shprehur se nuk kanë kryes asnjë krim. Prokurorët thanë se ashpërsia e krimit dhe rreziku që të dyshuarit të largohen, justifikon arrestimin e tyre. Të dyshuarit u arrestuan të enjten në Hungari.
PS rikrijon Zonën e Parë Operative. Në krye bregasi Koço Kokëdhima
“Tema” raporton për organizimin e ri të Partisë Socialiste. Krijohen rajonet të cilat kanë në krye një drejtues që “rrit llogaridhënien”. “Sot në Vlorë, kryeministri Rama mblodhi deputetët e Vlorës dhe Gjirokastrës, si dhe drejtuesit lokalë të partisë dhe pushtetit në bashki.Gjatë takimit, ai u prezantoi skemën e re organizative të PS dhe u komunikoi se bashkimi mekanik i Qarkut të Vlorës me atë të Gjirokastrës, do të formojë rajonin e Jugut, një njësi e re organizative e Partisë Socialiste. Në krye të këtij Rajoni u caktua Koço Kokëdhima, deputet i Vlorës.
Ingrid Bergman, 100 vjet nga lindja e super aktores suedeze
Ingrid Bergman ishte një nga aktoret më fine të Hollivudit në vitet 1940 dhe 1950, e cila ka interpretuar në disa nga filmat më të njohur të atyre viteve. E lindur më 29 gusht 1915 në Stokholm, Suedi, Bergman pati një fëmijëri të vështirë. Ajo humbi të dy prindërit kur ishte e vogël. Në moshën 17vjeçare, Bergman u fut në një konkurrim dhe fitoi një bursë për “Royal Dramatic Theatre School”. Filmi i saj i parë, “Munkbrogreven” (1934), erdhi në moshën 19vjeçare.
Qeveria nuk i ka ulur pagat! Është më keq se kaq
Qeverisë i ka ngelur Qeverisja në dorë. Të dhënat më të fundit të INSTAT thjesht konfirmojnë këtë. Që të mos ngatërrojmë mollët me dardhët. Qeveria nuk i ka ulur pagat. Ajo thjesht e ka mbajtur nivelin e tyre pa ndryshuar. Dhe nuk i ka axhustuar ato me inflacionin. Domethënë, ai që merrte një rrogë 50.000 lekë, vazhdon të marrë rrogë 50.000 lekë. Nuk është se merr në dorë më pak, të themi 48.500 lekë. Ajo që ka ndodhur është më keq se kjo, sepse është më e thellë, më e pandreqshme dhe do të vazhdojë më afatgjatë.
Cani paralajmëron pronarët e minierave: Do përfshiheni në luftën ndaj informalitetit, do ta ulim në mënyrë drastike
Shkëlqim Cani paralajmeron pronarët e minierave se lufta ndaj informalitetit do të përfshijë edhe këtë sektor dhe nuk do të ketë asnjë tolerim. Ministri i Financavë theksoi se aktualisht informaliteti është rreth 50 % dhe objektivi i qeverisë është ulja e ndjeshme e tij.
