Bektashinjtë e Shqipërisë citohen në New York Times si shembull i tolerancës fetare

Postuar në 02 Shtator, 2015 22:19

Në një artikull të gazetës New York Times (shkruar nga i mirënjohuri Thomas Freedman), veçohen Bektashinjtë e Shqipërisë si sekti më tolerant fetar, i cili beson në bashkëjetesën me fetë e tjera.

"Mandata" e fundit nga Haxhinasto për shqiptarët: Rrugët që mendoj të jap me konçesion

Postuar në 02 Shtator, 2015 21:41

Shqiptarët do t’i paguajnë shtrenjtë investimet në infrastrukturë që qeveritë kanë bërë me paratë e tyre. Lajmi është dhënë nga Edmond Haxhinasto, ministër i dy qeverive të fundit Berisha-Rama. Në një intervistë për emisionin “Tonight” ministri i Transporteve zbuloi planin e qeverisë për të dhënë me koncesionin thuajse të gjithë rrjetin rrugor kombëtar.

Basha vendos kusht dekriminalizimin për reformën në drejtësi

Postuar në 02 Shtator, 2015 20:21

Nga Brukseli ku mori pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane, kryetari i opozitës Lulzim Basha bëri me dije se opozita nuk do të bëhet pjesë e komisionit të reformës në drejtësi nëse mazhoranca nuk do të kalojë më parë në parlament ligjin për dekriminalizimin, një draft i të cilit do të dorëzohetkëtë javë në kuvend nga opozita. ”Testi fundamental i  reformës në drejtësi dhe i çdo reforme duke përfshirë dhe hapat që duhen hedhur për të rikthyer besimin në zgjedhje të lira dhe të ndërshme, që u plagosën rëndë më 21 Qershor nga dyshja Rama-Meta, është dekriminalizimi.

"Ndërkohë që po u mësoja greqisht, fëmijët po më mësonin shqip”(video)

Postuar në 02 Shtator, 2015 20:19

Maria Efthimiou, një profesore e historisë në universitetin e Athinës, e vlerësuar me çmim nderi nga presidenca greke(http://www.thetoc.gr/eng/culture-arts/article/maria-efthimiou-awarded-fo...), por e angazhuar gjithashtu në mësimdhënie në mjedise të shumta, jep këtu një leksion për arvanitasit në Greqi.

Guvernatori mbron bankat nga aksioni kundër informalitetit: Nuk kanë fshehur para

Postuar në 02 Shtator, 2015 19:56

Për guvernatorin Genti Sejko aksioni i luftës kundër informalitetit do t’u japë mundësi bizneseve të bëhen më të besueshme për bankat dhe të përfitojnë më lehtë kredi. Sipas tij, sektori bankar është më i formalizuar dhe në përgjithësi nuk ka punuar me balance të dyfishta. “Unë nuk dua të bëj avokatin e bankave, por kjo është e ditur që bankat apo aktorët e sektorit financiar të licensuara nga Banka e Shqipërisë kanë qenë sektori apo industria më e formalizuar në raport me pasqyrat financiare.

Rama shpjegon pse i dha akull të ndotur Briseidës dhe Fugës: Fëmijët kanë nevojë për antikorpe

Postuar në 02 Shtator, 2015 19:42

Proteston Erion Braçe: Çfarë ka kjo Doris Pack që na kruhet ne të rinjve?!

Postuar në 02 Shtator, 2015 19:15

Letra e Klosit për Ramën nxjerr zbuluar Veliajn

Postuar në 02 Shtator, 2015 17:43

“Ne jemi krejtësisht të ndërgjegjshëm se problematika aktuale e informalitetit në punë nuk mund të zgjidhet vetëm me një fushatë, por po ashtu jemi krejtësisht të bindur që kjo fushatë është e domosdoshme deri në momentin kur reformat institucionale, progresi teknologjik që po implementohet dhe ndërgjegjësimi publik, do të bëjnë të mundur koordinimin dhe bashkërendimin e të gjithë aktorëve në luftën kundër informalitetit”.

Zbardhet biseda Tsipras – Janullatos

Postuar në 02 Shtator, 2015 17:38

Zëdhënësi i Kishës Ortodokse, Thoma Dhima, ka postuar një video të takimit mes Kryepeshkopit Janullatos dhe kryeministrit grek, Alexis Tsipras. Teksti i bisedës është zbardhur dhe nga ajo që shihet, aty nuk është folur për kishën e Dhërmiut. Më poshtë biseda:

Cipras: Dua t’u falenderoj për punën që keni bërë për ngritjen e kishave dhe objekteve fetare, por dhe për zhvillimin e arsimit, shëndetësisë dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Është një moment i vështirë për popullin grek.

GISELLE BUNDCHEN:Supermodelja më e pasur në botë kërcënon bashkëshortin

Postuar në 02 Shtator, 2015 17:15

Asgjë nuk po shkon mirë mes Giselle Bundchen, supermodeles më të paguar në botë, dhe bashkëshortit futbollist Tom Brady.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS