Çifti më i famshëm në botë kalon muajin e mjaltit me SUPER SHERR!

Postuar në 14 Gusht, 2015 01:21

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kaluan muajin e tyre të mjaltit me ‘super sherr’. Jo, nuk është pikërisht ajo që mund të mendoni, ka qenë pikërisht realizimi i bashkëpunimit të tyre të dytë, filmit ‘By The Sea’ ai që i detyroi të xhironin skenën e zënkës.

Megjithatë në intervistën e saj Angelina shprehet se ka qenë një pjesë shumë emocionuese, dhe fakti që punoi gjatë muajit të mjaltit i pëlqen pa masë./E.B

Calvin Harris bëri mrekullinë më të madhe në jeten e Taylor Swift

Postuar në 14 Gusht, 2015 01:19

Calvin Harris ka bërë mrekullinë më të madhe me Taylor, ai i ndryshoi mendjen asaj për tu bërë nënë. Një burim ka thënë se Taylor as që kishte dëshirë për të patur fëmijë, por pasi ajo gjeti një djalë kaq të mrekullueshëm sa Calvin, e ka marr në konsideratë goxha të madhe këtë pjesë. Ndërkohë që rrethi miqësor i ciftit pranon se as Taylor as Calvin nuk kanë qenë kurr kaq të lumtur sa tani që janë bashkë./E.B

Fundi i xhaketave të vjetra në PS. Krenaristët propozojnë rikthimin e tabelave të nderit

Postuar në 14 Gusht, 2015 00:46

Furnizim me naftë në Maqedoni. Është 60 lekë më lirë, por edhe më cilësore

Postuar në 14 Gusht, 2015 00:27

Në Maqedoni nafta shitet 118 lekë për litër, kurse në Shqipëri, 183 lekë për litër. Ky ndryshim prej 65 lekësh për litër ka nxitur drejtuesit e automjeteve në kufirin mes dy vendeve që t’i drejtohen pikave të furnizimit në Maqedoni. “Shkojmë në Maqedoni për t’u furnizuar sepse është më e lirë, me rreth 50 lekë për litër, si dhe shumë herë më e mirë. Nuk e bëjmë përditë këtë rrugë, por kur na soset durimi vijmë këtej”, thotë një drejtues mjeti i cituar nga Tip-Channel. Këtë hall të madh të njerëzve, dogana shqiptare po synon ta shtojë edhe ca më tepër kur shton kontrollet.

Hero i Punës Socialiste!

Postuar në 13 Gusht, 2015 23:45

Oktapodi, një nga krijesat më të sofistikuara

Postuar në 13 Gusht, 2015 23:31

Duke studiuar AND-në e oktapodëve shkencëtarët konstatuan se genet e tyre kanë karakteristika të veçanta që mund t’i  lidhin  ata me paraardhës të largët të jashtëtokësorëve. Një studim i kohëve të fundit tregon se ndoshta oktapodët janë dëshmia më e prekshme e jetës jashtëtokësore që mund të jetë në pjatën tonë.

Mesazhi i Namik Dokles kundër të brendshmeve me shqiponjën e flamurit, lojë e Ilir Metës: Godet monopolin e Shpëtim Idrizit

Postuar në 13 Gusht, 2015 23:15

Ekonomia shqiptare, Arben Malaj e Zef Preçi: Prag stanjacioni, po funksionon nën kapacitetet

Postuar në 13 Gusht, 2015 22:42

Studiuesit e ekonomisë shqiptare theksojnë me shqetësim faktin që rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë akoma më poshtë se parashikimet. Në një raport të “Zërit të Amerikës” ekonomia është pothuaj në stanjacion, të ardhurat kanë rënë, po ashtu ranë investimet vendase e të huaja. Ndërsa borxhi dhe deficiti u thelluan. Profesor Arben Malaj i Universitetit të Tiranës, për “Zërin e Amerikës thotë që ritmet e ulta të rritjes ekonomike do të zgjatin kohën për të ulur borxhin, masat do të jenë më të rrepta dhe pasojat sociale do të shtohen.

40% e kërkesave për azil në Gjermani nga Ballkani

Postuar në 13 Gusht, 2015 22:37

“Është e papranueshme për Europën që një pjesë e madhe e kërkesave për azil vijnë nga Ballkani.” Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm Gjerman, Tomas De Maizer duke sqaruar se statusin e azilantit e përfitojnë vetëm ata që janë të përndjekur nga vendi i tyre.

Azilkërkuesit e kthyer themelojnë shoqatën "Kapter Rahmiu"

Postuar në 13 Gusht, 2015 22:21

Pages

Subscribe to ResPublica RSS