Rikthehet Willy, princi i Bel-Air

Postuar në 14 Gusht, 2015 11:54

Pas “Xena” dhe “X-Files”, një tjetër serial klasik i viteve ’90 po përgatitet të rikthehet në ekranin e vogël. Sipas “Tvline”, në fakt Will Smith dhe shtëpia e tij e produksionit “Overbrook” janë në përpjekje për të prodhuar rikthimin e “Willy, princi i Bel-Air”, seriali që e lançoi Smith në botën e spektaklit. Projekti, i cili është ende në fazën fillestare, do të ruajë të njëjtin skenar me serinë origjinale: një familje normale, e cila tronditet nga ardhja e një elementi të ri në botën e tyre.

Putin, Papa Francesco, Lady Gaga, personat më me ndikim në 2015

Postuar në 14 Gusht, 2015 11:27

Sipas një sondazhi të bërë nga revista amerikane “Time”, personi më me ndikim për vitin 2015 është presidenti rus, Vladimir Putin, i pasuar nga pop star-i Lady Gaga, e cila është klasifikuar e treta në këtë sondazh. Lista e plotë e 100 personaliteteve më me ndikim në planet do të botohet në 16 prillin e ardhshëm.

Shpëton për fije Lady Gaga

Postuar në 14 Gusht, 2015 11:14

Shikim prej dive, fustan mëndafshi, një trëndafil rozë për të mbajtur flokët dhe një palë syze dielli në sy edhe pse ishte natë e errët. Kështu u paraqit Lady Gaga para fotografëve dhe një grumbulli njerëzish, të cilët e prisnin përballë një restoranti në Los Angelos ku, para se të hipte në makinë, u pengua e u rrëzua keqas. Iu desh ndihma e njërit prej shoqëruesve të saj që të ngrihej. E megjithatë, diva e famshme para se të hipte në makinë, si për të kaluar sikletin, ua dhuroi edhe një buzëqeshje paparacëve dhe të pranishmëve.

Irak, armë kimike të ISIS kundër kurdëve

Postuar në 14 Gusht, 2015 11:04

Pentagoni është i bindur se xhihadistët sunitë të ISIS kanë përdorur kundër kurdëve në Irak gazra kimikë si ipriti, i njohur edhe si gazi mostardë. ‘Wall Street Journal’ nënvizon se bëhet fjalë për treguesin e parë se Shteti Islamik është pajisur me armë kimike të ndaluara nga ligji i luftës. ISIS mund të ketë përdorur armë kimike në Irak kundër forcave kurde. Pentagoni i quan “të besueshme” informacionet për një përdorim të mundshëm të ipritit, të mërkurën e kaluar pranë qytetit Makhmour.

E papërmbajtshmja Anna Tatangelo me kostum plazhi

Postuar në 14 Gusht, 2015 10:50

Anna Tatangelo nuk ka afat për tifozët e saj. Selfie-it njëri pas tjetrit, të gjithë me një karakteristikë: një fizik të jashtëzakonshëm për t’u shfaqur me krenari, me një preferencë për qafën. Rastësisht gjinjtë e saj erdhën vërtetë në formë dhe Anna Tatangelo këtë gjë e di fort mirë. Ata gjinj që preken nga dora e kirurgut për identitetin e saj si femër. Nuk është më vajza e vogël e dashuruar pas këngëtarit, Gigi D’alessio, gjithaq jo vetëm një nënë e dashur, por mbi të gjitha, një grua hipersensuale.

"Taksë progresive" edhe mbi pronën

Postuar në 14 Gusht, 2015 09:58

Qeveria është duke përgatitur një reformë mbi taksat e pasurisë, duke e përshtatur me filozofinë e taksës progsive, paguan më shumë kush ka më shumë. Sipas shqiptarja.com reforma administrativo territoriale do sjellë ndryshime në shumë prej taksave vendore, mes të cilave bie në sy ajo e pasurisë.
Në Strategjinë Ndërsektoriale për Decentralzimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020 Këshilli i Ministrave ka paralajmëruar gjithashtu ndryshime në llogaritjen dhe tarifimin e taksës mbi tokën urbane, si dhe taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Rishfaqet Blerim Çela. Thotë se PD duhet rithemeluar duke larguar dhe uzurpatorët e saj

Postuar në 14 Gusht, 2015 08:53

Blerim Çela, një prej themeluesve të Partisë Demokratike, hedh akuza të forta mbi lidershipin e partisë, që sipas tij, për shkak të interesave personale e çuan PD­në drejt humbjes së thellë të 21 qershorit. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” Çela thotë se PD është shkëputur nga demokratët e vërtetë dhe se Lulzim Basha është i pafuqishëm për ta drejtuar atë. Blerim Çela apelon për rithemelim të PD­së, pasi vetëm në këtë mënyrë ajo mund të ringrihet për t’u rikthyer në pushtet ndërsa apelon demokratët e vërtetë që të ngrihen dhe të largojnë sipas tij uzurpatorët e PD­së.

Calvin Harris bëri mrekullinë më të madhe në jeten e Taylor Swift

Postuar në 14 Gusht, 2015 01:29

Calvin Harris ka bërë mrekullinë më të madhe me Taylor, ai i ndryshoi mendjen asaj për tu bërë nënë. Një burim ka thënë se Taylor as që kishte dëshirë për të patur fëmijë, por pasi ajo gjeti një djalë kaq të mrekullueshëm sa Calvin, e ka marr në konsideratë goxha të madhe këtë pjesë. Ndërkohë që rrethi miqësor i ciftit pranon se as Taylor as Calvin nuk kanë qenë kurr kaq të lumtur sa tani që janë bashkë./E.B

Shikoni transforimin e Huanitës në ‘Shtëpiake të dëshpëruara’

Postuar në 14 Gusht, 2015 01:26

Njihej si Huanita në serialin e suksesshëm amerikan, por në të vërtetë quhet Madison de la Garza. Vajza e shëndoshë, e cila aktronte përkrahë Eva Longorias, tashmë është kthyer në një adoleshente shumë të hijshme.

Madje ka filluar të preferohet aq shumë nga publiku sa që ka nisur të ketë ftesa të shpeshta për role të ndryshme. Në një nga përshkrimet në rrjetet sociale, Madison thotë se transformimin e pësuar ja dedikon atyre që e urrenin. Kujtojmë se 17-vjecarja është motra nga nëna e këngëtares Demi Lovato./E.B

Tom Cruise takon vajzën pas dy vitesh (FOTO)

Postuar në 14 Gusht, 2015 01:22

Kanë kaluar dy vite që nga hera e fundit që i kemi parë bashkë, dhe kjo është dicka që nuk e hasim cdo ditë në marrëdhënien baba e bijë. Por ja që Tom Cruise, ka një axhendë aq të ngarkuar saqë tani arriti të gjejë kohë për Surin.

Foto e fundit e tyre u shkrep në 2013, dhe tani ata u ribashkuan sërish bashkë për të kaluar tre ore. Burimi thekson se Suri ndihej fëmija më i lumtur në botë, që takoi të atin.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS