Kisha pranon zyrtarisht: Kyepeshkopi Janullatos me probleme të shëndetit (përditësuar)

Postuar në 18 Gusht, 2015 11:18

Diskutohej prej disa kohësh, por tani ka dalë në media. Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, nuk po kalon një gjendje të mirë shëndetësore, çka pranohet nga zëdhënësi i saj, Thoma Dhima. Dhima hedh poshtë diskutimin për zëvendësimin e Janullatosit, ndonëse shton se “këto janë gjëra që i përkasin krerëve të lartë të kishës”. “Këto janë gjëra që i përkasin vetëm Sinodit të Shenjtë. Sinodi nuk ka pasur një diskutim të tillë. Këto janë gjëra që diskutohen ndërmjet krerëve të lartë të kishës.

Antonio Banderas në rolin e Versace-s: Do të jetë fantastike

Postuar në 18 Gusht, 2015 11:15

Aktori i njohur ka deklaruar se është duke punuar në filmin biografik mbi stilistin i cili u vra në vitin 1997. Së bashku me regjisorin e çmimit Oscar, Bille August, në fakt, aktori spanjoll do të sjellë në kinema edhe një tjetër ikonë të botës së artit, por më së shumti kushtuar veshjeve. Bëhet fjalë për Gianni Versace, stilistin e njohur Italian, vrarë në 1997 nga një i çmendur, pranë shtëpisë së tij në Miami.

Melbourn, qyteti më i mirë në botë

Postuar në 18 Gusht, 2015 10:54

Melbourn-i është shpallur si qyteti i parë në botë, për të pestin vit radhazi, në indeksin e mënyrës së jetesës sipas revistës “Economist”, i pasur nga Vienna dhe Vancuver-i. Sipas “Economist” Melbourne regjistron pikët maksimale për shërbimin shëndetësor, arsimin dhe stabilitetin në infrastrukturë, kulturë dhe ambientalizëm. Ndër dhjetë vendet e para janë dhe qytetet kanadeze Toronto dhe Calgary, kryeqyteti finlandez Helsinki dhe Auckland në Zelandën e Re. Në fund të klasifikimit është Damasku, i pasur nga Daca në Bangladesh, si dhe Lagos në Nigeri.

Rrugët në krizë, s’ka fonde për mirëmbajtje. Klauzola e re: Nëse një projekt tejkalon buxhetin, kontrata bëhet nul

Postuar në 18 Gusht, 2015 10:51

Në 10 vitet e fundit, Shqipëria ka ndjekur një politikë agresive, duke investuar miliarda dollarë në ndërtimin e rrugëve të reja, por tani buxheti nuk ka parà t’i mirëmbajë ato. Neglizhimi disavjeçar i mirëmbajtjes ka bërë që rrjeti të amortizohet. Një raport i fundit i Bankës Botërore përllogarit se, për 5 vitet e ardhshme, Qeveria duhet të shpenzojë 400 milionë dollarë, për të mbuluar mangësitë aktuale në mirëmbajtjen e rrugëve dhe për të mos lejuar përkeqësimin e gjendjes së tyre.

Tailandë, bombë kundër turistëve. 22 viktima e 123 të plagosur

Postuar në 18 Gusht, 2015 10:42

 

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis në pritje të bebit të dytë

Postuar në 18 Gusht, 2015 10:17

Në fillim vjen dashuria, pastaj martesa, dhe pastaj… bebi numër dy. Ka kaluar një muaj që ku dy aktorët Ashton Kutcher dhe Mila Kunis zyrtarisht janë burrë e grua, por sipas një personi të afërt me çiftin, ata janë gati të presin në këtë jetë një fëmijë të dytë. Sipas radar.online, i cili referon të njëjtin burim, Mila ka bërë vizitat e duhura te mjeku, i cili ka thënë se ajo është në formë të përkryer për një shtatzëni të dytë.

PS - LSI, radha për dyshen Mile - Shkëmbi që të replikojnë

Postuar në 18 Gusht, 2015 10:01

Pogradeci po bëhet indikator i marrëdhënieve brenda së majtës. Nuk e ka përtypur mirë kandidatja e LSI-së për Pogradecin, Diana Mile, deklaratën e bërë një ditë më parë nga ish kryetari i bashkisë për 3 mandate, socialisti Artan Shkëmbi, sipas të cilit e majta humbi në këtë bashki edhe për shkak të kandidaturës së dobët. Në një reagim dërguar gazetave Panorama e Dita, Mile thotë:

Motrat Kardashian të inatosura me babain që u kthye në grua

Postuar në 18 Gusht, 2015 09:16

Shpërthejnë motrat Kardashian! Kim, Khloe dhe Kris të inatosura përballë Caitlyn në kamera: “Ti more famën, por po humbet familjen!” Caitlyn Jenner mund të ndjehet e sigurt dhe e lirë në identitetin e saj të ri, por njerëzit më të afërt të saj nuk janë shumë të lumtur me bombën e papritur dhe kaosin shoqërues që ajo solli me ndryshimin e gjinisë. Në episodin e fundit të “I Am Cait”, femra  65-vjeçare trans, ulur pranë të bijave, Kim, 34 dhe Khloe, 31 vjeç, dhe në një klip të mëparshëm, ish-gruaja e saj Kris, 59 vjeçe me shumë guxim dëgjoi zemërimin dhe pakënaqësitë në fjalë.

Informaliteti në Shqipëri: Firmat punojnë me dy bilance

Postuar në 18 Gusht, 2015 09:02

Shqipëria po bën përpjekje të shtojë vendet e punës dhe të luftojë informalitetin në këtë fushë. Ndërkohë që papunësia zyrtare e saj është rreth 20%. Sipas një raporti të përgatirur nga gazetari Ilirian Agolli për “Zërin e Amerikës”, Inspektoriati i Punës ka zbuluar gjatë këtij viti 900 punëtorë pa sigurime shoqërore dhe 1800 të tjerë pa kontrata pune individuale. Në mbi 550 kontrolle tek bizneset private doli se është ulur me 60% numri i punëtorëve pa kontrata individuale.

Edi Rama - Vasil Ruci, përfundon në barazim :-)

Postuar në 18 Gusht, 2015 03:55

Pages

Subscribe to ResPublica RSS