Blero hedh një hap të madh në lidhjen me Afronën!

Postuar në 25 Gusht, 2015 13:35

Blero duket se ka zyrtarizuar lidhjen me te dashuren Afrona Dika.
Krahas dedikimeve te shumta qe ben shpesh ne rrjetet sociale per te, Blero postoi nje foto ne Instagram ku shfaqet prane Afrones dhe familjes.
Edhe perse nuk kane shume kohe bashke, Blero duket se e ka prezantuar me familjen.

Kudo që shkon atë e trajtojnë si Princeshë (FOTO)

Postuar në 25 Gusht, 2015 13:03

Kudo që Harper Beckham shkon e trajtojnë si Princeshe.
E shoqeruar nga familja, me e vogla e Beckham-ve ka kaluar nje dite ne Disneyland.
Babai David eshte kujdesur maksimalisht per te bijen, sikurse vellezerit Brooklyn e Romeo.

#HOT: Kylie çmend të gjithë me fustanin super të shkurtër (FOTO)

Postuar në 25 Gusht, 2015 12:55

Mbase ishte momenti i Kris Jenner, por e bija e Kylie ka rrembyer gjithe vemendjen.
Gjithe familja Kardashian dhe Jenner po festonte cover-in e ri ku shkelqente.

Kylie e cila pak dite me pare festoi 18-vjetorin, kishte veshur nje fustan te shkurter ku ekspozonte kembet e gjata dhe barkun e sheshte, ndonese pranon se ka dy vite pa u stervitur.

Loja të bën të lirshëm. Por aparatet "nuk falin"

Postuar në 25 Gusht, 2015 12:40

Shënim: Nga Nilo Katalano te Labëria. Qarku i shkurtër i “argumenteve” qeveritare për kishën e Dhërmiut

Postuar në 25 Gusht, 2015 12:05

Le të shikojmë sesi veproi “shteti” shqiptar me kishën e Dhërmiut, për të cilën sot po dalin patriotë lart e poshtë, me printet e Wikipedias në dorë, e me Nilo Katalanon në zemër. Para tri ditësh, në pasdite, publikohet një deklaratë për shtyp e Kishës Ortodokse Autoqefale që denoncon aktet vandale të disa personave, mes të cilëve disa njerëz të policisë e disa të pushtetit vendor të Himarës. Të nesërmen, shfaqet këshilltari i Kryemimistrit, Artan Shkreli, që Gënjen publikisht, e thotë se kisha është monument kulture.

Burgjet me regjim të hapur, pak Skandinavi në drejtësinë shqiptare

Postuar në 25 Gusht, 2015 12:04

Vjen pak “era Skandinavi” ligji i ri për burgjet që po përgatit Ministria e Drejtësisë, ku mes të tjerave parashikohet edhe nocioni i ri i “burgjeve me regjim të hapur”. Drafti  po diskutohet për përmirësime, ndërsa pritet që në periudhën shtator- tetor 2015 të dërgohet në Qeveri dhe më pas në Parlament.

Sipas projektit, “në nenin 12 të ligjit aktual për burgjet, pas togfjalëshit ‘burgu i sigurisë së ulët’ shtohet togfjalëshi ‘burgu me regjim të hapur’.

Ky nocion i ri parashikon lejimin e daljes së të dënuarve nga qelitë për qëllime punësimi.

Qeveria anonçon një tjetër sukses: Ju thamë që nuk ka krizë, ekziston vetëm problemi i kishës së Dhërmiut!

Postuar në 25 Gusht, 2015 11:55

Operacioni i përbashkët anti-terrorizëm në Spanjë e Marok, arrestohen 14 të rekrutuarit e të Shtetit islamik

Postuar në 25 Gusht, 2015 11:24

Sipas AFP-së, Ministria e Brendshme spanjolle njoftoni se katëmbëdhjetë persona u arrestuan sot gjatë një operacioni të përbashkët anti-terrorist në Spanjë dhe në Marok për shkatërrimin e një rrjeti luftëtarësh rekrutë për grupin e Shtetit Islamik në Siri dhe në Marok. “Operacioni do të vijojë ende”, sqaroi Ministria pa dhënë detaje të mëtejshme.

Franca dhe Gjermania paralajmërojnë politika të reja për imigracionin

Postuar në 25 Gusht, 2015 11:19

Franca dhe Gjermani kanë ndërmend të rishikojnë politikën në rang BE-je për imigracionin. Presidenti Holande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë diskutuar në takimin e Berlinit për atë që e kanë quajtur situatë të jashtëzakonshme. “Ka momente në historinë evropiane, ku ndodhemi para situatave të jashtëzakonshme. Sot kemi një situatë të tillë të jashtëzakonshme, e cila do të zgjasë për aq kohë sa nuk janë zgjidhur krizat. Evropanuk mund të presë dhe të përpiqet çdo ditë të përshtatet me situatën. Duhet të organizohemi dhe ta rakordojmë politikën tonë", tha Holande.

Shqipëria si anije piratësh

Postuar në 25 Gusht, 2015 10:55

Pyetjet që shtrohen me rastin e eksodit masiv të popullsive joeuropiane apo europiane por që jetojnë jashtë BE drejt vendeve të kësaj bashkësie, shtrojnë sot pyetje shumë të rëndësishme; i vendosin ato në rendin e ditës, ndërkohë që natyrshëm kanë ardhur në qendër të arsyetimit tim te libri Shoqëria Periferike.

Po kush të dëgjon se ??? Ik o qëroju duket se të thonë, na plasi ne për studimet e tua, a ka ndonjë tender për të kapur a ndonjë korrupsion për të bërë?

Shqipëria është mësuar të drejtohet si anije piratësh, me sy, pa instrumente naviguese.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS