Videoarkiva/Dikur iknim pa pasaportë

Postuar në 20 Gusht, 2015 13:58

Videoarkiva/1997 - Të gjithë nën (me) armë

Postuar në 20 Gusht, 2015 13:52

Deri në fund kundër informalitetit dhe evazionit

Postuar në 20 Gusht, 2015 12:44

Beteja kundër informalitetit dhe evazionit do të shkojë deri në fund. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me drejtues të administratës doganore dhe tatimore, përpara fillimit në shtator të operacionit kundër informalitetit. “Duhet marë drejtpërdrejtë mesazhi i qeverisë shqiptare, e cila, është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj beteje të re që nuk është një aksion në vazhdën e radhës së një tradite të vjetër të tatimeve dhe doganave, por një aksion që do t’i shkojë deri në fund informalitetit”, tha Rama.

Nafta, çmimi ulet në vjeshtë. Ndoshta...

Postuar në 20 Gusht, 2015 12:02

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare vijon të ulet, duke kalur kuotën e 46.8$ për fuçi, shumë afër çmimit më të ulët të janarit të këtij viti. Në mënyrë konstante, çmimi i naftës sjell në vëmendje çmimin që aplikohet në Shqipëri, ndër më të lartët në Europë. “Monitor” raporton se në muajin shtator pritet gjithsesi një ulje, por pa saktësuar sesa. Revista i referohet “aktorëve të tregut”, të cilët operojnë në një treg ku çmimi asnjëherë nuk përputhet me prirjet e tregut ndërkombëtar. E megjithatë arsyet nuk mungojnë përherë.

Trupat seksi që po çmendin St.Barts

Postuar në 20 Gusht, 2015 11:42

Familja Kardashian ndodhet ne St.Barts ku po cmend kete vend por njekohesisht po shijon ne maksimum pushimet.

Shihni fotot e fundit te Khloe, Kylie , Kendall etj.

Kelly Clarkson ndërpret koncertin për një lajm të papritur

Postuar në 20 Gusht, 2015 11:27

Kelly Clarkson ka nderprere koncertin per te anoncuar nje lajm te papritur. Kelly zbulon se eshte shtatezane me femijen e dyte.
Me ne fund ju realizua deshira dhe Kelly e cila qe pas vajzes se pare u betua se do te behej nena e shume femijeve.

Intuita e kryeministrit nuk gabon. Kërbaçi funksionon në Shqipëri

Postuar në 20 Gusht, 2015 11:25

“Ora 8.30 e mbrëmjes. Pas një blerjeje prej vetëm 150 lekë, në një nga “dyqanet e lagjes në Komunën e Parisit, shitësja nxiton te kasa për të shtypur faturën tatimore, të cilën ta jep me një frymë. Një veprim ky, që nuk e kishte bërë ndonjëherë, ashtu si pjesa më e madhe e dyqaneve të lagjeve, madje dhe e supermarketeve “të fshehura” në shumë zona të Tiranës, që ndonjëherë të japin edhe fatura të shkruara me shkrim dore, sa për të qenë “transparent” me çmimet me klientin.

Emri i parë i regjistruar është ai i një...llogaritari

Postuar në 20 Gusht, 2015 11:11

Firma e parë e njerit, emri i tij i parë i gdhedhur grafikisht, është imazhi i dorës së tij. Shpella anembanë botës kanë të ruajtur imazhe duarsh njerëzore, në kohën kur shkrimi ende nuk ishte shpikur. “Kush është emri i parë i regjistruar”, pyet Robert Krulwich në blogun e vet në “National Geographic”. Përgjigjen ndoshta e marrim nga gjetjet në Mesopotami. Një pllakë argjili, 5000 vjet e vjetër, regjistron ndoshta emrin e parë njerëzor që njohim. Është fjala për një llogaritar – Kushim quhej – i cili shkruan në argjilë të dhëna për dorëzimin e një sasie elbi.

Fotomontazhi që po ‘çmend’ ueb-in. Kate i tregon vajzën e saj Charlotte, Dianës

Postuar në 20 Gusht, 2015 10:56

Ajo që mund të ishte nuk është. Nëpër rrjetet sociale po bën xhiron e botës ky fotomontazh me në qendër Dukeshën Kate që i tregon vajzën e saj, të paharruarës Lady D. Kjo fotografi është duke i çmendur anglezët, janë me mijëra që i kanë bërë shpërndarje në rrjete sociale, facebook, twitter, etj., për vetë faktin se është një foto të cilën nuk do të kemi kurrë rastin ta shohim prej vërteti. Ndoshta pikërisht për këtë arsye është shpërndarë kaq shumë nëpër rrjetet sociale.

Tuna surprizon Cozman për ditëlindje me WC dhe m*t

Postuar në 20 Gusht, 2015 10:56

Kjo torte (pamja e se ciles eshte siguruar nga Anabel.Al) ka qene pikerisht surpriza e Tunes per 30-vjetorin e te dashurit Cozman.

Madje Tuna shkruan:'Holy shit you're 30.'

Pages

Subscribe to ResPublica RSS