Usain Bolt fiton sërish: koha 9.79
Njihni konstelacionet e qiellit të natës. Bashkë me "horoskopin"
Forografitë janë marrë nga space.com
Arben Ristani avokat i Ilirit, djalit të Enver Hoxhës
Në vazhdën e videove të nga Agjencia e njohur e lajmeve Associated Press publikon një video me protagonistë Arben Ristanin dhe Ilir Hoxhën. Në 6 shtator të 1995 bëhej gjyqi për djalin e diktatorit Enver Hoxha, Ilirin. Avokati i Ilir Hoxhës ishte sekretari i përgjithshëm dhe deputeti i PD Arben Ristani.
Shteti në këmbët e Çiljetës
Institucionet shtetërore shfaqen së fundi si kontribues në realizimin e një klipi të Çiljetës dhe Noizit, dy protagonistë të muzikës komerciale vulgare të adresuar ndaj konsumatorit të pakultivuar, kryesisht adoleshentëve. Klipi i gjatë 12 minuta, titullohet Gangsta Love dhe është një himn për banditizmin dhe devijancën sociale, e cila evokohet me nota romantike në një miks banal aventure, dhune, luksi dhe pa dyshim seksi.
Marrëdhënia e re Shqipëri – Gjermani. Gjykojeni vetë
Marrëdhënia e Shqipërisë(qeverisë shqiptare aktuale) me Gjermaninë kohët e fundit, ka njohur një përmasë të re. Por çfarë është realizuar? Marrëdhënia është interes i ndërsjellë, pra edhe Shqipëria merr pa jep. Le të rendisim disa pika të marrëveshjeve të fundit dhe secili të gjykojë vetë sesi negocion kryeministri i Shqipërisë, apo “lideri i Ballkanit”, siç pretendon një thashethem që bëri shumëkënd për të qeshur:
Parada e fitores edhe në Arktik(video)
Rusia ka zhvilluar një paradë në kujtim të ditës së fitores mbi nazizmin edhe në rajonin e Arktikut. Parada është realizuar nga grupi i 99 i Ndërhyrjes se Shpejtë. Arktiku është prej disa vitesh rajon i përplasjeve strategjike me SHBA dhe Kanadanë.
Ulet çmimi i naftës...edhe në Shqipëri
Më në fund çmimi i naftës “merr kthesë” edhe në Shqipëri. Sot raportohet se në pikat e furnizimit me karburant, çmimi i naftës ka pësuar një rënie poshtë 180 lekë për litër. “Në pikat e shitjes me pakicë te Kastrati, operatori me i madh i naftës në vend, një litër nafte shitet me 174 lekë, nga 184 lekë më parë, dhe benzina me 176 lekë, nga 185 lekë më parë. Edhe në pikat e tregtimit të Elda, nafta dhe benzina tregtohen përkatësisht me 173 dhe 174 lekë. Nafta ka zbritur nën 180 lekë edhe tek operatorët e tjerë”, shkruan “Monitor”.
Emergjenca e imigracionit? Është Gënjeshtër
U bënë muaj tashmë që Gjermania ankohet dhe paralajmëron për emergjencën e imigracionit. Dhe ndonëse vala migratore në masë është nga zonat e luftës, Berlini zyrtar flet për rikthim të regjimit të vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor. E pashpjegueshme është se për cilat aryse po kërcënohet të penalizohen vende që përfaqësojnë një pikë në ujë, në “oqeanin” e lëvizjeve migratore. Berlini ka folur për imigracion të organizuar, me kriterin e profesioneve, por nëse u besojmë shifrave që sillen nga Komisioni Europian, shqetësimi që po pompohet me kaq forcë është thjesht Gënjeshtër.
O Shkrelo, boj nonji gjo me grekët se e kena keq punën me kto të tatimeve.
Shënim: Z. Kryeministër, e besoni veten, kur e dëgjoni çfarë keni thënë?
Mungojnë 160 milionë dollarë në buxhet. Të ardhurat nuk u realizuan. Analiza e vetme qe bëhet është: e ka fajin informaliteti dhe evazioni. Të shpallim luftë ndaj atyre që i përvidhen shtetit. Dhe kështu u lajmërua operacioni i qershorit. Ajo që duhet të jetë puna e përhershme “vitalizohet” si aksion politik me goditje të përqendruar. Kryeministri në vetë të parë po investohet për suksesin e këtij aksioni. Dje dhe sot ai ka postuar në profilin e vet në Facebook, tabela ilustruese se çfarë sjell legalizimi i biznesit dhe pagesa e detyrimeve.