PD tërhiqet nga protestat në shtator

Postuar në 30 Gusht, 2015 11:25

Partia Demokratike me gjasë ka edhe një skenar “paqësor” për sezoninme ri politik në vend. Gazeta “Shqip” citon sot Enno Bozdon që thotë se “çdo gjë në kohën e duhur”, duke paralajmëruar analizën për humbjen e PD-së në zgjedhjet e fundit. Ky përbën një ndryshim kursi nga qëndrimet e deritanishme. Gkatë gjithë verës përfaqësuesit e opozitës folën për protesta në shtator, duke mos munhguar edhe akuzat për dobësi drejtimi nga ana e Lulzim Bashës.

Eshtrat e Nilo Katalanos u tërhoqën nga italianët në luftën italo-greke?

Postuar në 30 Gusht, 2015 10:58

Panajot Barka shkruan një analizë të gjatë rreth asaj që ndohi në Dhërmi me Kishën e Shën Thanasit. Barka e shtron çështjen gjerë, teksa shikon aty një rast të përplasjes mes katolicizmit dhe ortodoksisë, që si militant të vetin në Shqipëri ka Artan Shkrelin “me dy projekte të dështuara në këtë drejtim”, siç thotë autori. Barka vendos edhe disa korrespondenca historike, kur thotë se debati përkon me përvjetorin e vdekjes së shën Kozmait, “njeriut që konsiderohet si një nga dy shkaktarët kryesorë të dështimit të katolicizmit të Himarës”.

Serbët në Kosovë gjatë luftimeve të vitit 1999

Postuar në 30 Gusht, 2015 08:22

Gjirafa për turizëm

Postuar në 30 Gusht, 2015 07:30

Njerëzit luajnë me një pikturë 3D në murin e një shtëpie në fshatin Luoyuan, Jinhua, në provincën Zhejiang, Kinë. Fshati punësoi një ekip për të bërë piktura në 3D në të gjithë luginën si një metodë për të tërhequr turistë dhe për të përmirësuar të ardhurat e fshatarëve vendas, sipas medias vendase.

Sirianët rrugë të reja për në Europë, përmes Arktikut nga Norvegjia

Postuar në 30 Gusht, 2015 07:21

Dhjetra refugjatë sirianë po mundohen të kalojnë nëpërmjet veriut të largët të Rusisë në orvatje për të arritur një kalim të mundshëm në veri të kontinentit të Europës, pikërisht në Norvegji.  Deri në 20 sirianë në muaj kanë zbarkuar në qytetin e vogël të Norvegjisë, Kirkenës, i cili shtrihet rreth 4 mijë kilometra në veri të Damaskut dhe ku temperatura mesatare ditore është konstante nën zero. Një pjesë e refugjatëve përdorin biçikletat si mjet transporti, ndërsa të tjerë makina të rastësishme ruse, gjë që e bën më të lehtë dhe të pakontrollueshëm kalimin e tyre për në Norvegji.

Rishikimi i buxhetit sipas Sherefedin Shehut: Shumat e parashikuara për investime janë më të ulta se në vitin 2013

Postuar në 30 Gusht, 2015 07:05

Kuvendi pritet të diskutojë javën e ardhshme në komisione rishikimin e buxhetit pas uljes së të ardhurave. Opozita pohon se akti normativ i qeverisë rishikon me ulje investimet dhe paralajmëron edhe përkeqësimin e borxhit publik deri në fund të vitit. Deputetët e opozitës pritet të kundërshtojnë masat e pamjaftueshme të qeverisë në këtë fushë, që kanë vënë në vështirësi ekonominë e vendit.

Gati misioni i dytë përtej Plutonit. Priten të dhëna të reja në lidhje me formimin e Tokës dhe familjen e saj kozmike

Postuar në 30 Gusht, 2015 07:02

Sonda e NASA-s New Horizons, e cila fluturoi duke e kaluar Plutonin muajin e shkuar, tanimë ka një objektiv të dytë për të arritur. Ekipi i New Horizons ka zgjedhur një objekt të quajtur 2014 MU69, i cili shtrihet afërsisht 1 bilion milje (1.6 miliardë kilometra) përtej Plutonit, si objektivin e ardhshëm për të studiuar nga afër anijen, njoftoi NASA. Megjithatë, agjencia hapësinore duhet të miratojë zyrtarisht një zgjatje të misionit New Horizons për fluturimin në një fazë të dytë, i cili planifikohet në 2019.

Maria Sharapova përgjatë viteve (foto)

Postuar në 30 Gusht, 2015 06:51

Maria Yuryevna Sharapova është teniste profesioniste ruse. Ajo renditet në vendin e 2-të në botë nga Shoqata e Tenisteve Femra. Ajo është shtetase amerikane që prej vitit 1994. Turi i saj si teniste nisi në 2001 kur u bë pjesë e garës WTA. 28-vjeçarja, e gjatë 1.88 m vjen në këtë set fotosh gjatë pjesëmarrjes në kompeticione të rëndësishme dhe emocione të marra nga titujt fitues. Sharapova është bërë disa herë imazh i disa prej firmave prestigjioze sportive në industrinë e veshjes.

Një qen që përkujdeset për bebin

Postuar në 30 Gusht, 2015 02:01

"Shqiptarë, bashkojuni luftës për Drejtësi! Ky është moment historik”

Postuar në 30 Gusht, 2015 01:22

Andrea Stefani duket se e ka marrë shumë seriozisht reformën në drejtësi. Aq sa në një analizë në gazetën “Dita” sot, i fton të gjithë shqiptarët, madje i sfidon që t’i bashkohen kësaj përpjekjeje që ai e quan patriotike. Dhe edhe radhët e shkruara kësaj radhe janë më imperative, më nxitëse, gati si një kushtrim. “Sot momenti historik dikton, për këdo që i thotë vetes shqiptar, t’i bashkohet luftës për drejtësi, përpjekjes për të bërë, për të parën herë në historinë e shqiptarëve, shtetin e së drejtës. Në 1912 shqiptarët shpallën pavarësinë. Lindi shteti i parë shqiptar.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS