Ngjela: Shqipëria po humbet kohë, ky kryeministër nuk e lufton dot krimin
Një nga ish-aleatët e Partisë Socialiste, avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se Shqipëria është në një udhëkryq për shkak të kapjes nga krimi dhe paqartësisë që reflekton qeveria dhe kryeministri për ta luftuar atë.”
Baba Taku në moment sinqeriteti: E mo, ky i drogës është muhabet kot, shumica e deputetëve e përdorin rregullisht. Më mirë të heqim ata që nuk e pijnë!
Thotë Papagalli: "O popull, nuk kam shkop magjik të bëj çudira. Dhe ti e kupton këtë se je popull që nuk ta ha qeni shkopin"
Çfarë e ka shkaktuar këtë gjendje? Shumëkush po thotë, ndryshimi i klimës
Opozita për luftën kundër trafikut: Kryeministri dhe ministri i Brendshëm të bëjnë testin e drogës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit me policinë e Shtetit. Ai i është përmbajtur qëndrimit të opozitës që sheh kriminalizimin e politikës si përgjegjësi të mazhorancës. “Rama ka rekord të qartë se ka caktuar narkotrafikantët në poste, i ka futur në parlament, i ka bërë kryetarë bashkie, emblema janë Roshët, Bushët, Bardhët, Peçët e tjerë që administrojnë territore të tëra me pushtetin që u ka dhënë Edi Rama. Ligji për dekriminalizimin është në parlament, nise me testin e drogës, ti dhe ministri yt.
Ambasadori italian dhe amerikan: Është pakësuar shumë mbjellja e hashashit. Basha: Është rritur kultivimi
Në një konferencë të organizuar sot nga Ministria e Brendshme, si ambasadori italian, ashtu edhe ai amerikan, e quajtën sukses të jashtëzakonshëm operacionin anti-hashash të policisë shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanzia-n. Ambasadori italian tha se, para dy vjetësh në Shqipëri, u mbollën 320-330 hektarë me hashash, ndërsa këtë vit, vetëm 40-50 hektarë, nga të cilët pothuajse të gjitha janë shkatërruar nga policia. Ambasadori amerikan theksoi se mbjellja e hashashit është pakësuar shumë në dy vitet e fundit.
Shënim: Peza është e Enverit. Nuk ngeli mileti ta gënjejë Erjon Veliaj me "dionisiaket" e viteve '2000
Me dy të vërteta zyrtare në xhep, tri rreshta fjalim që e shkruan çdo Demkë ndërmarrjeje, pak lustër prej “djaloshi urban”, siç edhe e cilësonte dikur në kabllograme Withters, dhe Erjon Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i një qyteti që përfaqëson në miniaturë çdo gjë të kësaj Shqipërie, ia del që të bllokojë podiumin. Kuptohet me servilizmin e disa mediave që i rendin pas. Por si një njeri që i duhet vetëm të aktrojë në një skenë që e ka ngritur Edi Rama, Veliaj sa më shumë përpiqet, aq më shumë stonon. Kjo edhe sepse siç thotë populli “i fut turinjtë edhe aty ku nuk i takon”.
Ja çfarë ka brenda shtëpia ku u nda nga jeta Elizabeth Taylor (FOTO)
Është pikërisht kjo shtëpia ku u nda nga jeta ikona e Hollywood, Elizabeth Taylor.
Ajo që bën përshtypje është vlerësimi që Elizabeth kishte për gurët e çmuar dhe markën Chanel.
FOTOGALERI: Adhuroni ngjyrën e bardhë? Atëherë bazohuni tek Penelope Cruz!
Ështe një nga shembujt më të mire të modës sot për sot!
Penelope Cruz, aktorja latine ka ‘udhëzuar’ nëmënyrë jo të drejtpërdrejtë femrat që preferojnë dy gjëra: fustanet dhe ngjyrën e bardhë.
Ky stil që Penelope zgjodhi për premierën e filmit të ri ‘Ma Ma’ është mëse i përshtatshëm për një mbrëmje ku dëshironi të dukeni bukur por pa u ekspozuar shumë.
EKSPERTËT: Kujdes nga ushqimet që konsumoni, po rrezikoni jetën tuaj!
Ekspertët këshillojnë së fundmi se të gjithë ata që i nënshtrohen një diete ‘të varfër’ (pra pa shumëllojshmëri ushqimesh e perimesh) po rrezikojnë jetën. Në këtë ‘dietë të varfër’ flitet për ushqimet e shpejta pica , hamburger, sanduiçe etj.
Sipas kërkimeve këta persona rrezikojnë vdekjen dhe sëmundjen me 10.8%. Ndërkohë që rrezikshmëria e përditshme vjen nga konsumi i tepërt i sheqerit, kripës dhe mishit të kuq.
