Macron premton riangazhim të Francës në Shqipëri
Presidenti francez, Emanuel Macron, paralajmëroi një riangazhim të Francës në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri në mënyrë të veçantë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Macron tha janë parashikuar 600 milionë euro mbështetje për projekte për Shqipërinë, mbështetje për shkollat që lidhen me teknologjinë dhe për liceun francez në Korçë.
Samit Party në Tiranë
Një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë një talent të rrallë: dinë të shpërfytyrohen sepse në të vërtetë ashtu dinë. Zakoni shqiptar i vlerësimit të Mikut - edhe ai i shkruar - ka kaluar dora-dorës në një lloj adhurimi kompleksiv që nuk mund të lërë shije të mirë, madje as të kuptohet mirë nga kushdo që e sheh, apo përjeton si shfaqje të Tjetrit.
Rusia: Nëse SHBA sjell raketa në Europë, do dislokojmë armë bërthamore në Bjellorusi
Nëse SHBA vendos në Europë raketa me rreze të mesme dhe të shkurtër, Rusia do të kundërpërgjigjet. Paralajmërimin e ka bërë Vladimir Yermakov, drejtor i Departamentit të Mospërhapjes dhe Kontrollit të Armëve të Ministrisë së Jashtme ruse.
Opozita serbe: Kalojmë në veprime drastike nëse miratohet ligji për mediat elektronike
Opozita në Serbi kundërshton me forcë miratimin e ligjit për Mediat Elektronike dhe paralajmëron “veprime drastike” nëse ai kalon. Deputeti i opozitës, Vladeta Jankoviç, thotë se ligji që qeveria ka çuar në Parlament është “bullizëm dhe i paturpshëm”. Sipas saj, ligjit i janë shtuar dy paragrafë të rinj brenda natës, pas një dëgjese publike. Ligji i ndryshuar parashikon që nëse një operator dhe një transmetues nuk arrijnë një marrëveshje për çmimin e shërbimeve, çmimin përfundimtar e përcakton Organi Rregullator për Mediat (ORM).
Kryeministrja serbe, turistja e Samitit të Berlinit në Tiranë
Ka rënë në sy sot në nisjen e punimeve të Samitit të Berlinit në Tiranë, ftohtësia mes kryeministres serbe Brnabiç dhe pritësit të aktivitetit, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Përtej faktit se një këmbim i tillë formal mund edhe të keqinterpretohet, duhet thënë se mesazhi i Serbisë për samitin e sotshëm është i qartë dhe kjo konfirmohet me vizitën e presidentit Aleksander Vuçiç në Kinë.
Të gjitha macet janë të bukura
Blinken: Azerbajxhani mund të pushtojë shumë shpejt Armeninë
Departamenti i Shtetit i druhet një pushtimi të afërt të Armenisë jugore nga Azerbajxhani.
Opozita e Donald Tusk fiton zgjedhjet në Poloni
Partitë opozitare të Polonisë duken sikur kanë arritur një fitore solide në zgjedhjet e përgjithshme të vendit, sipas një sondazhi exit poll të publikuar menjëherë pas përfundimit të votimit në orën 21:00.
Edhe pse Ligj dhe Drejtësi është partia më e madhe, tre parti kryesore opozitare do të kenë shumicën e vendeve në parlamentin prej 460 anëtarësh.
Nëse rezultati konfirmohet pas numërimit të votave, këto zgjedhje mund të shihen si kthesë e madhe në Poloni pas tetë vitesh qeverisje nga partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS).
Dëshmi të ndërtimit të strukturave para Homo Sapiensit
Njerëzit e lashtë kanë ndërtuar struktura të mëdha prej druri - ndoshta shtëpi - pothuajse gjysmë milioni vjet më parë. Zbulimi, i cili është dëshmia më e hershme e ndërtimit prej druri, sugjeron se disa komunitete të lashta ishin shumë më pak nomade sesa mendohej deri tani.
Rusia çon në OKB rezolutën për konfliktin e Gazës
Rusia i kërkon OKB-së votimin e rezolutës së saj mbi konfliktin Izrael-Palestinë. Zv.përfaqësuesi i Përhershëm rus në OKB, Dmitry Polyansky, njoftoi në rrjetin social X se i ka propozuar Këshillit të Sigurimit futjen në rendin e ditës të kësaj rezolute.