Test shpejtësie. Shikoni dhe "me mendje në kokë"

Postuar në 28 Gusht, 2015 19:44

Noel Biderman pritet të zëvendësojë Briseida Shehajn në krye të Tatimeve. U largua nga "Ashley Madison" pas vjedhjes së serverave

Postuar në 28 Gusht, 2015 19:38

"Ama, ta nxorën të vërtetën, nga Gramoz Pashko hyre në politikë". "Doktor, ata shkruajnë kush më futi, ti e di kush më mbajti...Le të lëmë Edin ta gjejë se kush do më nxjerrë". "Po. Shkrun mirë ai"

Postuar në 28 Gusht, 2015 19:33

Lufta kundër trafikantëve, në shtator fillon sulmi i përbashkët i Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë

Postuar në 28 Gusht, 2015 19:28

Agjensia e lajmeve AFP nraporton se Zvicra, Gjermania dhe Italia do të nisin në muajin shtator një njësi të përbashkët të ndërhyrjes ngarkuar për të zbuluar dhe kapur rrjetet e trafikantëve që dërgojnë refugjatët dhe imigrantët në Evropë. “Planifikimi i kësaj njësie ndërhyrjeje dhe mënyrat e bashkëpunimit zgjasin që prej disa muajsh”, theksoi një zëdhënëse e Zyrës federale zvicerane të policisë, (Fedpol), Cathy Maret. “Punimet në terren do të fillojnë gjatë muajit shtator.

Brunilda e Bashkisë bën pak edukatë morale...Por jo për "sirenat" e plazheve

Postuar në 28 Gusht, 2015 18:50

Thotë në një intervistë te “Tema TV” nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali: “Më falni se më duhet të flas për dicka që nuk është shumë etike. Por nëse një qytetar shkon në mes të Tiranës, dhe zhvishet në një fare mënyre. Nxjerr përballë qytetarëve të tjerë disa pjesë tonat anatomike që nuk duhet të dalin, atëherë kur këta qytetar nuk e kanë atë sens apo ndjenjë turpi, nuk duhet ta kenë as faktin që dalin në gjobat e bashkisë apo në rrjet e tjera sociale.

Këta janë garuesit e ‘Dancing With The Stars’

Postuar në 28 Gusht, 2015 18:23

Lista e plotë e pjesëmarrësve të ‘Dancing With The Stars’ ende nuk dihet e gjitha, por deri tani kemi mësuar disa emra.

-Albatros Rexhaj

-Niko Komani

-Florian Agalliu

-Art Abazi

-Veseli i BB8

-Beatrix Ramosaj

-Adrola Dushi

-Dorina Mema

Tregtia e jashtme: Rritje e kërkesës së brendshme e të jashtme, përjashtuar mineralet, karburantet, dhe energjinë

Postuar në 28 Gusht, 2015 18:04

Nga të dhënat më të fundit të INSTAT-it për tregtinë e jashtme, rezulton se, në periudhën 7-mujore janar-korrik, importet janë rritur me 0.7% krahasur me një vit më parë. Por importi i grupit energji elektrike/minerale/lëndë djegëse, ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 21% (si rezultat i prodhimit vendas të energjisë dhe karburanteve).

Taksixhi, çfarë i ke prrallisur kryeministrit?

Postuar në 28 Gusht, 2015 17:52

FOTOGALERI: Kim tregon për here të parë ‘shtatëzaninë me bikini’

Postuar në 28 Gusht, 2015 17:22

Kim Kardashian ndonëse e ngarkuar në maksimum me punë, krahas vështirësisë së shtatëzanisë, ajo ka gjetur edhe kohë për tu argëtuar pranë nënës, vajzës dhe familjarëve të tjerë.

Por sigurisht, nuk ka harruar të bëjë edhe nje selfie gjatë kësaj kohe… !

Asnjë surprizë në tenderin e lavanterisë në QSUT, fiton kompania në qendër të akuzave

Postuar në 28 Gusht, 2015 17:22

Përsëritja e tenderit shumë të debatuar katër vjeçar të lavanterisë në QSUT nga Ministria e Brendshme, që në këtë raste shërbente si organ qëndror kontraktues, nuk ka sjellë surpriza.
Kompania A.G.S Sh.p.k, e cila akuzohej se ishte favorizuar gjatë procedurës së parë të prokurimit , e cila u anulua nga Komisioni i Prokurimit Publik, KPP, është shpallur fituese me një ofertë prej 1,097 miliardë lekë. Oferta fituese është e barabartë me 99.2 për qind e çmimit limit të tenderit. Fondi limit qe 1,160 miliardë lekë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS