Thjesht: Çmimi i naftës do jetë gjithnjë më i larti
Ka shumë shqetësim pse çmimi i naftës rritet në Shqipëri. Kryeministri jep këtë përgjigje sot në konferencë për shtyp: "Shqipëria është i vetmi vend në rajon që në çmimin e naftës ka edhe taksën qarkullimit. Nëse bashkojmë cmimin e naftës në Serbi, Maqedoni apo në Mal të Zi, me taksën e qarkullimit, do të shikoni se del më shtrenjtë. Nuk e kemi bashkuar ne çmimin me taksën, e ka bashkuar qeveria e mëparshme dhe është ndër pak gjerat që më duket se e ka bërë mire”, tha kryeministri. Mesazhi kuptohet vetë.
Rama: “Besimtarët ortodoksë i mbron ligji”. Sot pati ankesa për kërcënime në Dhërmi. A u zbatua ndonjë ligj kur u prish kisha?
Sot në një konferencë për shtyp, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli edhe për çështjen e kishës së Dhërmiut. Duke iu përmbajtur cilësimeve personale dhe që nuk përkojnë me raportin ligjor që rregullon marrëdhëniet e komuniteteve fetare me shtetin. Kështu, ndonëse Kisha e Shën Thanasit, ishte aty qysh prej vitit 1992, Kryeministri vijon ta cilësojë si garazh, duke hyrë në diskrecionin e besimtarëve pa qenë i tillë. “Ajo nuk ishte një kishë, por një garazh. Ne nuk do të ndërtojmë një kishë katolike, por do të rindërtojmë atë kishë që ka qenë aty”, tha Edi Rama.
Bushi i Krujës dhe Roshi i Kavajës, PD nuk do t’i njohë kryebashkiakët e inkriminuar
Dy kryetarë bashkie të akuzuar si persona me precedentë të rëndë penalë, nuk do të njihen nga këshilltarët e PD-së në këshillat bashkiakë përkatës. Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Kavajës nuk e njohin kryetarin e kësaj bashkie Elvis Roshi dhe kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij. Përmes një deklarate për mediat, PD njofton se Roshi është përfaqësues i trafikut të drogës.
Greqi/Zbulohet nën ujë, në Egje, një qytet i madh i epokës së bronzit
Në Greqi njoftohet zbulimi i një qyteti të madh të epokës së bronzit, por rrënojat e të cilit ndodhen nën ujë. Zbulimi është bërë në detin Egje dhe mendohet se rrënojat shkojnë 4500 vjet më parë. Bëhet fjalë për struktura mbrojtëse, kulla, dysheme të veshura, kalime, qeramikë etj.. Ka qenë një ekip zhytësish arkeologë të Universitetit të Gjenevës që ka bërë zbulimin në gjiun e Kiladhës në Peleoponez. Muret janë të njëkohshme me piramidat e Gizës dhe siç njoftohet i paraprijnë qytetërimit mike as në kohë me 1000-1500 vjet.
Vendim Qeverie: Disa rrugë, parqe, bulevarde, shkolla, universitete si dhe porti detar i Durrësit do marrin emrin e udhëheqësit të shtrenjtë
Ambasada e ShBA konfirmon takimin Lu – Rama për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi
Mediat i bënë jehonë para dy ditësh një lajmi të publikuar nga “Hellenic Neës” se ambasadori amerikan Donald Lu, kishte takuar kryeministrin Edi Rama lidhur me prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Sot kjo gjë konfirmohet nga një komunikim i gazetës “Shqip” me zëdhënësin e ambasadës amerikane, që nuk mohon takimin.
Raporti Javor (24 - 30 Gusht 2015)
Pas matjes së faqeve të mëposhtme për periudhën 24 - 30 Gusht 2015, po listojmë statistikat mesatare ditore për këto faqe
Me një veshje të tillë çmend çdo mashkull në botë (FOTO)
Ky fustan i dizenjuar më së miri për Kylie Jenner është kryefjala e fundjavës që lamë pas.
18-vjecarja e cila si gjithnjë është vënë re e shoqëruar nga i dashuri Tyga, magjepsi me një look të tillë.
10 dollapët e pabesueshëm të ëndrrave
Gjithkush e ka nevojë të ketë një model udhëheqës, sidomos kur bëhet fjalë për arredimin e shtëpisë. Në këtë hapësirë, femrat janë më të ndjeshme, por më shumë se kaq, ato janë të prira të kenë një dollap ëndrrash me gjithfarë ato dëshirojnë. Modelet që ju propozojmë, është e sigurt që do t’ua heqin mendjen të fiksuara.