MIRANDA KERR:Rroftë e Qoftë ‘Cosmopolitan’ që na sjell këto super foto të saj!

Postuar në 07 Shtator, 2015 13:09

Revista Cosmopolitan ka realizuar këtë set fotografik me supermodelen Miranda Kerr!

Miranda edhe përse nëna e një djali katër vjecar ende di si të qëndrojë në formën e saj më të mirë, falë stërvitjes dhe dietave. 

FOTOGALERI: Në fotot e reja linjat e Kylie Jenner prekin perfeksionin!

Postuar në 07 Shtator, 2015 12:52

Kylie Jenner ka mësuar të josh pa fjalë, vetëm me disa foto që poston në rrjetet sociale. Ylli serialit ‘The Kardashians’ ka postuar këto foto në rrjetet sociale ku mahnit me format perfekte trupore, ndërsa më pas fotografët i janë ‘ngjitur’ nga pas gjatë momenteve që qëndroi me të dashurin Tyga.

Sajmir, nga kjo rrugë kalohet për t'u bërë ministër i Brendshëm. Unë po bëj edhe kurs fluturimi

Postuar në 07 Shtator, 2015 12:46

Shënim: Na zbardhni marrëveshjen që keni bërë me të Fortët!

Postuar në 07 Shtator, 2015 12:41

Çështja e fundit e Lagunës së Patokut ka risjellë në vëmendje kontratën e politikës me njerëz extrapolitikë; shërbimin reciprok që bëhet në kësi rastesh, por që nuk mund të shmangë me sa duket eksese të tilla me pasoja. Por - sepse ka përherë një Por - ka një sens realizmi në këtë marrëveshje që bën politika me botën e krimit. Këtë "Por", është përpjekur ta sqarojë në gazetën e Koço Kokëdhimës, Arben Rrozhani, i cili thotë se kjo erdhi prapë për faj të Saliut. “Jo vetëm në pushtetin qendror, vendor, por edhe në Gjyqësor dhe Legjislativ.

Kim Kardashian i vjedh stilin Batman, dhe shfaqet e veshur si ai (FOTO)

Postuar në 07 Shtator, 2015 12:39

Epo mirë, stilisti Kim Kardashian mund të ketë një mendje kreative, por ndonjëherë edhe kopjon.

Jo nga ikona të modës apo trende, por edhe nga meshkuj konkretisht nga Batman. Shikoni fustanin e Kim e krahasojeni me veshjen e Batman!

Rama: Mos kërkoni qiqra në hell, shteti nuk bëhet për 2 vjet

Postuar në 07 Shtator, 2015 12:38

Kryeministri ka shpërthyer më në fund, duke vënë pikat mbi (i) për atë çka është pritur të bëhet nga qeveria  dhe që sipas tij  lidhet me oreksin e madh të popullit për të ndryshuar gjërat në një kohë të shkurtër. Në një takim me përfaqësues të Dhomave të Tregëtisë, duke iu referuar situatës ekonomike dhe mungesës së të ardhurave në tatime e dogana, kryeministri ka përdorur një shprehje popullore për t’iu përgjigjur kritikëve të qeverisë. “Mos kërkoni qiqra në hell, shteti nuk bëhet për 2 vjet. Ne nuk mund të bëjmë asnjë çudi. Jemi në këmishën e forcës që na mban informaliteti.

“Shesim karkaleca balte” mbi tabelën e qytetit antik në Butrint

Postuar në 07 Shtator, 2015 11:27

Është e sigurtë se aty ku është vendosur, tabela e kartonit do të marrë vëmendjen e duhur. Fotoja vjen nga portali Jeta osh qef dhe tregon mbishkrimin “Shesim karkaleca balte” bashkë me numrin e shitësit. Copa e kartonit është ngjitur mu poshtë tabelës së qytetit antik të Butrintit. Këto lloj karkalecash të kënetës janë karrema me të cilat gjuajnë peshkatarët, dhe “afaristi” nuk ka ngurruar që të vendosë reklamën e biznesit edhe në anën tjetër të kanalit, pranë dhomës së motorëve që lëvizin lundrën. 

Gjeagjëzë: Pse tani trafiku i drogës bëhet me avionë të vegjël? Sepse janë low cost!

Postuar në 07 Shtator, 2015 10:58

Raporti Javor (31 Gusht - 6 Shtator 2015)

Postuar në 07 Shtator, 2015 10:50

Pas matjes së faqeve të mëposhtme për periudhën 31 Gusht - 6 Shtator 2015, po listojmë statistikat mesatare ditore për këto faqe

 

Gjermania, gjashtë miliardë euro financim për emigrantët

Postuar në 07 Shtator, 2015 10:43

Gjermania do të akordojë një financim gjigant prej gjashtë miliardë eurosh për t’i ardhur në ndihmë valës së emigrantëve, shumica të ardhur nga Siria e përfshirë nga lufta civile. Paketa me vlerë gjashtë miliardë euro u miratua sot gjatë orëve të para të mëngjesit, pas bisedimeve të mbrëmshme në Berlin. Tre miliardë euro vijnë nga buxheti federal për vitin 2016, ndërkohë që pjesa tjetër është rezervuar për të ndihmuar shtetet federale dhe qeveritë lokale për akomodimin e migrantëve. Për vitin në vazhdim, një miliard euro nga buxheti federal do të përdoren për të ndihmuar migrantët.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS