Nuk janë gazetarët që po e shthurin këtë botë

Postuar në 01 Shtator, 2015 11:46

Një shqiptar i latuar me banim në Amerikë, në një bisedë të rastit këto ditë, më bëri këtë pyetje: "Është Shqipëria që po shthuret e po na ikën duarsh, apo është media që na e sjell të tillë para syve"? Dhe me “Shqipëri të shthurur e të ikur duarsh” kish parasysh atë Shqipëri që ai e sheh të shumtën e kohës në gazeta e televizione, d.m.th Shqipërinë e sunduar nga tollovia, korrupsioni, padrejtësia, mjerimi, dhuna, vrasjet, etj., etj., e që, kur e sheh me sytë e vet, nuk është në gjendje të dallojë se ku media e tepron, nëse e tepron.

Sfidë për Europën, sfidë edhe për Gjermaninë

Postuar në 01 Shtator, 2015 11:41

Komisioni Europian, liderët europianë po bëjnë thirrje së fundmi për solidaritet në zgjidhjen e krizës së imigracionit, ndër më të mëdhatë në kontinent. Në lindje pi ndërtohen ure dhe trajtimi i imigrantëve është shumë larg standardit, por duket se BE-ja dhe Gjermania sidomos e kanë kthyer atë në një provë ku vlerat e trumbetuara të Europës,mose do të rikonfirmohen, ose e ardhmja është e zymtë. “Angela Merkel madje heq dorë për ta shpërndarë problemin në Evropë. Sigurisht edhe ajo është për një zgjidhje evropiane.

Ajnishahu, e bija e Eqerem bej Vlorës: Vuajtjet që kemi hequr në Shqipëri

Postuar në 01 Shtator, 2015 11:14

Eshtrat e Eqerem Bej Vlorës u kthyen në Shqipëri pas një vendimi të qeverisë Rama në 5 mars 2014.

Personaliteti i shquar shqiptar ka vdekur në Vjenë në vitin 1964 dhe ishte varrosur po në kryeqytetin austriak. Në amanetin e tij Vlora e kishte lënë me shkrim se do të donte që eshtrat e tij të preheshin në Shqipëri.

Ajnishah Vlora, vajza e Eqerem Bej Vlores, ka qënë vetëm 9 muajshe kur babai i saj u largua nga Shqipëria.

Vuçiç e sheh Ramën si politikan botëror. Kompliment apo kunj?

Postuar në 01 Shtator, 2015 10:46

Të fokusuar vetëm intervista e kryeministrit Rama nga intervistimi i pëbashkët i Vjenës, del se homologu i tij serb Vuçiç nuk është dhe aq “i urtë”. Një deklaratë e Vuçiçit për Ramën bën interes të veçantë, hap debat ngjyrimi me të cilin mund të jetë thënë. Komentet u bënë gjatë debatit mes tij dhe Ramës, të transmetuar në disa televizione të rajonit.

Intervista/ Genci Ramaj, eksperti fiskal: Pa funksionuar bursa, gjithçka është informale

Postuar në 01 Shtator, 2015 07:52

 

Jemi në krizë financiare. Eksperti bankar dhe “brokeri” i bursës shqiptare Genc Ramaj, që është gjithashtu dhe një nga njohësit më të mirë të sistemit bankar dhe sistemit fiskal, gjatë një interviste për “ResPublica” tregon pikat e dobëta ku është mbërthyer kriza, dhe si mund të dalim prej saj.

ResPublica: - Në çfarë situate e shihni ekonominë shqiptare të viteve të fundit?

Numrat IMEI të celularëve do të regjistrohen. Kësaj radhe qeveria ndërhyn me projektligj

Postuar në 01 Shtator, 2015 05:06

Numrat e aparateve celularë që disponohen nga shtetasit shqiptarë – Tatimpagues - apo ata që banojnë në Shqipëri, do të regjistrohen në një Bazë të Dhënash. Kështu, një vit pas debatit dhe gjykimit në Gjykatën Kushtetuese, për regjistrimin e numrave IMEI, qeveria shqiptare e ka rikthyer çështjen, por kësaj radhe me anë të një projektligji, që parashikohet si ndryshim në ligjin për procedurat tatimore. Dhe në pamje të parë, ai përfshin një kategori më të kufizuar: Tatimpaguesit.

Fevziu feston 18 vjetorin e emisionit. “Lamë leshtë në këtë punë”

Postuar në 01 Shtator, 2015 00:09

Wolf Of Wall Street: U dashuruam me Margot Robbie pas këtyre skenave (FOTO +18)

Postuar në 31 Gusht, 2015 23:53

Ka qenë protagonist në filma të ndryshëm, por askush nuk e vuri re deri kur mori pjesë në filmin legjendë ‘The Wolf Of Wall Street’. Margot Robbie, aktorja australiane në rolin e Naomi, bashkëshortes së Jordan, e bëri për vete botën pas këtyre skenave të nxehta me Leo DiCaprion.

Femra më seksi e Hollywood shfaqet në reklamën e Dior (FOTO)

Postuar në 31 Gusht, 2015 22:47

Është pikërisht e njëjta aktore që Dior preferon të bashkëpunojë në cdo reklamë të re. Jennifer Lawrence sërish ka reklamuar përpara publikut produktet e reja të markës së dashur nga bota Dior.

Granada shpërthen gjatë protestës në Kiev(video)

Postuar në 31 Gusht, 2015 22:27

Një polic vdiq dhe mbi dhjetë trupa të Gardës u plagosën nga shpërthimi i një granate, gjatë një proteste jashtë Parlamentit ukrainas në Kiev. Granada siç shihet është hedhur nga protestuesit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS