FOTOGALERI:Kurrë nuk e keni parë Kim kaq të ëmbël duke u kujdesur për vajzën

Postuar në 02 Shtator, 2015 15:15

Kurre nuk e kishim parë Kim Kardashian kaq të ëmbël, në rolin e nënës, pranë të bijës North West, për të cilen (të themi të drejtën)nuk e shohim të kujdeset edhe aq shpesh.

Nënë e bijë kanë kaluar disa momente fantastike bashkë në bregdet. 

Ja si duket tani ‘dhëndri' 14-vjeçar Gjino (FOTO)

Postuar në 02 Shtator, 2015 14:57

Ishte vetëm 12-vjec, kur mori përsipër rolin e dhëndrit Gjino 14-vjec, në filmin e famshëm shqipëtar ‘Perrallë nga e kaluara’.

Dhe shikoni si duket tani aktori Admir Sorra.

Veliaj sqaron konceptin e vullnetarizmit: Punonjësit e administratës që nuk dalin vullnetarë pastrimi, do pushohen nga puna

Postuar në 02 Shtator, 2015 13:58

Statusi/Si ndikon Partia Demokratike?

Postuar në 02 Shtator, 2015 13:37

Marrja e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian në qershor të vitit 2014, duket se i ka hapur rrugën Partisë Demokratike të ndryshojë statusin e anëtarësimit në Partinë Popullore Europiane (PPE), duke pasur më shumë të drejta. Aktualisht statusi i PD-së është i anëtarit vëzhgues, por tashmë kjo mund të ndryshojë në statusin e anëtarit të asociuar. Sipas, nenit 5 në pjesën e dytë “Anëtarësimi”, të statutit të Partisë Popullore Europiane, një vend mund të marrë jetë anëtar i asociuar nëse vendi nga vjen partia politike ka marrë statusin e vendit kandidat në BE.

Protestë për çmimin e naftës në Tiranë

Postuar në 02 Shtator, 2015 13:15

“Nisma Thurje” apelon sot në Facebook për pjesëmarrje në protestë për çmimin e naftës. Protesta do të jetë në formë parakalimi, me makina apo biçikleta, ditën e shtunë, në orën 18:00. “UL TAKSAT E NAFTES! Proteste! Te shtunen, 5 Shtator, Ora 18:00. Protesta do te jete nje parakalim ne forme parade me makina, bicikleta apo ne kembe (secili sipas mundesise).

Hashashi, ekonomi kombëtare. “Shqipëria u kthye e gjitha në mini- Lazaratër”

Postuar në 02 Shtator, 2015 12:43

A po fitohet beteja ndaj hashashit? Shohim përditë aksione dhe asgjësim parcelash, por ditën tjetër, shfaqen me qindra të tjera. Ndonëse nuk pranohet, harta e kultivimit është zgjeruar tej Lazaratit, goditja e të cilit, si monopol, aktivizoi mekanizmin e tregut, plotësimin e tij pra me ofertë nga zona të tjera. Gazeta “Shekulli” pranon sot në një editorial të vetin se beteja është e humbur.

Nuk ka hapje negociatash këtë vit. “Shqipëria duhet të bindë me vepra, jo me fjalë”

Postuar në 02 Shtator, 2015 12:22

Komisioni Europian duket se nuk do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë këtë vit. Në një intervistë për “shqiptarja.com”, raportuesi i KE-së për vendim tonë, Knut Fleckenstein, shpreht në mëdyshjeër hapjen e negociatave, dyke shtuar se përpara Shqipërisë mbeten reformat më të vështira dhe ato më sfidueset. “Që nga aplikimi i saj për anëtarësim në BE në vitin 2009, Shqipëria ka kryer një sasi mbresëlënëse reformash. Megjithatë, reformat që kanë mbetur për tu kryer tashmë, janë më të rëndësishmet dhe ato më sfidueset.

BE-ja para gjendjes së jashtëzakonshme?

Postuar në 02 Shtator, 2015 12:08

Është e frikshme të shohësh se sa shpejt dhe tërësisht hidhen poshtë vlerat evropiane nën presionin e krizës së refugjatëve në BE. Ballafaqimi me rritjen e fluksit të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve nga vendet fqinjë të Evropës do të kthehet në një sprovë vendimtare për BE-në, nëse nuk ndodh diçka së shpejti.

Luftë evazionit dhe informalitetit. Po Ministria e Financave a ka dijeni si kanë funksionuar kasat fiskale? A duhet të kemi një raport zyrtar për këtë?

Postuar në 02 Shtator, 2015 12:03

Qeveria ka nisur aksionin kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, duke shpallur gjendje lufte për Shqipërinë. Në fakt, aksioni ndaj informalitetit u shty, me synim që t’i lihet kohë të regjistrohet e më pas të blejme kasën fiskale. Kjo është njëra anë e çështjes, e cila ka krijuar pështjellim dhe tension, e që në çdo rast do të duhet pritur për të parë rezultatet. Ana tjetër është ajo që ofron shteti, përveç shërbimit edhe garancia që evazioni të mbahet nën kontroll. Një nga mënyrat më të njohura është fiskalizimi dhe zbatimi i rregullave, që është kuponi.

Projekti i hyrjes së Liqenit, do të hapen mjediset e rrethuara për Gardën

Postuar në 02 Shtator, 2015 11:25

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka dhënë një intervistë për gazetaren Eni Vasili. I pyetur për priojektin e hyrjes së Liqenit Artificial, që u debatua shumë para disa kohësh, Veliaj tha: “Në asnjë zonë publike nuk do të ketë ndërtim që prish dhe i merr Parkut të Liqenit. Ama, në një zonë publike, ku janë konviktet e Gardës, palestra e Gardës, ku është kuzhina e Gardës, lavanderia, parkingu i Gardës dhe që është një zonë komplet e papërdorur; pra, nga 10 ndërtesa të kemi një të saktë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS