Modelja amerikane Denise Schaefer, e jashtëzakonshme këtë verë

Postuar në 03 Shtator, 2015 16:05

Miley Cyrus e zhveshur në shtrat (FOTO)

Postuar në 03 Shtator, 2015 16:01

Gjyq për përdorimin e imazhit të Skënderbeut në pasaportat biometrike

Postuar në 03 Shtator, 2015 15:56

Një proces jo i zakonshëm për Shqipërinë është ai që ka vënë në lëvizje vajza e skulptorit, Odhise Paskali, Floriana Paskali. Ajo kërkon dëmshpërblim nga shteti shqiptar për përdorimin që i është bërë imazheve të monumentit të Skënderbeut, që ndodhet në qendër të Tiranës, në pasaportat biometrike të qytetarëve shqiptarë. “Kjo vepër artistike është riprodhuar në pasaportat biometrike. Nuk është marrë leja e trashëgimtarëve dhe kanë të drejtë tashmë të përfitojnë dëmshpërblimin përkatës, pasi e drejta e autorit mbrohet deri në 70 vjet pas vdekjes. E drejta e autorit mbrohet me ligj.

Kina jep prova të fuqisë së vet

Postuar në 03 Shtator, 2015 15:33

Mjaft më me premtime boshe për pronat!

Postuar në 03 Shtator, 2015 15:14

Problemi i shkuarjes së tokës tek i zoti, në Shqipëri, është më kardinali më problematiku, një ndër shkaqet më kryesore që ka sjellë dhe po thellon hendekun midis të pasurve dhe të varfërve. Ndonëse dijenia e pushtetit mbi këtë çështje kardinale është evidente, rruga për të “shëruar” këtë sëmundje bëhet jo me medikamentin e përshtatshëm kurues, por me ilaçe “të skaduara”, duke kryer kështu “premtimin” e radhës.

Ankesa e qytetarit/130 mijë lekë për një dokument në Bashkinë e Tiranës

Postuar në 03 Shtator, 2015 14:58

Denoncimi i mëposhtëm është dërguar përmes postës elektronike nga qytetari T.L, i cili e sjell si përvojë vetiake. Po e përcjellim me shpresë se edhe Bashkia e Tiranës do të japë një sqarim:

Ilir Meta i dyshuar në aferat e borxheve të CEZ. Akuzohet se ka marrë rryshfet

Postuar në 03 Shtator, 2015 14:33

Ish kryeministri dhe kreu aktual i parlamentit, Ilir Meta akuzohet se ka marrë ryshfet nga Debt International Advisory, DIA, një kompani mbledhje borxhi që ka hedhur në gjyq OSHEE-në në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë. Detajet e akuzave kanë rrjedhur pasi DIA hodhi në gjyq kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike për prishje kontrate, duke kërkuar 130 milionë euro në vitin 2013, kohë kur kjo e fundit quhej CEZ Shpërndarje dhe ishte nën pronësinë e gjigantit Çek të energjisë, CEZ Grup.

Shpëton një fëmijë nga grilat në dritare

Postuar në 03 Shtator, 2015 14:30

Kinë, një person arriti të shpëtojë një vajzë të vogël të bllokuar për gryke në grilën e një dritareje në katin e katërt. Klithmat e vajzës kanë tërhequr vëmendjen e Wang Baocheng, 42, i cili duke përdorur shkopin e një lecke, është përkulur nga dritarja e një fqinji dhe e ka shpëtuar vajzën. Baocheng e ka mbajtur vajzën kështu për më shumë se 10 minuta.

Cani flet për buxhetin 2016: Do ta paraqesim në fund të tetorit, pas konsulencës me FMN-në

Postuar në 03 Shtator, 2015 14:24

Në fund të muajit tetor do të prezantohet projektbuxheti i vitit 2016. Këtë e deklaroi sot ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Deklarata e Canit u bë pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndihmën financiare për projektin “Instalimi në Ministrinë e Financave i programit DMFAS 6 të UNCTAD –it dhe ngritja e kapaciteteve për menaxhimin e integruar të borxhit në Shqipëri“, me ambasadorin e Zvicrës, Christoph Graf. Sipas tij, p/buxheti do të konsultohet edhe me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili pritet të mbërrijë në vendin tonë në gjysmën e dytë të muajit tetor.

Studimi/Ka 422 pemë për çdo njeri në Tokë. Asgjësohen 15.3 miliardë pemë çdo vit

Postuar në 03 Shtator, 2015 12:37

Një lajm i mirë, por edhe një i keq raportojnë së fundmi një grup prej 38 shkencëtarësh. Sipas një studimi të publikuar në “Nature”, në Tokë ka rreth 3.04 trilion pemë, duke hedhur poshtë vlerësimin e mëparshëm që jepte shifrën e 400 miliardëve. Sipas këtij vlerësimi rezulton se për çdo njeri në planet, ka 422 pemë. Por lajmi i keq është se totali i pemëve që ekzistojnë është sërish 46% më e ulët krahasuar me kohën kur njeriu nisi shpyllëzimin.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS