Kufiri me Malin e Zi, “Koha Ditore”: Kosova humbet 8 mijë ha
“Koha Ditore” shkruan se qeveria e Kosovës ka çeduar 8 mijë hektarë territor në favor të Malit të Zi, një vend me të cilin po diskutohet demarkacioni kufitar. Gazeta kosovare i referohet hartave malazeze, e prej nga aty shkruan se pala shqiptare rezulton humbëse(!) në këtë negociatë. “Fqinji perëndimor i ka publikuar të gjitha dokumentet, nga të cilat konfirmohet se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë.
Ku konsiston axhenda e Politikës së Jashtme të kryeministrit?
Sot deputetë të Parlamentit të Shqipërisë po kërkonin kryeministrin Edi Rama që të ishte prezent në seancën plenare. Më vonë, ai mungoi edhe gjatë fjalës së Presidentes së Kosovës në Kuvend, Atifete Jahjaga. Nuk bëhet fjalë për bojkot, por për një vizitë në Gjermani. “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Mynih, i ftuar nga Kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer. Gjatë kësaj vizite Kryeministri Rama shoqërohet nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi.
Maks Velo sërish pa frena: “Tërë artistët janë kriminelë. Ne jemi Orient”. Me kë ta ketë pasur vallë?
“Tërë jetën artistët i kam konsideruar si kriminelë. Këtë ekspozitë nuk donin ta çelnin drejtorët e parë. Artistët tanë janë injorantë. Dukuria e madhe është që i marrin këto dhe i kopjojnë. E drejta e autorit është vetëm aty te sahati i elektrikut. Vetëm aty i kap Rama për fyti. S’ka të drejtë autori”. Kjo është deklarata e Maks Velos, “i cytur” nga gazetarët në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së tij “Retrospektivë” në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Kujdes: Mos e shani qeverinë: NA RROFSH LESHTË
"Hajdutë që nuk duan të fusin paraardhësin në burg...Sali Berishën e fut në burg vetëm Sali Berisha”
Mero Baze shkruan sot në gazetën “Tema” mbi debatin e fundit mbi skandalin e CEZ. Çështja është bërë aq e rrëmujshme me publikim dokumentesh, saqë nuk merret më vesh gjë. E sigurtë është se aty mban era hajdutëri, ndonëse roli i pretenduar i Ilir Metës, po ngjan më pak i dokumentuari. Por kjo nuk ka rëndësi. Baze tërheq vëmendjen te një fakt tjetër: pse socialistët nuk angazhohen për të goditur korrupsionin e qeverisë Berisha?
Fotolajm/Shtëpia e vëllezërve Frashëri, punishte hashashi?
Fotot publikohen nga "Tema" dhe nëse janë të vërteta, tregojnë se fundi nuk është kapur akoma në këtë vend. (http://www.gazetatema.net/web/2015/09/10/fotot-vellezerit-frasheri-kane-...).
Video/Nuk ka asnjë "konspiracion" në heqjen e portretit të Shpëtim Gjikës në zyrat e Bashkisë Vlorë
Videolajm/Akuzat ndaj Sajmir Tahirit, editohen nga "e djathta në të majtë"
Deputeti i ri Eduart Ndocaj, propozon rezolutë për dekriminalizimin. Dhe një video që vlen të shihet
Çfarë të mbjellësh, atë do të korrësh. Kjo fjalë i shkon shumë për shtat situatës së krijuar në Lezhë, ku pritet zëvendësimi i dy deputetëve. Nëse para zgjedhjeve të vitit 2013, kryeministri aktual i thoshte “po” gjithkujt, sot problemi paraqitet ndryshe: i duhet t'u thotë “jo” disave. Situata komike me kandidatin pasues, Eduart Ndocaj, flet më mirë se çdo gjë për të vërtetën e pushtetit në Tiranë. Aq më tepër pastaj, kur shpresa e Kryeministrit, që të ndalë hyrjen e Ndocajt në Kuvend, përmes kryetarit të Bashkisë së Mirditës, vështirë se do të realizohet.
Guy Burgess, “Anglezi i Stalinit”. Një libër i ri hedh më shumë dritë mbi “Rrethin e Kembrixhit”
“Rrethi i Kembrixhit” mbetet intrigues akoma. Ndonëse kanë kaluar 50 vjet gati, Britania e Madhe, duket se nuk e harron dot kollaj atë që ndodhi me pesë studentët e Kembrixhit, pjesë e elitës së saj, të cilët u konvertuan në agjentë sovjetikë. Guy Burgess, Kim Philby, John Cairncross(i diskutueshëm), Donald McClean, Anthony Blunt, ishin të agjentë të cilët konsiderohen se i kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme sigurisë britanike. Më tej akoma, ata përfaqësojnë një model unik, të agjentit të ndikuar ideologjikisht në një shekull luftërash ideologjike.
