Dikur ishte Partia Socialiste/Ikja e Prengës dhe e Ndokës, kandidati pasues ndodhet në burg. Përfiton...LSI?

Postuar në 07 Shtator, 2015 17:25

Dorëzimi i mandatit nga Arben Ndoka dhe heqja e mandatit për Armando Prengën detyrojnë zëvendësimin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Gazeta “Dita” shkruan se në vend të Ndokës dhe Prengës do të duhet të vinin dy deputete femra, por ato e kanë refuzuar mandatin me rastin e dorëheqjes nga mandati të Mimi Kodhelit. Kështu radha vijon me Eduart Ndocajn dhe Kastriot Piroli. Ndocaj, shkruan “Dita” është larguar nga PS-ja për shkak të pakënaqësive. Kurse Piroli ndodhet në burg me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Koço i pashtershëm: Mazhoranca në krizë? Punë e madhe, s’ka gjë që nuk shëron kanabisi mjekësor!

Postuar në 07 Shtator, 2015 17:23

Supermazhoranca që nuk bën dot as dordolecin!

Postuar në 07 Shtator, 2015 16:58

Shkruan Erjon Braçe sot në Facebook: “Të të kërkojë llogari banda “Berisha”!!Do vinte një ditë kjo, tamam kjo: Keqbërësit më të mëdhenj në këtë vend të merrnin guximin dhe të kërkonin “llogari”. Shihini: Janë të gjithë ish-ministrat e kamur të Sali Berishës, me të në krye. Abuzuan me detyrën, vodhën, u pasuruan duke vjedhur, vranë për të vjedhur dhe vranë për të mbajtur pushtetin që ju jepte mundësi për të vjedhur. Sot janë të gjithë “mbi ligjin”, jo “nën ligjin”!! Gëzojnë e shfrytëzojnë çdo pasuri që krijuan duke vjedhur dhe nuk kanë mbi kurriz asnjë akuzë penale!!

"Imigrantët duhet të flasin 'amerikan-isht'

Postuar në 07 Shtator, 2015 16:34

Tre skenarë për Ukrainën: Sulm ushtarak mbi Donbasin dhe më tej mbi Rusinë, ndërtimi i një muri, ose Marrëveshja e Minskut

Postuar në 07 Shtator, 2015 15:57

Kriza ukrainase është shumë larg zgjidhjes. Ndërkohë që Kremlini ka urdhëruar stërvitje masive të disa njësive strategjike, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka folur për përgatitje ushtarake dhe skenarët e krizës. Në një intervistë në Kanalin 5 të Ukrainës, Poroshenko ka renditur tre skenarë për daljen nga situata ku është përfshirë vendi prej dy vitesh. Dhe një prej këtyre parashikon edhe sulmin mbi Moskën. “Ka tre skenarë. I pari konsiston në një ofensivë nga forcat ishtarake, një çlirim ushtarak i këtyre territoreve dhe nisa e një fushate kundër Moskës. Kush po e propozon këtë?

Vetëm dy milje larg Stonehenge, zbulohet një monument masiv prej guri(video)

Postuar në 07 Shtator, 2015 15:21

Arkeologët kanë zbuluar së fundmi një monument masiv guri, vetëm dy milje larg nga siti i famshëm i Stonehenge në Britani. Bëhet fjalë për një hapësirë të përdorur për rituale dhe konsiston në një strukturë me gurë të mëdhenj të renditur në formën e një C-je. Përmes radarëve është bërë e mundur të merren imazhet e rreth 30 gurëve masivë me lartësi deri në 4.5 m, shoqëruar nga fragmentet e rreth 60 gurëve të tjerë nën tokë, çka jep idenë e një monumenti.

Mendoni se çokollata tani ka shije të mirë? Shikoni ç’po shpikin shkencëtarët.

Postuar në 07 Shtator, 2015 15:02

Mendoni se çokollata tani mund të ketë shije shumë të mirë, por shkencëtarët kanë një ide më të edhe më të mirë.

Në gjermani ata po eksperimentojnë pafund, dhe së shpejti pretendojnë të sjellin dicka ndryshe. Janë ende në punë e sipër për të krijuar një here e mirë recetën e cokollatës perfekte. Kjo do të jetë një recetë e përsosur! Madje atë që pritet të vijë së shpejti , shkencëtarët kane preferuar ta quajnë SUPER-ÇOKOLLATA.

Zgjohuni dhe trimërohuni zoti Kryeministër!

Postuar në 07 Shtator, 2015 14:57

Një proces i pandalshëm i dezintegrimit të një pushteti të privuar nga filozofia demokratike, shërbimi ndaj publikut dhe misioni patriotik. Nuk ka ndodhur asgjë e paparashikueme me kohë, veç është shpeshtuar frekuenca e shfaqjeve degraduese. Qeveria dhe ministrat e veçantë do të duhet të japin përgjigje për tre skandale (një skandal është publikuar nga informacioni i dalë nga avokati i qeverisë shqiptare) dhe denoncime në tri ditë, jo të përsërisë alibinë e kahershme të 21 janarit: si tallje me viktimat e asokohe dhe injorim i ekzigjencave të sotme të Shqipërisë së shtatorit 2015.

Arben Ndoka dorëzon mandatin e deputetit

Postuar në 07 Shtator, 2015 14:49

Arben Ndoka, deputeti socialist i Lezhës, i përfolur shumë gjatë këtyre muajve, ka lënë mandatin e deputetit. “Lapsi.al” publikon letrën që ai i ka drejtuar Grupit Parlamentar të PS-së, në të cilën rrëfen shkurtimisht jetën e tij, si dhe zbulon se do të ndjekë deri në fund çështjen e tij me drejtësinë. Letra publikohet në një ditë me heqjen e mandatit për deputetin Armando Prenga. Ndoka u përfol shumë pas incidentit në Parlament me kolegun e tij të PD-së, Gent Strazimiri. Për të opozita ka publikuar edhe një vendim gjykate prej ku ai rezulton i dënuar.

SHIKONI ÇFARË TRUPI: Bleona Qerreti pushime nudo në Turqi (FOTO +18)

Postuar në 07 Shtator, 2015 14:48

Këto foto +18 të siguruara nga portali SYRI.net, po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Raportohet se këngëtarja shqipetare Bleona Qerreti është larguar me pushime në Turqi.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS