Pas trenit në Poloni, edhe një inxhinier gjerman pretendon zbulimin e 100 tonëve ar në një fshat të Moskës

Postuar në 08 Shtator, 2015 11:44

Nuk janë vetëm polakët me fat. Mediat raportojnë se një inxhinier gjerman pretendon të ketë gjetur kamionë me sasi ari ngarkuar në një fshat në jug të Moskës. Gazeta gjermane “Bild” raporton se inxhinieri ka shpallur gjetjen pasi përdori radarë për lokalizimin e kamioneve që mendohet se janë të ngarkuar me thesarin e Bankës së Smolenskut, që u boshatis nga forcat sovjetike përpara arritjes së nazistëve. Sipas pretendimeve të inxhinierit, ishin shërbimet sekrete sovjetike ato që u ngarkuan me transportin e arit në kamionë, që u futën më galeritë minerare afër Vyazmës.

Danimarka shpërndan njoftime në mediat e Libanit: Ja pse nuk duhet të vini në Danimarkë

Postuar në 08 Shtator, 2015 11:35

Ndërkohë që BE-ja po lajmëron vendosjen e kuotave për pranimin e imigrantëve, Danimarka ka menduar një mënyrë të vetën për të shmangur dyndjen e tyre drejt këtij vendi. Mediat njoftojnë se qeveria daneze ka publikuar njoftime në disa gazeta libaneze përmes të cilave bën thirrje që imigrantët të mos i drejtohen Danimarkës. Njoftimi bën me dije se pse nuk duhet të shkosh në Danimarkë, mes të cilave është edhe kriteri i gjuhës. Kush do të marrë lejeqëndrim në Danimarkë duhet të mësojë danisht. Në thelb ky mesazh i qeverisë daneze është parandalues dhe i bën jehonë një shqetësimi në rritje.

Rrëfehet djali Pablo Escobar: E vërteta e vdekjes së trafikantit, keshillat e mençura, sakrifica për familjen!

Postuar në 08 Shtator, 2015 11:30

Djali i trafikatit më të madh në botë Pablo Escobar, ka treguar gjithcka për këshillat e mencura që i dha babai i tij, për sakrificat që kishte bërë ndaj familjes e për më tepër për menyrën se si vdiq, sepse nuk është ajo që të gjithë dimë.

Sebastian Marroquin (djali Pablos, që ndryshoi emër e mbiemër) thotë se ka jetuar në një shëti përrallash, në një pallat mbretëror, me hapsira të pafundme, madje në shtëpi kishin edhe kopësht zoologjik. Por Sebastian jetonte cdo ditë të jetës me frikë.

Islamofobia e papërligjun ndër lajmendjekësit shqiptarë

Postuar në 08 Shtator, 2015 11:20

Asht koha kur spektakli ka arritë hipostazën e tij përfundimtare. Nuk prodhon ma as diçka që të ketë të paktën nivelin e argëtimit. Kurse niveli artistik asht zhdukë me kohë, tue ia lanë vendin nji sheshimi të frikshëm, që gjasme kompensohet me kurbën luhatëse të statistikave të shitjeve. Tashma spektakli shet vetëm kronikën e vetes. I shet spektatorit lakuriqsinë e ktij vetë, si rrobaqepsit e Andersenit rrobat e reja të mbretit. Dhe ajo çka transmeton janë vetëm tiket. Spektatorët dita-ditës shkojnë drejt zombifikimit.

“Berisha para gjyqit”. Shfaqet linja e ashpër në Partinë Socialiste

Postuar në 08 Shtator, 2015 10:32

Ndër prononcimet e fundit, ai që e risolli si çështje në vëmendje ishte socialisti i vjetër Sabit Brokaj, që në një intervistë për gazetën Dita deklaroi se falja që PS i bëri Sali Berishën në 1997 ishte një gabim i madh. Deklarata më e freskët është ajo e deputetit Erion Braçe ditën e djeshme, kur pas sjelljes agresive të opozitës në Kuvend, pranoi në një shënim se krimet e Berishës u amnistuan nga socialistët. Këto dhe të tjera pendime, duket se kanë shkuar drejt krijimit të një linje në Partinë Socialiste, siç raporton gazeta Sot.

Tit Veliaj kërkon që Basha t’ia kthejë partinë Berishës dhe të ngrejë një tjetër, po deshi. Titi nuk e ka gjë Erion Veliajn

Postuar në 08 Shtator, 2015 10:08

Shënim/ Alterteksti apo teksti i unifikuar: dështojnë politikat arsimore të ministrisë edhe për këtë vit

Postuar në 08 Shtator, 2015 08:03

Dhjetë ditë përpara së të fillonte viti i ri shkollor u dha lajmi se librat për të 12 vitet e sistemit parauniversitar ishin gati për shitje. Të informuar apo krejt të paditur për atë që do të blinin me para, nxënës e prindër bashkë zunë radhën në ambientet e shkollave përkatëse për të marrë librat e vitit, që gjithsesi nuk mund të thuash se janë aq të lira në çmim, dhe për djall vazhdojnë të jenë po aq të rëndë si peshë për t’u mbajtur pas shpine sidomos nga fëmijët e fillores.

Prokuroria për ngjarjen e Patokut: U përdorën dy armë. Provohet se Armando Prenga ka qëlluar me pistoletë pa leje

Postuar në 08 Shtator, 2015 03:14

Portali “Droni.al” ka publikuar dosjen e prokurorisë mbi ngjarjen e Lagunës së Patokut, ku u përfshi edhe deputeti Armando Prenga. Materiali shoqërohet me një faksimile të kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për dhënien e autorizimit për arrestijin e Prengës. Në versionin e vet, prokuria e shpall të akuzuar kryesor Prengën, ndaj më poshtë po e përcjellim materialin siç jepet në portalin e sipërcituar:

Beyonce paska zbuluar talentin e vajzës së saj Blue Ivy (FOTO)

Postuar në 07 Shtator, 2015 23:13

Mesa duket Blue Ivy Carter pas disa vitesh do ta shohim në skenë si këngëtare dhe talentin e paska zbuluar pikërisht nëna e saj.

Beyonce ka postuar këto foto në rrjetet sociale, ku shfaqet Blue në skenë me mikrofon në dorë, ndërsa në një tjetër duke kërcyer bashkë.

FOTOGALERI:Michelle, femra më seksi 2015, rrezaton në tapetin e kuq

Postuar në 07 Shtator, 2015 22:56

Michelle Keegan, aktorja britanike, ka shkëlqyer në tapetin e kuq. Njësoj si shumë artiste të tjerë, edhe Michelle u bë pjesë e ngjarjes së përvitshme TV Choice Awards 2015.

Ajo qëndroi përkrahë bashkëshortit Mark Wright, me të cilin kurorëzoi dashurinë përpara disa muajsh.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS