Kjo është një nga femrat më të tonifikuara të rrjeteve sociale (FOTO)

Postuar në 22 Shtator, 2015 19:56

Chloe Madeley është një nga femrat më të tonifikuara të rrjeteve, sidomos në Instagram ajo është mjaft e preferuar.

E përse të mos jetë fundja? Chloe pas stërvitjes është gjithnjë duke postuar foto të muskujve, apo të vetes me të brendshme.

Robert Pattinson pa bluzë, ‘TA SHPIF’! (FOTO)

Postuar në 22 Shtator, 2015 19:47

Aktori Robert Pattinson është një nga më të preferuarit e botës, pasi shkëlqu me rolin e vampirit Edward Cullen, në Twilight.

Në fytyrë vajza e adhurojnë por si është pa bluzë? Pikërisht ështu! Robert pohon se nuk preferon palestrën, dhe është me fat që është aktor.

Këtë ai e quan formën më të mire, sepse nese do të kishte profesion tjetër do të ishte trashaluq.

BE miraton planin për shpërndarjen e 120 mijë emigrantëve

Postuar në 22 Shtator, 2015 19:43

Ndonëse kjo në unitet të plotë, ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian votuan me shumicë votash planin për shpërndarjen e 120 mijë emigrantëve, i cili do të hyjë në fuqi dy vitet e ardhshme.

Sipas këtij plani, emigrantët do të zhvendosën nga Italia, Greqia dhe Hungaria në vendet e tjera të Bashkimit Europian. Rumania, Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria votuan kundër ndarjes së kuotave të detyrueshme. Finlanda ishte vendi i vetmë që abstenoi.

Shënim: Protesta ekziston. Asaj i mungon organizmi

Postuar në 22 Shtator, 2015 19:09

Shqipëria është në një luftë politike të vazhdueshme mes dy palëve që njëra-tjetrën e quajnë fundin e perspektivës për shqiptarët. Publiku është në mes dhe duhet të zgjedhë mes dy alternativave, të besojë dhe t’i bindet njërës apo tjetrës palë për rrugën që duhet të marrë, artikuluar si kryqëzime idesh mes partive që periodikisht që ndërrojnë  vendet, në pushtet e në opozitë.  

Përçarje në BDI-në e Ali Ahmetit, drejt krijimit partia e re

Postuar në 22 Shtator, 2015 18:21

Edhe pse prej kohësh është përfolur një pakënaqësi e thellë brenda rradhëve të BDI-së së Ali Ahmetit, së fundi sisa zyrtarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim paralajmërojnë formimin e një subjekti të ri me emrin “Uniteti”. Shtypi i Maqedonisë bën me dije se kjo parti pritet të drejtohet nga ish-gjenerali i UÇK-së, Gëzim Ostreni, i cili ka pasur për shumë vite funksione të larta në partinë e drejtuar nga Ali Ahmeti.

FOTOGALERI: Grimierja që po bën mrekulli me fytyrën e vajzave të pasura

Postuar në 22 Shtator, 2015 17:33

Huda Kattan eshte nje nga grimieret me te mira e te talentuara te botes, njekohesisht e preferuara e Eva Longorias.
Huda ben mrekulli ne fytyren e vajzave me te pasura Arabe.
Ja disa nga punet e saj!

Dështuan edhe policët gjermanë. Tani kontrollet po i bëjnë policët grekë

Postuar në 22 Shtator, 2015 17:16

Sot “Top-Channel” njoftonte për një problem në kufirin shqiptaro-grek, teksa pala greke po kthente shtetas shqiptarë që pretendohet se shkojnë në vendin fqinj për punësim sezonal. Dhe në fakt nga prononcimet e disa prej tyre, ashtu siç paraqiten në kronikë, kështu është edhe e vërteta: ata duan të shkojnë për punësim sezonal në Greqi, por pala greke ka aktivizuar marrëveshjen për lëvizjen pa viza, që i jep të drejtë shteteve të kërkojnë garanci financiare, përveç të tjerave.

Rama biznesit italian: Do pendoheni nëse nuk investoni në Shqipëri

Postuar në 22 Shtator, 2015 17:13

Vetëm në Shqipëri ekonomia trajtohet me romuze dhe kur ky është parim pune i kryeministrit, imagjinoni rezultatin që mund të ketë. Pika më e favorshme që kryeministri Rama u ka prezantuar investitorëve italianë për të ardhur dhe derdhur kapitalin e tyre në Shqipëri  është ngjashmëria mes popujve. “Çdo italian që investon në Shqipëri, faktikisht investon në një pjesë të panjohur Italie dhe çdo ditë që punon me shqiptarët, provon se ne jemi faktikisht, dy popuj të ndryshëm, por krejtësisht një lloj tipologjie njeriu dhe shoqërie.

Ekstremizmi fiskal zemëron dhe deputetët e majtë, komisioni i Ekonomisë rrëzon Ramën

Postuar në 22 Shtator, 2015 16:22

Masat e reja ekstreme në luftën kundër evazionit fiskal kanë acaruar edhe deputetët e mazhorancës. Në komisionin e ekomomisë ditën e sotme, kur po diskutoheshin masat e reja të parashikuara në procedurat tatimore, deputetët anëtarë të komisionit kanë rrëzuar nenin 6 të paketës së re të masave, që parashikon të drejtën e qytetarit për të mos paguar nëse shitësi nuk i jep kuponin tatimor. Pikërisht kryeministri Rama ftonte së fundi qytetarët të mos paguanin nëse nuk u ofrohej kupon.

Piñatex, lëkura ekologjike nga gjethet e ananasit

Postuar në 22 Shtator, 2015 15:24

Një sipërmarrës spanjoll zbuloi se është e mundur të krijohet 100 për qind pëlhura natyrore nga gjethet e ananasit e cila mund të zëvendësojë lëkurën e vërtetë. Çështjet etike dhe mjedisore në industrinë e tekstilit janë ndër temat më delikate në ditët e sotme. Kërkimi për materiale alternative me ato të kafshëve është bërë një domosdoshmëri edhe për shkak të rritjes së vështirësisë në fshehjen e tyre.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS